Projekti i fizibilitetit për ujërat e zeza të Njësisë Administrative të Orikumit
Është duke u zhvilluar projekti i fizibilitetit për rikonstruksionin dhe përfundimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza të Njësisë Administrative të Orikumit. Gjithçka është një bashkëpunimi financiar i Qeverisë Gjermane me Qeverinë Shqipetare, në kuadër të “Programit IV Rural i Furnizimit me Ujë (Orikum)”. Financuesit dhe zbatuesit e projektit po studiojnë zonën ku do të zbatohet projekti i fizibilitetit, ndërsa po evidentojnë edhe problematikat që po shfaqen dhe që do të zgjidhen me këtë projekt. Po ashtu po punohet edhe për vendosjen në funksion të Impiantit të Përpunimit të Ujërave të Ndotura të Orikumit, pasi ky është edhe qëllimi i këtij projekti.