Siperfaqja e Qarkut: 2706 km² Kufijte tokesore: 54 km Kufijte lumore: 75 km Gjatesi e bregdeti te Qarkut Vlore; 144 km Rrethe e vende kufizuese: Fier, Mallakater, Gjirokaster, Greqi,Tepelene Pozicioni i Qarkut Vlore dhe pershkrime te shkurtra Qarku Vlore eshte i perbere prej rretheve Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesen jugperendimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qender e Qarkut eshte qyteti i Vlores, e cila eshte qender tregtare, industriale dhe e nderlidhjeve te shumta. Qarku Vlore renditet i treti per nga madhesia pas atij te Shkodres dhe Korçes. Ne nje klasifikim te shpejte mund te themi se ky rajon eshte kryesisht kodrinor – malor, me fusha e lugina qe i krijojne mundesi popullsise te ketij Qarku qe te merret me Bujqesi ose Blektori. Qarku Vlore ka 26 komuna dhe bashki nga te cilat 7 jane bashki dhe 19 jane komuna. Zona bregdetare prane Qarkut Vlore eshte nje nga zonat me te bukura dhe me histori te pasur, eshte nje rajon bregdetar me reliv te thyer dhe te shumellojshem, qe me larmine e formave ka ndikuar direkt ne klimen e ketij rajoni si dhe ne llojshmerine e fenomenit turistik. Bregdeti mesdhetar lindor, pra i ngrohte si ishujt e Mesdheut te poshtem, e i parrahur nga ererat e ftohta si brigjet e zones perendimore, zonat kodrinore te ndermjetme me nje klime te fresket, me rreshje te ngjashme me ato te zonave te brendeshme me klime te bute te Europes, dhe malet si Llogaraja, ku mbizoteron nje klime kontinentale e thate, me dimra te ftohte, ajer te fresket gjate veres dhe prani ererash.
Gjithe bregu i Vlores ka nje klime te nxehte me puhira detare qe zbusin te nxehtin e veres. Kujtojme se ne kundershtim me mendimin e pergjithshem, nuk eshte Spanja qe mban rekordin e oreve me diell ne nje vit ne Mesdhe, por pikerisht Shqiperia dhe Vlora ndikon mjaft ne kete rekord me nje mesatare prej me teper se 2000 ore. Vlora ka kushte klimatiko – tokesore shume te pershtateshme per kultivimin e te gjitha llojeve te kulturave bujqesore ( vreshta, pemishte, ullishte, agrumet, kulturat agrare etj.) si dhe shtimin e nje sere kategorish te kafsheve byjqesore. Vlora ka potencial natyror te pasur per bujqesi e blegtori qe garantojne perspektiva per kete sektor. Nxitje per keta sektore mendohet te jene nevojat direkte te popullsise si dhe shtimi, ne rritje i turizmit dhe pushuesve , vecanrisht ne zonat bregdetare. Pjesa perendimore ka kushte klimaterike e ndricim per prodhimin gjithe vjetor te perimeve, shtimin e siperfaqeve te kultivimit te perimeve. Ka nje tendence te shtimit me shume te siperfaqeve me sera, te “ tuneleve,, plastike per kultivimin e domateve, trangujve ,specave e domateve. Vihet re nje rritje e dukshme e siperfaqes se vreshtave, e cila nese ecen me keto rritme, nga 695 ha , qe eshte aktualisht, do te arrije, per nje periudhe te shkurter (pesevjecare) ne 28000ha. Ndertimi i olivokultures ze peshen specifike me te madhe ne te gjithe vendin , agrumeve dhe vreshtave. Zona bregdetare prane Qarkut te Vlores eshte nje nga zonat me te bukura dhe me histori te pasur.Perspektiva e zhvillimit kulturor ne kete zone e ne Shqiperi eshte e lidhur me eksperiencat e reja , pasurite zonale dhe pasurit kulturore. Format e turizmit qe mund te aplikohen: Duke ditur qe ne kushtet aktuale sektori i turizmit ne kete Qark, ofron ne te shumten e tij, vlera te mirefillta te mbeshtetura mbi baza si:
- Monumentet kulturore (folklori, kultura, qendrat e edukimit shoqeror, objektet e kultit shpirteror, veshjet, zakonet, kenget).
- Trashegimnin historike (vendbanimet e hereshme, zbulimet arkeologjike).
- Resurset turistike.
Pjesen me e madhe te turisteve e perbejne turistet vendas ose shqiptaret etnike (me banim jashte kufijve ekzistues shqiptare) Per kete qellim drejtimet e parashtruara kerkojne te sigurojne rritjen e potencialit te turizmit te ketij Qarku ne menyre qe te jete nje destinacion turistik qe te plotesoje kerkesat kulturore, sociale, mjedisore, apo ekonomike nen konceptimin e nje turizmi te qendrueshem te aplikueshem per vizitoret e te tashmes dhe te se ardhmes.
Duhet te perqendrohen energjite ne krijimin sa me cilesor tre formave te turizmit si:
- turizem i interesit te vecante
- turizem i diellit dhe te plazhit
- turizem i biznesit dhe kongreseve/konferencave
Qarku Vlore perfaqeson nje treve me histori te lashte dhe me nje trashegimni kulturore me vlere te vecante. Keto vlera historike dhe kulturore e bejne me atraktiv kete krahine per turistet e huaj dhe shqiptare.Te gjithe keto elemente jane nje potencial i rendesishem ne zhvillimin e fushes se turizmit kulturor, ku vlen te permendim se ka mjaft gjurme te vendbanimeve te hershme qe deshmojne etnokulturen e banoreve te ketij qarku dhe ku ruhen ende te gjalla elementet folklorik. Turizmi kulturor synon te evidentoje pikerisht te gjitha keto vlera te vecanta qe karakterizojne qarkun Vlore si dhe te rrise interesin e vlerave historike dhe kulturore duke patur parasysh gjithmone lashtesine e tyre. Zhvillimi i organizuar i turizmit kulturor mund te krijoje mundesi per popullsine vendase te mesoje me shume per vetveten ne te njejten kohe rritjen e interesit si dhe zbulimin prej brezave te rinj te resurseve kulturore, historike, natyrore dhe turistike duke rritur keshtu edhe ndjenjen e krenarise per trashegimine e tyre kulturore dhe per nje perceptim me te larte te vleres se tyre. Kultura dhe qendrat muzeale arkeologjike dhe historike e ketij Qarku sherbejne si potencial gjeografike e kulturor ne sherbim te turizmit.Vend ndodhja e favorshme gjeografike dhe strategjike, ne qender te Evropes, si ure lidhese e Mesdheut Lindor, eshte nje faktor qe mund te ndihmoje nje zhvillim te shpejte te turizmit. Nuk duhet harruar qe Mesdheu paraqet zonen me te zhvilluar te turizmit ne nivel boteror.