Aksioni për sigurinë e pushuesve
Nuk do të ketë asnjë tolerim në drejtim të subjekteve private që menaxhojnë plazhet por nuk plotësojnë kushtin më kryesor, atë të sigurisë së jetës së pushuesve.
Bashkia e Vlorës, vijoi sot nëpërmjet Policisë Bashkiake, evidentimin dhe mbylljen e plazheve që janë konstatuar me mungesë të vrojtuesve dhe parametrave te tjera te kerkuara.
Aksioni i Policisë Bashkiake është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës. Subjektet që menaxhojnë plazhet gjatë këtij sezoni veror duhet të plotësojnë kriteret duke patur në mjediset e tyre roje bregdetare dhe piketat e lundrimit në det.
Për ne, jeta e pushuesve dhe qytetarëve tanë është më e rëndësishme se gjithcka, ndaj nuk ka kthim pas në këtë aksion të nisur!