Rikonstruksion i Bulevardit “Ismail Qemali”
Bulevardi i ri do të ketë një pamje modern, ku do të dominojë gjelbërimi dhe mjediset shlodhëse dhe argëtuese. I gjithë rrjeti inxhinjierik i bulevardit do të bëhet super modern dhe një ndriçim exelent. Parku do të shtrihet deri te shkallët e varrezave të dëshmorëve. Në të gjithë gjatësinë e bulevardit do të ketë gjelbërim, sheshe shlodhje dhe vende për koncerte.
Historia e këtij bulevardi zë fill që në shekullin e XIX me një rrugë që lidhte qendrën e qytetin me bregdetin. Aty kalonte edhe një dekovil që transportonte kripë nga kriporet e Vlorës e deri në Port, por edhe udhëtar, madje deri te tuneli në Ujin e Ftohtë në fillimet e shekullit të XX.
Pas çlirimit të Shqipërisë bulevardi Vlorë-Skelë u formatua me pasion nga i paepuri Kristo Papajani “Qytetar Nderi i Vlorës”, i cili e mbushi atë me portrokalle, palma, lule gjithfarë llojesh dhe statuja . U krijua edhe Parku “Rinia” mbushur me palma, shatërvanë, statuja dhe pyll eukalipti.
Në vitin 1987 bulevardi Vlorë-Skelë u zgjerua përsëri nënë drejtimin e të paepurit tjetër Vasillaq Ndini, ku u mbollën palma të tjera.
Sipas informacionit që kemi, Kryeministri Edi Rama do të konfirmoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Bulevardit “Ismail Qemali” Vlorë.
Në foto po u tregojmë bulevardin Vlorë-Skelë, sot Bulevardi “Ismail Qemali” në vitet ’60. Po u tregojmë bulevardin gjatë infektimit të palmave nga flutura brumbull shfaqur në Uruguaj dhe Argjentin dhe ardhur që andej përmes anijeve, fillimisht në jug të Francës dhe Spanjës për tu përhapur në të gjithë Mesdheun.
Fotot e reja janë të projektit aktual që nis nga zbatimi sot 28 shkurt 2018.