V E N D I M
Nr.100 Dt.22.12.2017
″TË MIRATOJË GJOBAT PËR KUNDËRVAJTJET SI MË POSHTË
Këshilli i Bashkisë, në mbledhjen e tij të datës 22.12.2017, Mbështetur ne ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 8, neni 9 pika 1 germat a, b, të nenit 54 pika f; ne ligjin 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”; në ligjin nr.9632, datë 31.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, me ndryshimet përkatëse, në Ligjin nr.105 /2017, në Ligjin nr.106 /2017, në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; në Ligjin nr.107/2014, date 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimit e territorit”, si dhe VKM nr. 408, datë 31.05.2015 “Për miratimin e rregullores të zhvillimit të territorit”, Ligjin 24/2017 datë 09.03.2017 “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit” neni 17,18,19; Ligjin 9385 datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar, ligjin 10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin 10279 datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”,
1. Niveli i Gjobave për kundërvajtjet administrative ne ushtrimin e aktivitetit tregtar, shërbimi e prodhimi, transporti pa licence dhe pa leje:
Nr |
Emërtimi |
Gjoba |
1 |
Ushtrim aktiviteti pa leje transportio Motokarroo Autovetureo Furgon Minibuso Mjete te tonazhit te rende |
–3,000 leke10,000 leke15,000 leke30,000 leke |
2 |
Mos pajisje me leje veprimtarie për servise riparimi te mjeteve te transportit, imbarkimin e mjeteve te transportit te difektuara, shërbime ne lyerje mjetesh, shërbime lavazh, parkime, gomisteri, zdrukthëtari e te ngjashme me to |
20,000 – 30,000 leke |
3 |
Mos pajisje me leje për tregtim gazetari, revista, librari |
10,000 leke |
4 |
Mos pajisje me leje për tregtim e shërbime ambulatore, auto, dyqane dhe rulo |
5,000 – 10,000 leke |
5 |
Mos pajisje me Leje për ushtrim aktiviteti “24-oresh” |
20,000 leke |
6 |
Mosmarrja e masave për izolimin e ambjentit për daljen e zhurmave nga ambjentet e lokaleve |
20,000 leke |
7 |
Mos pajisje me leje për rrjetet qe transportojnë mbetje te ngurta ne qytet |
10,000-50,000 leke |
8 |
Mospajisje me licence për tregtimin me pakicë të karburanteve dhe njësive të shitjes së lendeve djegëse |
20,000 leke |
2. Niveli i gjobave për mos shlyerjen e taksave vendore:
Nr. | Emërtimi | Gjoba |
1 | Mospagimi i taksës vendore brenda afatit te caktuar.
o Subjekte qe operojnë ne tregje o Subjektet ambulante |
2,000 leke 3,000 leke |
2 | Mos pajisje me leje për zënien e hapësirave publike :
o Tavolina o Tabela o Reklama te zakonshme o Reklama elektronike |
20,000 leke 5,000 leke 10,000 leke 30,000 leke |
Shkeljet e dispozitave për taksat e tjera vendore, që përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënimet përkatëse përcaktohen në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 ”Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
3. Niveli i gjobave për dëmtime dhe ndërhyrje ne infrastrukturën rrugore:
Nr. | Emërtimi | Gjoba |
1 | Dëmtim i infrastrukturës rrugore | 10,000 leke/m2 |
2 | Bllokim rruge (me inerte, materiale të ngurta, mjete promocionale, konë parkimi apo sende të tjera e.t.j) | 10,000 -20,000leke |
3 | Dëmtim bordure ( ndryshim pozicioni fillestar, thyerje, shpërngulje etj.) | 10,000 -20,000leke |
4 | Dëmtim trotuari ( heqje pllakash, vendosje pusete, vendoje tendash, vendosje mjete promocionale e.t.j) | 10,000 -20,000leke |
5 | Bllokim trotuari (me inerte, materiale të ngurta, mjete promocionale, vazo lulesh, pedana e.t.j) | 5,000 -20,000leke |
6 | Ndotje te rrugëve nga mjetet e transportit për punime ne qytet
o Persona Juridik o Persona fizik o Qytetare |
20,000 leke 10,000 leke 5,000 leke |
Per zbatimine këtyre penaliteteve ngarkohet Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve
4. Niveli i gjobave per dëmtime dhe ndërhyrje ne rrjetin e kanalizimeve:
Nr. | Emertimi | Gjoba |
1 | Dëmtim te rrjetit te kanalizimit dhe pusetave | 10,000 – 20,000 leke |
2 | Dëmtim te rrjetit te kanalizimit dhe pusetave per punimet qe kryhen prane tyre me leje dhe pa leje | 20,000 – 100,000 leke |
3 | Lidhje te pa miratuara | 10,000 – 20,000 leke/cope |
4 | Dëmtimi i pusetave te ujit | 10,000 – 30,000 leke/cope |
5 | Demtimi i tubacioneve te ujësjellësit dhe pusetave për
punimet qe kryhen pranë tyre, me leje dhe pa leje |
10,000 – 30,000 leke/cope |
Per zbatimin e këtyre penaliteteve ngarkohet Policia Bashkiake, IMT Vlore ne bashkëpunim me Sh.A. Ujësjellës Vlore dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
5. Niveli i gjobave për dëmtime dhe ndërhyrje ne rrjetin e ndriçimit rrugor:
Nr. | Emërtime | Gjoba |
1 | Lidhje te pamiratuar ne kandelabrat dhe ne rrjetin ajror | 10,000 – 20,000 leke/cope |
2 | Dëmtim te shtyllave te ndriçimit
o Me gjatësi mbi 6m o Me gjatësi deri 6m |
100,000 leke/cope 50,000 leke/cope |
3 | Përdorimi i shtyllave te ndriçimit si suporte për montimin e
reklamave, kapjen e kabllove etj. Te ngjashme |
10,000 – 20,000 leke/cope |
4 | Dëmtimi i traseve kabllore e linjave ajrore
nga punimet qe kryhen pranë tyre, me leje dhe pa leje |
10,000 – 20,000 leke/cope |
5 | Ndërhyrje ne kuadrot elektrik publik! | 10,000 – 20,000 leke/cope |
Per zbatimine këtyre penaliteteve ngarkohet Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve
6. Niveli i gjobave për ndërhyrjet dhe dëmtimet e hapësirave te gjelbëruara dhe publike:
Nr. | Emërtimi | Gjoba |
1 | Dëmtim te hapësirave publike te gjelbëruara | 5,000 – 10,000 leke/m2 |
2 | Dëmtim i pemëve dekorative | 20,000 – 50,000 leke/cope |
3 | Zënie e hapësires të gjelbër ( tavolina, promocione e.t.j) | 5,000 – 10,000 leke/m2 |
4 | Vendosje tabelash, pankartash, banderolash pa leje ne peme | 1,000 – 5,000 leke/cope |
5 | Vendosje posterash pa leje | 100 – 500 leke/cope |
6 | Vendosje mbishkrimesh pa leje ne hapësirat publike | 1000 leke/m2 |
7 | Hedhje e mbeturinave jashtë vendeve te përcaktuara:
o Subjekte juridik o Subjekte fizik o Qytetare |
50,000 leke 20,000 leke 10,000 leke |
8 | Lëvizja e kontejnerëve te mbetjeve urbane nga vendi i
miratuar nga Bashkia : o Subjekte juridik o Subjekte fizik o Qytetare |
30,000 – 50,000 leke 20,000 – 30,000 leke 10,000 – 20,000 leke |
9 | Mos ndërtim i bazamenteve te kontejnerëve te mbetjeve
I urbane subjektet e ndërtimit për objektet mbi 5 kate |
100,000 leke |
Per zbatimine këtyre penaliteteve ngarkohet Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve
7. Niveli i gjobave për qëndrim pa leje ne infrastrukturën rrugore dhe shkelje te orareve te miratuara te linjave interurbane:
Nr. | Emërtimi | Gjoba |
1 | Për hyrje pa autorizim ne rrugët kryesore te qytetit për mjetet e tonazhit te Larte | 20,000 leke |
2 | Per parkime ne vende te pa miratuara
o autovetura o mjete te tjera |
5,000 leke 10,000 leke |
3 | Per parkime ne trotuare:
o autovetura o mjete te tjera o mjete teknologjike |
5,000 leke 10,000 leke 20,000 leke |
4 | Per parkime ne trotuar përgjatë Lungomare | 20,000 leke |
5 | Mos respektimin te orarit te nisjes se autobuzave ne stacione | 5,000 – 10,000 leke |
6 | Për dalje nga linja pa autorizim | 5,000 – 10,000 leke |
7 | Qëndrim me hapje dere te mjeteve te transport tranzit | 5,000 – 10,000 leke |
- Per zbatimin e këtyre penaliteteve ngarkohet Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve
- Ne Baze e Marrëveshjes “Midis Ministrisë se Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Vlorës, me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake ne fushën e kontrollit dhe parandalimit te kundërvajtjeve rrugore”, Autorizohet Policia e Shtetit te luaje rolin e agjentit tatimor.
8. Niveli i gjobave per inspektoratin veterinar të jetë si më poshtë:
Nr. | Emërtimi | Gjoba |
1 | Për mishin e therur të tregëtuar të pa çeritifikuar nga Inspektoriati Veterinar | 5,000 – 10,000 lekë
|
2 | Mbajtja e kafshëve të prodhimit brenda territorit të Qytetit | 10,000 deri 20,000 lekë për herë të parë, për rast të përsëritur deri në konfiskim të kafshës |
3 | Në rast të mbajtjes së bletëve, lepujve, shpendëve ( pula, pata, pëllumba, e.t.j të ngjashme me to) në ambientet e banesave kolektive apo banesave individuale brenda territorit të Njësisë Administrative Vlore. | 10,000 – 20,000 lekë |
4 | Në rast të konstatimit të tregëtimit të kafshëve të prodhimit jashtë tregjeve të miratuara nga Bashkia | 5 000 lekë |
5 | Në rast të konstatimit të therjeve të kafshëve të prodhimit jashtë vendeve të përcaktuara nga Bashkia | 10,000 deri 20,000 lekë për herë të parë, për rast të përsëritur deri në konfiskim të kafshës |
- Per zbatimine këtyre penaliteteve ngarkohet Njesia e Veterinarise
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KËSHILLI I BASHKISË VLORE
V E N D I M
Nr.18. date 08.05.2008
“PËR VENDOSJEN E GJOBAVE PËR SHKELJET E KRYERA
NGA SHOQËRITË E NDËRTIMIT”
Keshilli i Bashkise Vlorë në mbledhjen e datës 08.05.2008, në zbatim te Ligjit Nr. 8652, date 31.07.2000 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” neni 10, pika 3/1, neni 32, pika k; Ligjit Nr. 7697, datë 07.04.1993 “Për kundravajtjet administrative”, me ndryshimet e mëvonshme, nenet 3, 4, 5; Ligjit Nr.8934, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e Mjedisit”, Neni 60, paragrafi 2, Neni 73; Ligjit Nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar; Ligjit Nr.9010, datë 13.02.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, neni 31, pika 1; Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, neni 4, 5, pika a; VKM Nr.862, datë 05.12.2007 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga inspektoriati ndërtimor e urbanistik kombëtar e ai vendor”, pika 2, paragrafi ç, duke vlerësuar materialin e paraqitur nga Departamenti i Urbanistikës dhe Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Mjedisit:
V E N D O S I:
- Të miratojë vendosjen e gjobave për shkeljet e kryera nga shoqëritë e ndërtimit dhe të transporti si më poshtë
Nr | Emërtimi i shkeljes | Frekuenca e shkeljes | Masa e gjobës |
1 | Mungesa e mjeteve funksionale (pompa uji, lavazhe) në dalje të kantierit të ndërtimit, të cilat shërbejnë për larjen e gomave të makinave si dhe të gjitha pjesëve të jashtme të automjeteve të cilat shkaktojnë ndotje të mjedisit | Për herë të parë | 100.000 lekë |
Për raste të përsëritura | 200.000 lekë | ||
2 | Për ndotjen e hapësirës publike nga gomat dhe paisjet e automjeteve të tipeve dhe tonazheve të ndryshme, të cilat dalin nga kantieri i ndërtimit, pa marrë masat për pastrimin e tyre | Për herë të parë | 100.000 lekë |
Për raste të përsëritura | 200.000 lekë | ||
3 | Mungesa e rrethimit provizor sipas planit të organizimit të punimeve, përreth territorit të kantierit të ndërtimit | Për herë të parë | 100.000 lekë |
Për raste të përsëritura | 200.000 lekë | ||
4 | Për ndotje të hapësirës publike, jashtë rrethimit të kantierit të ndërtimit nga inerte, apo materiale të tjera ndërtimore | Për herë të parë | 5.000 lekë/m2 |
Për raste të përsëritura | 10.000 lekë/m2 | ||
5 | Për rastet kur kamionët, të cilët transportojnë materiale ndërtimore, nuk janë mbuluar dhe që krijojnë ndotjen e hapësirave publike, gjatë transportimit. | 100.000 lekë | |
6 | Për hedhje të mbeturinave ndërtimore jashtë territorit të përcaktuar për këtë qëllim (Jalli)
|
Për herë të parë | 100.000 lekë |
30.000 lekë | |||
Për raste të përsëritura | Heqja e lejes së transporti | ||
7 | Mosrespektimi i kushteve brenda kantierit të ndërtimit, për zbritjen e mbeturinave ndërtimore nëpërmjet vendosjes së tubave të posaçëm nga katet e mësipërme, duke u hedhur më pas në konteinerin e grumbullimit të mbeturinave ndërtimore | Për herë të parë | 100.000 lekë |
Për raste të përsëritura | 200.000 lekë | ||
8 | Për mungesën e mjeteve mbrojtëse në objekt, të cilat shërbejnë për evitimin e ndotjes së ambientit nga pluhurat si dhe respektimin e sigurisë teknike në objekt | Për herë të parë | 100.000 lekë |
Për raste të përsëritura | 200.000 lekë |
- Ngarkohet për zbatimin e pikave 1, 2, 3, 7 dhe 8 të tabelës, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Vlorë.
- Ngarkohet për zbatimin e pikave 4, 5 dhe 6 të tabelës, Policia Bashkiake e Bashkisë Vlorë.
- Vjelja e gjobave të bëhet pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore.
- Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Vlorë, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas Ligjit 8652, datë 31.07.2000, neni 33, pika 6.