Drejtoria e Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun
Misioni i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun është realizimi i një komunikimi të hapur dhe transparent me publikun e gjerë, duke i dhënë kështu institucionit te Bashkisë dimensionin real informues i cili do të shkojë paralel me punën që zhvillohet në qytet.
Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun
- Është punonjës civil.
- Organizon punën në Drejtori, harton rregulloren e brendshme të Drejtorisë.
- Cakton detyrat për secilin specialist duke bërë një ndarje efikase të punës dhe kërkon realizimin e tyre.
- Mundëson kontakte të qytetarëve me titullarët, drejtorët, përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët e Bashkisë.
- Nxjerr statistika periodike për letrat drejtuar Kryetarit të Bashkisë, N/Kryetarëve, Kryetarit të Këshillit Bashkiak, Drejtorive.
- Harton relacione periodike (javore dhe mujore) drejtuar Kryetarit, në lidhje me letrat që i adresohen Kryetarit të Bashkisë, titullarëve të tjerë si dhe drejtorive të Bashkisë së Vlorës.
- Mbikqyr dokumentimin në librin e protokollit të të gjithë korrespondencës të ardhur dhe të dalë.
- Seleksionon dhe të arkivon letrat të cilat nuk kanë lidhje me Bashkinë e Vlorës.
- Përgatit raporte periodike mbi numrin dhe llojin e çështjeve me të cilat merren specialistët e Marrëdhënieve me Publikun, në mënyrë që të krijojnë terrenin për të nxjerrë dhe analizuar përmirësimet në shërbimet e Bashkisë, diversitetin e ankesave të qytetarëve, si dhe përgjigjen ndaj tyre.
- Koordinon dhe të bashkërendon punën me drejtoritë dhe sektorët për oraret e pritjes së popullit.
- Sqaron, informon dhe orienton qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me anë te korespondencës.
- Mbledh informacione (me anë të korespondencës) për çdo njoftim, projekt apo veprimtari të sektorëve te Bashkisë, të cilat nevojiten per t’iu servirur qytetarëve, institucioneve të ndryshme që operojnë me Bashkinë e Vlores, komunitetit të biznesit etj.
- Komunikon me eprorët për problemet e ndryshme që lindin gjatë punës dhe raporton për punën e përditshme.
- Nxit punonjësit për të punuar me efektivitet dhe përgjegjësi.
- Bashkërendon punën me struktura të tjera të Bashkisë për të bërë të mundur mbledhjen e informacionit, përgatitjen e deklaratave apo njoftimeve zyrtare, në funksion të konferencave të shtypit të iniciuara nga Kryetari i Bashkisë.
Shpërndan materialet informative në të gjithë institucionet kryesore shtetërore dhe i vë ato në dispozicion të qytetarëve dhe grupeve të interest.