Drejtoria Juridike
- Misioni i Drejtorise Juridike është të sigurojë ndihmën juridike për veprimtarinë dhe aktet e Këshillit Bashkiak, komisionet e tij, Kryetarit të Bashkise dhe administrates.
- Detyrat e Drejtorise Juridike :
- Kontrollon dhe siglon paraprakisht të gjithe aktet (urdhëra, urdhëresa e vendime), që i paraqiten Këshillit të Bashkisë, Kryetarit të Bashkise, si dhe siguron ndihmë juridike për administratën.
- Kur ka verejtje për aktet e paraqitura, i kërkon Drejtorisë përkatese reflektimin e tyre në akt, dhe kur ato nuk reflektohen, i paraqet me shkrim mendimet e tij organit që do të vendosë në lidhje me to, dhe ato i bashkangjiten aktit.
- I jep ndihmën juridike Drejtorive apo zyrave të Bashkisë per hartimin e kontratave e marrëveshjeve të ndryshme, në lidhje me realizimin e funksioneve të Bashkisë.
- Me autorizim të Kryetarit të Bashkisë apo Keshillit Bashkiak, i përfaqëson ato në proceset gjyqësore, në të gjitha shkallët e gjykimit, për vendimet e marra dhe urdhërat e dhëna, kur ato bëhen objekt konflikti gjyqësor, apo kur kërkohen shpjegime nga Prefekti apo aparati i tij.
- Në bashkëpunim me Drejtoritë përkatëse, koncepton opinionet e Bashkisë, kur kërkohet nga organet kompetente, për hartimin e ligjeve apo të amendamenteve të tyre.
- Trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit të kompetencave, kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që i drejtohen direkt Drejtorisë, apo që i delegohen nga Kryetari i Bashkisë. Kur, për zgjidhjen e kërkesave nevojiten të dhëna nga Drejtoritë e tjera të Bashkisë, kërkon bashkëpunimin e tyre në trajtimin e problemit.
Drejtori i Drejtorise Juridike
- Organizon dhe menaxhon punën e Drejtorisë.
- Koordinon punën me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të Bashkisë.
- Organizion punën për trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
- Respekton afatet ligjore dhe procedurat administrative në trajtimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
- Harton planin mujor të Drejtorisë (brenda datës 28 të muajit)
- Raporton për punën mujore të kryer nga Drejtoria (brenda datës 5 te çdo muaji pasardhës)
- I jep informacion Kryetarit të Bashkisë mbi proceset gjyqësore ku Bashkia e Vlorës është palë, i detajuar si më poshtë
- – Gjykata e Shkallës së Parë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
- – Gjykata e Apelit – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
- – Gjykata e Lartë – objekti, pozicioni, faza e gjykimit, pretendimet, e Bashkisë së Vlorës, të tjera.
- Evidenton në rregjistrin e çështjeve gjyqësore të gjitha fletë-thirrjet e reja dhe cakton juristin e autorizuar për të përfaqësuar Bashkinë në gjykim (çdo ditë)
- Sipas problematikës ditore ndan detyrat për specialistët dhe i pasqyron ato në librin e detyrave dhe të lëvizjes së personelit.
- Siguron konsulencë juridike për të gjitha Drejtoritë e Bashkisë, në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave.
- Harton relacione për konfirmim ligjshmërie të cilat i dërgohen Prefekturës.
- Bën vlerësimin mbi ligjshmërinë e materialeve, relacionet dhe projekt –vendimet, që kalojnë për miratim në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak (5-7 ditë para afatit të dorëzimit të materialeve në Sekretarinë e Këshillit Bashkiak)
- Siguron interpretimin e akteve ligjore në fuqi, mbi bazën e kërkesës së drejtorisë përkatëse, ose strukturës përkatëse në Bashki.
- Bën propozime për plotësimin e kuadrit ligjor të qeverisjes vendore me akte të Këshillit Bashkiak dhe akte nënligjore të Kryetarit të Bashkisë (vendime, urdhëra, urdhëresa).
- Bën propozime për ndryshime të akteve ligjore në fuqi me projekt ligje, projekt-vendime.
- Realizon krijimin e biblotekës ligjore.
- Mban rregjistrin e akteve nënligjore të organeve të Bashkisë, kontratave etj.
- Koordinon punën për hartimin brenda afateve të përcaktuara dhe zbatimin e ligjit në kontratat, aktmarrëveshjet, memorandumet e mirëkuptimit etj. ku Bashkia është palë.
- Organizon hartimin e propozimeve për projekt -ligjet, projekt-aktet që vijnë për mendim në Bashkinë e Vlores.