Njoftim Publik
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA JURIDIKE
Nr.8752 prot. Vlorë, më 10.10. 2018
Lënda: Njoftim Publik.
Z.Fatmir Alikaj
Vlorë
Bazuar në ligjin Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 64, pika a dhe gj, në ligjin Nr.44/2015, datë 30.04.2015 Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë. Neni 3 pika 3, Neni 147 e në vijim Neni 162, si dhe në ligjin nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të pasurisë pronë private për interes publik”, Neni 21, Neni 23, Neni 24 dhe Neni 25.
Njoftoheni se:
Me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.120, date 28.02.2018, “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi I projektit “Rishikimi kalimeve këmbësore (trotuar) dhe I hapsirave publike në rrugën “Gjykatë-Akademia e Marinës-7 Pallatet”,Faza I”, Vlorë
Pasuria Nr. 29/34-T e pretenduar nga ana juaj është shpronësuar me vlerën 348,896 leke.
Kjo pasuri do të prishet dhe trualli do të kaloj në pronesi të Bashkisë Vlorë në funksijon të projektit të sipërcituar . Merrni masa për të larguar sendet që mund të dëmtohen gjatë prishjes së ndërtesës brenda datës 20.10.2018.
Në se nuk i largoni brenda datës 20.10.2018 Bashkia Vlorë në bashkërendim të punës me subjektin zbatues do të largojë sendet nga objekti me procesverbal për ti lënë në ruajtje në makazinat e subjektit zbatues.
Ndërkohë për vijimin e procedurës së likujdimit ju duhet të paraqiteni pranë Bashkisë Vlorë për të depozituar dokumentacionin si më poshtë:
Kërkesë për likujdim.
Certifikatë origjinale pronësie të bashkëlidhur me kartelën e pasurive dhe hartën treguese.
Kartë indentiteti.
Numër Iban të Bankës.
Në mungesë të dokumentacionit të sipërcituar procedura e likujdimit financiar nuk mund të vazhdojë.
Ky njoftim publik afishohet në ndërtesën me nr. pasurie 29/34-T në Bashkinë Vlorë , në zyrat e Rajonit Nr. 2 , si dhe në faqen zyrtare të njoftimeve të Bashkisë Vlorë.
KRYETARI
Dritan Leli