Vlora është shpallur një nga 13 qytetet evropiane të përcaktuara si “Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2024” nga ACES Europe. Për këtë arsye viti 2024 do t’i kushtohet tërësisht sportit dhe disiplinave sportive në qytet. Përmes një programi ambicioz aktivitetesh dhe përdorimit të sportit si një mjet për të përmirësuar jetësën e fëmijëve , të rinjve , moshës së tretë dhe komunitetit në tërësi duam të rrisim nivelin e gjithëpërfshirjes me synimin final për të transformuar jetën sociale dhe kulturore në qytet.