Mirënjohje e Qytetit të Vlorës për boksierin Krenar Zeneli
Bashkia e Vlorës nderoi sot me titullin “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës, boksierin Krenar Zeneli, për triumfin në Lojërat Mesdhetare, duke marrë vendin e dytë dhe medaljen e argjendit. Kryebashkiaku Leli duke i dorëzuar titullin sportistit Zeneli, vlerësoi kontributin e tij për ngritjen lartë të emrit të Shqipërisë dhe Vlorës në arenën ndërkombëtare. “Sa më shumë të rinj të merrem me sport aq më mirë është. Krenari është krenari e vlonjatëve dhe shqiptarëve. I uroj suksese dhe fat. Të mbrosh edhe më lartë ngjyrat e Vlorës”, është shprehur Leli. Boksieri Krenar Zeneli fenderoj kryetarin Leli për vlerësimin ndërsa premtoi se do të sjellë të tjera medalje. “Ju falenderoj për këtë vlerësim. Kam arritur çdo gjë me mund e sakrificë. Premtoj se do të sjellë medalje të tjera në Vlorë. Kampionati Europian i Parisit është pranë dhe premtoj se do ti sjellë Shqipërisë dhe Vlorës medalje ari”, u shpreh Zeneli.