Drejtoria e pronave publike dhe menaxhimit të aseteve
Detyra e kësaj drejtorie është të kryej procedurat e transferimit të pronës shtetërore nga pushteti qëndror në pronësi të Bashkisë Vlorë, si edhe të kryej procedura për përpilimin e akteve për aktorët vendim marrës mbi menaxhimin e aseteve vendore. Gjithashtu kjo drejtori kryen procedurat ligjore të shpronësimit të pasurive pronë private që preken nga projektet e infrastrukturës të Bashkisë Vlorë si dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe tokave bujqësore brenda territorit të saj.
Drejtori i Drejtorisë së Aseteve dhe Pronave Publike
- Është nëpunës civil dhe organizon dhe menaxhon punën e Drejtorisë për të gjitha cështjet që lidhen me administrimin e pronave të paluajtshme të Bashkisë Vlorë.
- Koordinon punën me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të Bashkisë.
- Organizion punën për trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
- Respekton afatet ligjore dhe procedurat administrative në trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
- Harton planin mujor të Drejtorisë (brenda datës 28 të muajit)
- Raporton për punën mujore të kryer nga Drejtoria (brenda datës 5 te çdo muaji pasardhës)
- I jep informacion Kryetarit të Bashkisë mbi proceset gjyqësore ku Bashkia e Vlorës është palë, i detajuar si më poshtë:
- – Gjykata e Shkallës së Parë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
- – Gjykata e Apelit – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
- – Gjykata e Lartë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
- Sipas problematikës ditore ndan detyrat për specialistët dhe i pasqyron ato në librin e detyrave dhe të lëvizjes së personelit.
- Siguron bashkëpunimin me Drejtoritë e tjera brenda bashkisë, në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave.
- Bën vlerësimin mbi ligjshmërinë e materialeve, relacionet dhe projekt –vendimet, që kalojnë për miratim në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak (5-7 ditë para afatit të dorëzimit të materialeve në Sekretarinë e Këshillit Bashkiak)
- Siguron interpretimin e akteve ligjore në fuqi, mbi bazën e kërkesës së drejtorisë përkatëse, ose strukturës përkatëse në Bashki.
- Bën propozime për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi me projekt ligje, projekt-vendime për cështjet e administrimit të pronave të qeverisjes vendore.
- Mban rregjistrin e akteve nënligjore të organeve të Bashkisë, për menaxhimin e pronave të Bashkisë si dhe regjistrin e kontratave për pronat në pronësi ose administrim të Bashkisë Vlorë etj.
- Koordinon punën për hartimin brenda afateve të përcaktuara dhe zbatimin e ligjit në kontratat, aktmarrëveshjet, memorandumet e mirëkuptimit etj. ku Bashkia është palë.
- Organizon hartimin e propozimeve për projekt -ligjet, projekt-aktet që vijnë për mendim në Bashkinë e Vlores.
PËR SHPRONËSIMET DHE MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM TË PASURISË PRONË PRIVATE PËR INTERES PUBLIK
(Ndryshuar me ligjin nr. 20/2016, datë 10.3.2016)
Subjektet qe jane prekur nga realizimi i Projekteve Infrastrukturore , per tu likuiduar duhet te dorezojne prane Bashkise Vlore:
- Certifikaten origjinale te prones, se bashku me kartelen e pasurise
- harten treguese te pasurise
- Karte identiteti
- Numer llogarie bankare.