Njoftim per perfitimin e Bonus Qeraje.
NJ O F T I M
NJOFTOJMË QYTETARËT E REGJISTRUAR SI TË PASTREHË PRANË BASHKISE VLORË, QË BANOJNË ME QIRA NË BAZË TË NJË KONTRATE QIRAJE NËNËSHKRUAR PARA NOTERIT, NUK KANË TË ARDHURA TË MJAFTUESHME PËR TË PËRBALLUAR PAGESAT E QIRASË MUJORE DHE BËJNË PJESË NË NJË NGA KATEGORITË SI MË POSHTË VIJON :
- PERSONA ME STATUSIN E JETIMIT
- PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUAR
- FAMILJE E POLICËVE TË RËNË NË DETYRË
- FAMILJE E KOMUNITETIT ROM DHE EGJYPTIAN
- EMIGRANT I RIKTHYER
- PUNËTOR EMIGRANT
- PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT
PËR TË PËRFITUAR NGA PROGRAMI I BONUSIT TË STREHIMIT PËR VITIN 2018, TË PARAQESIN PRANË DREJTORISË SË MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN KËRKESËN DHE DOKUMENTACIONIN SI VIJON:
DOKUMENTACIONI PER TE PERFITUAR BONUS QIRAJE
(Sipas VKM Nr.574 date 29.08.2012)
1. Çertifikata e lindjes se aplikantit dhe çertifikata e gjendjes familjare
2. Vertetim vendbanimi
3. Vertetimin e te ardhurave neto te familjes
4. Kontrata e qirase lidhur para noterit me personin qiradhenes
5. Numer llogarie ne BKT ne emer te personit qiradhenes
6. Fotokopje e kartes se identitetit e aplikantit
7. Dokumentacionin perkates nga punedhenesi per detyren dhe te ardhurat e aplikantit dhe te personave te tjere te familjes qe jane ne marredhenie pune
8. Dokumentin nga organet tatimore dhe ao te sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve, per gjithe anetaret e vetepunesuar te familjes
9. Vertetim nga zyra e ndihmes ekonomike per gjithe anetaret e perfshire ne programin e ndihmes ekonomike dhe pageses per personat me aftesi te kufizuar
10. Vertetim nga zyra e punesimit per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise
11. Vertetim nga organet e sig.shoqerore per personat ne pension
12. Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme se anetaret e familjes nuk disponojne ne pronesi banese a ndonje mjedis qe perdoret si I tille
13. Vendimin e gjykates qe le ne ngarkim femijen per çiftet e divorcuara
14. Vendimin perkates nga institucioni ku ka qene I strehuar dhe librezen e jetimit dhene nga institucioni I autorizuar shteteror, per individet me statusin e jetimit
15. Vertetimin e komisionit mjekesor te percaktimit te aftesise se kufizuar, per individet me aftesi te kufizuara
16. Dokumentin e leshuar nga institucionet perkateses shteterore per personat qe kane statusin e “emigrant” dhe “punetor emigrant”
17. Dokumentin e leshuar nga institucionet perkatese shteterore per familjet e punonjesve te rene ne detyre, qe u perkasin Policise se Shtetit, Gardes se Republikes, Policise se Mbrojtjes nga Zjarri, Forcave te Armatosura, Sherbimit Informativ Shteteror dhe Policise se Burgjeve
18. Dokumentin e leshuar nga institucionet perkatese per viktimat e dhunes ne familje.