Njoftim Shprehje Interesi
Keshilli i Bashkise Vlore ka miratuar vendimin nr.22 datë 28.02.2019 “Për dhënien me huapërdorje të territorit të shkollës Aliban, Njësia Administrative Novoselë, me sipërfaqe prej 4500 m2, pjesë e pasurisë nr. 91 zk.1012”, me qellim sistemimin e sheshit dhe përshtatjen në hapësira sportive, që të mund të përdoren nga banorët e komunitetit.
Ne zbatim te pikes 3 te vendimit, ftojme subjektet e interesuara jofitimprurëse, të paraqesin kërkesë pranë Njësisë Administrative Novoselë, per te marre ne huaperdorje kete territor dhe perdorimin sipas destinacionit te miratuar.
Kerkesa duhet te jete e shoqeruar me dokumentacionin qe vertetojne statusin juridik te subjektit te interesuar dhe planbiznesin per sistemimin e sheshit dhe përshtatjen sipas destinacionit te miratuar.
Afati perfundimtar per paraqitjen e kerkesave do te jete deri ne date 19.04.2019, ora.10.00, prane Njesise Administrative Novosele.
Per me shume informacioni, subjektet e interesuara mund te paraqiten prane Njesise Administrative Novosele.