Kërkesë për Ambjent me Qera për Kopshtin Nr. 8

 

________________________________________________________________

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA VLORË

Kërkesë për Ambjent me Qera për Kopshtin Nr. 8

Kriteret teknike që duhet të plotësojë godina që do merret me qera për Kopshtin nr. 8:

1. Godina preferohet të jetë e mobiluar dhe me ambjent të përshtatshëm për kopësht.

2. Të ketë ambiente të brendshme për 85 fëmijë.

3. Të ketë të paktën një ambient (zyrë) për stafin.

4. Të ketë tualete funksionale të përshtatshme për fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç.

5. Të disponojë hapësirë të jashtme dhe të brendshme argëtuesepër fëmijët.

6. Ambjenti i jashtëm (oborri) të jetë i rrethuar në mënyrë që të garantojë siguri për fëmijët dhe i pajisur me lodra për fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç.

7. Të ketë furnizim me ujë të rrjedhshëm për 24 orë.

8. Të ketë rrjet elektrik të sigurt, në mënyrë që të përballojë ngrohjen gjatë periudhës së dimrit

9. Godina duhet të ndodhet në Lagjen “Pavarësia”.

1. Oferta e qeradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:

a. Kërkesa e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurim;

b. Planimetria e godinës;

c. Fotokopje e noterizuar e çertifikatës së pronësisë dhe kartelës së pasurisë;

d. Përshkrim i gjendjes së ambjentit i shoqëruar me foto;

e. Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qeradhënës;

f. Të mos ketë detyrime të prapambetura(të energjisë elektrike,ujë etj.);

Të interesuarit (ofertuesit qeradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumetacionin brenda 5 ditëve nga data e publikimit në Protokollin e Bashkisë Vlorë;

You may also like...