80 vjetori i krijimit të Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”
Libri është mjeti kryesor për zhvillimin e një komuniteti, është mënyra më e mirë për të edukuar brezat, është mundësia për të promovuar e nxitur kulturën dhe dijen, është shpresa dhe besimi për të ardhmen.
Dhe Biblioteka “Shevqet Musaraj”, si një tempull i dijes dhe kulturës, po e kryen më së miri këtë mision. Për institucione të tilla asnjëherë nuk mjaftojnë hapësirat. Sepse dimensionet e tyre janë të lidhura me dinamikat e komunitetit.