Parku Kombëtar i Llogarasë

50730807_1994055967330863_902013556738752512_o
50746349_1994055903997536_704672952087478272_o
50762626_1994056120664181_3943223394446606336_o
50740838_1994055617330898_211627310850244608_o
50766613_1994055577330902_3700440085888499712_o
50767765_1994055413997585_2086858187457167360_o
50958963_1994055690664224_1663136007026900992_o

A e dini ku ndodhet Pisha Flamur në Parkun Kombëtar të Llogarasë? Do të donit të mësonit më shumë për pasuritë natyrore të këtij parku? Apo të ecni në shtigjet nga ku mund shihni pamje të mrekullueshme të rivierës shqiptare? Përgjigjen për këto pyetje dhe shumë informacione të tjera do t’i merrni nga stafi i qendrës së re të vizitorëve të përuruar të premten nga Ambasadori i BE Luigi Soreca, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli. Përmes projektit Natur Al, Bashkimi Evropian  ka investuar rreth 280,000 Euro në infrastrukturën, ekspozitën dhe materialet e Parkut Kombëtar të Llogarasë – duke njohur rëndësinë e parkut për Shqipërinë dhe për biodiversitetin e Evropës.

You may also like...