Tinguj jete mes tokës dhe detit

Zverneci
1
37997809_10155594598777541_2852498565383585792_o
38007985_10155594599282541_1500259663067742208_o
38011823_10155594598522541_1815465478970146816_o
38052286_10155594598787541_3470303007885754368_o
38064088_10155594599087541_2842752159307530240_o
38148166_10155594598967541_8134778529477820416_o

Peizazhe muzikore për orkestër dhe solistë. Konsullata e Italisë dhe Bashkia Vlorë në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës, DRKK Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ditën e shtunë në një ambjent tepër piktoresk, në lagunën e Nartës, në ishullin e Zvërnecit, organizoi një koncert për orkestër dhe solistë. Në koncert u luajtën vepra të kompozitorit Aulon Naçi, një koncert recital ku shumica e veprave ishin premierë botërore. Natyra e gërshetuar me muzikën bën që publiku të shijonte lojën e instrumentistëve duke krijuar një atmosferë të veçantë. Ura që të çon në ishullin e Zvërnecit e përfunduar para pak kohësh nga bashkia e Vlorës, ndriçuar nga pishtarët me flakë, krijoji një peizazh të rallë.
Publikut artdashës ju ftuan dhe vizitorë të huaj të cilët ndoqën koncertin. Ky event ishte një ougur I mirë për të promovuar objektet e kulturës dhe natyrën e bukur të Vlorës nëpërmjet artit dhe kulturës. Këtë aspekt e vlerësuan Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Dritan Leli, dhe Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Luana Micheli .
Veprat e kompozitorit Aulon Naçi u interpretuan nga instrumentistë shqiptarë dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj nën drejtimin e dirigjentit spanjoll Ricardo Casero.

You may also like...