Paraqitja e Aplikimit
Qytetari ploteson formularin standart te kerkeses per kryerje punime te vogla sipas Nenit 6 VKM 408 date 13.05.2015 “I ndryshuar” ne Rajonin perkates ose ne Njesine Administrative:
Dokumentet qe duhet te bashkangjiten jane:
- Certifikate pronesie.
- Fotografi te cdo punimi per te cilin behet kerkesa.
- Fotografi te pjeses se jashmte te baneses apo te fasades kryesore.
Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi:
- Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:
i) Ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të
ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:
– rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
– pastrimi i fasadave;
– riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;
– zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
– riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;
– riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
– vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
– vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
– sistemimi i oborreve;
– riparimi i rrethimeve ekzistuese.
ii) ndërhyrje të brendshme:
– riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;
– riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;
– riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave.
iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:
– veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;
2. b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
3.c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore