LIGJ Nr. 48/2016 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9385, DATË 4.5.2005, “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VE N D O S I:
Në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1
Në të gjithë ligjin:
– emërtimi “Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohet me
emërtimin “ministri përgjegjës për pyjet”;
– emërtimi “Ministria e Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohet me emërtimin
“ministria përgjegjëse për pyjet”;
– togfjalëshi “njësi e qeverisjes vendore” zëvendësohet me fjalën “bashki”;
– emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor” zëvendësohet me togfjalëshin
“drejtoria përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për pyjet”;
– emërtimi “drejtori rajonale e shërbimit pyjor” zëvendësohet me emërtimin “struktura
përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”.
Neni 2
Në nenin 1, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Nuk janë objekt i këtij ligji zonat e mbrojtura, fauna e egër, si dhe bimët mjekësore
eterovajore e tanifere natyrore, të cilat rregullohen sipas legjislacionit të perkatës në fuqi.”.
Neni 3
Në nenin 2, pika 10 ndryshohet si më poshtë:
“10. “Inspektor i Policisë Pyjore” është punonjësi me arsimin përkatës pyjor, me
uniformë, i armatosur, i pajisur me kartë identifikimi, që ka atributet e njohura me këtë ligj, i
inspektoratit shtetëror përgjegjës për pyjet, i cili ka për detyrë zbatimin e ligjit, administrimin,
mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen e
fondit pyjor kombëtar.”.
Neni 4
Në nenin 4, pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Ministria, në bashkëpunim me bashkitë, harton dhe përpunon programin e zhvillimit të
sektorit të pyjeve, i cili miratohet me urdhër të ministrit.”.
Neni 5
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
1. Pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:
“2. Shërbimi pyjor organizohet si më poshtë:
a) ministria përgjegjëse për pyjet, si organ qendror politikëbërës;
b) strukturat përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki;
c) Policia Pyjore, pjesë e inspektoratit shtetëror përgjegjës për pyjet.
3. Strukturat dhe organikat e shërbimit pyjor në ministrinë përgjegjëse për pyjet dhe
Policisë Pyjore miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.”.
2. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:
3/1. Bashkia ngre strukturën e saj për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit
pyjor dhe kullosor brenda kufijve territorialë administrativë, me personel inxhiniero-teknik
me arsim pyjor. Raporti midis një nëpunësi të bashkisë me sipërfaqen e fondit pyjor dhe
kullosor që ai mbulon është jo më pak se një nëpunës për:
a) 750 – 1 000 ha, për pyjet e larta;
b) 1 500 – 2 500 ha, për pyjet e ulëta dhe shkurret;
c) 4 000 – 6 000 ha, për kullota dhe livadhe.”.
Neni 6
Neni 9 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 9
Strukturat e shërbimit pyjor
1. Ministria përgjegjëse për pyjet është organi më i lartë politikëbërës në fushën e pyjeve
dhe përgjigjet për hartimin e legjislacionit përkatës të pyjeve, me qëllim zhvillimin e
qëndrueshëm të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar.
2. Strukturat përgjegjëse për pyjet e kullotat pranë bashkive janë organi administrativ i
shërbimit pyjor dhe përgjigjen për sigurimin e mbrojtjes, për qeverisjen e qëndrueshme dhe
kontrollin e miradministrimit të fondit pyjor dhe kullosor brenda territorit administrativ të
bashkisë.
3. Punonjësit e shërbimit pyjor pajisen me uniformë (me shenja dalluese), me dokument
identifikimi, me armatim, me tabela të ndalimit të automjeteve dhe me mjete të tjera teknike,
të domosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës. Caktimi i rregullave për mbajtjen,
2
përbërjen, afatet e përdorimit e të zëvendësimit të uniformës dhe të pajisjeve e të mjeteve të
tjera caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 7
Neni 10 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 10
Ministria përgjegjëse për pyjet
1. Ministria përgjegjëse për pyjet është përgjegjëse për hartimin e politikave, strategjive,
si dhe miratimin e planeve të menaxhimit për fondin pyjor kombëtar.
2. Ministria përgjegjëse për pyjet:
2.1. Është organ i specializuar politikëbërës, me atribute teknike, menaxhuese,
kontrolluese e këshillimore.
2.2. Siguron/ofron mbështetje teknike në fondin pyjor kombëtar dhe ka këto detyra:
a) qeverisjen politike të pyjeve dhe të tokave pyjore;
b) mbledhjen e të dhënave për zhvillimin e pyjeve publike dhe private;
c) ruajtjen e ekuilibrit biologjik në fondin pyjor kombëtar;
ç) mbajtjen dhe administrimin e të gjitha dokumenteve për hartimin dhe zbatimin e
planeve të mbarështimit dhe të inventarizimit pyjor, të kadastrës pyjore, të projekteve, të
financës, të pasurive të luajtshme e të paluajtshme, të të dhënave bazë për tërësinë e fondit
pyjor e kullosor dhe të tokave pyjore, si dhe të punimeve e përgjithësimeve statistikore;
d) ndjekjen e zbatimit të planeve të mbarështimit dhe të inventarizimit të pyjeve, të
kullotave, të florës e të faunës së egër, si dhe të shmangies së sëmundjeve, dëmtuesve dhe
zjarreve;
dh) ndjekjen, bashkëpunimin, harmonizimin dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore në
pyje e kullota;
e) ndjekjen e përpunimit të metodologjive për mbledhjen e të dhënave të zhvillimit të
sektorit të pyjeve e kullotave, përpunimin e këtyre të dhënave dhe përgatitjen e informacionit
për publikun;
ë) sigurimin e mbështetjes teknike nëpërmjet këshillimit të pronarëve privatë dhe të
komunitetit;
f) kontrollin dhe marrjen në dorëzim të punimeve të kryera në pyje e kullota, pavarësisht
nga burimi i financimit.”.
Neni 8
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki
1. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki është organ i specializuar i këtij
shërbimi në nivel vendor, me atribute teknike, menaxhuese e këshillimore, në përbërje të
bashkisë.
2. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki kryen shërbime teknike e publike
në fondin pyjor vendor dhe ka këto detyra:
3
a) qeverisjen tërësore të pyjeve dhe të tokave pyjore;
b) mbledhjen e të dhënave për zhvillimin e pyjeve publike dhe private;
c) ruajtjen e ekuilibrit biologjik në fondin pyjor vendor;
ç) mbajtjen dhe administrimin e të gjitha dokumenteve për hartimin dhe zbatimin e
planeve të mbarështimit të fondit pyjor privat brenda njësisë administrative të bashkisë;
d) të mbajë të dhëna të sëmundjeve, dëmtuesve dhe zjarreve në pyjet e kullotat e bashkisë;
dh) përgatitjen e projekteve për investimet në pyje e kullota;
e) drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës për përmirësimin e zonave të gërryera dhe luftimin
e gërryerjeve, të rrëshqitjeve e të ortekëve brenda territorit të bashkisë;
ë) ndjekjen, bashkëpunimin, harmonizimin dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore në pyje
e kullota;
f) mbikëqyrjen e zhvillimit të florës e faunës së egër dhe propozimin e metodave për
mbrojtjen e llojeve të rrezikuara, të rralla ose në rrezik;
g) sigurimin e mbështetjes teknike nëpërmjet këshillimit të pronarëve privatë dhe të
komunitetit;
gj) organizimin e trajnimeve dhe të shërbimeve këshillimore për pronarët privatë;
h) kontrollin dhe marrjen në dorëzim të punimeve të kryera në pyje e kullota, pavarësisht
nga burimi i financimit;
i) mirëmbajtjen dhe funksionimin e infrastrukturës në fondin pyjor bashkiak;
j) hartimin dhe zbatimin e një programi për trajnimin e punonjësve të shërbimit pyjor dhe
aftësimin e tyre profesional;
k) mbështetjen e zhvillimit të agro-pylltarisë në bashki.”.
Neni 9
Në nenin 15 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Pika 2 shfuqizohet.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Fondi pyjor publik ndahet në:
a) pyje e toka pyjore në pronësi të bashkisë brenda territorit administrativ ku ato ndodhen;
b) zona të mbrojtura, në pronësi të ministrisë përgjegjëse për pyjet.”.
Neni 10
Në nenin 16, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Fondi pyjor kombëtar dhe infrastruktura integrale e tij regjistrohen në Zyrën e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë referuar pronësisë së
përcaktuar në pikën 3 të nenit 15 të ligjit.”.
Neni 11
Në nenin 19, pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Dhënia në përdorim e pjesëve të fondit pyjor bashkiak bëhet në bazë të kontratave, të
nënshkruara nga kryetari i bashkisë. Kontratat përfundojnë në çastin kur KKT-ja miraton, për
sipërfaqen e fondit pyjor, objekt kontrate, studime urbanistike. Rregullat, procedurat e
kërkimit, të shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të fondit pyjor
kombëtar caktohen me udhëzim të ministrit.”.
Neni 12
4
Në nenin 26 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Pika 6 shfuqizohet.
2. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:
“9. Strukturat përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki çdo vit hartojnë dhe dërgojnë
për miratim në ministrinë përgjegjëse për pyjet planin e shfrytëzimit të pyjeve dhe të
prodhimeve të dyta pyjore e jopyjore. Drejtoria përkatëse e ministrisë përgjegjëse për pyjet
kontrollon zbatimin e këtij plani.”.
Neni 13
Neni 31 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 31
Ndarja e burimeve financiare
Burimet financiare, të krijuara sipas nenit 32, të ligjit, derdhen 100 për qind në buxhetin e
bashkisë.”.
Neni 14
Neni 33 shfuqizohet.
Neni 15
Në nenin 34, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Organi përgjegjës për vjeljen e të ardhurave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave
është struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki.”.
Neni 16
Neni 40 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 40
Vendimi për kundërvajtjet administrative dhe ankimi
1. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga Policia Pyjore, në zbatim të
legjislacionit në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
2. Ndaj vendimit të dhënë, në zbatim të pikës 1, të këtij neni, bëhet ankim, në përputhje
me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.
3. Procedura e ekzekutimit të vendimit të dënimit me gjobë bëhet në përputhje me ligjin
për kundërvajtjet administrative.”.
Neni 17
Neni 40/2 shfuqizohet.
5
Neni 18
Dispozitë kalimtare
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për pyjet, brenda 3 muajve nga
data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, miraton transferimin e pyjeve në pronësi të bashkive.
Neni 19
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
Ilir META
Miratuar në datën 5.5.2016
6

You may also like...