NJOFTIM PËR RIKONFIRMIM TË DOKUMENTACIONIT
NJOFTIM
PËR RIKONFIRMIM TË DOKUMENTACIONIT PËR FAMILJET DHE
INDIVIDËT QË KANË APLIKUAR PRANË BASHKISË VLORË, PËR TË
PËRFITUAR STREHIM NË APARTAMENTET E NDËRTUARA NGA ENTI
KOMBËTAR I BANESAVE NË LAGJEN “KUSHTRIMI” TEK ISH-
FRIGORIFERI, VLORË
Njoftohen familjet dhe individët e pastrehë, që kanë aplikuar pranë Bashkisë Vlorë
sipas njoftimeve të publikuara për periudhat;
-7 shtator deri në 15 dhjetor të vitit 2021
-2 shkurt deri në 2 maj të vitit 2022
-22 dhjetor të vitit 2022 deri në 15 janar të vitit 2023
Aplikuesit e periudhave të sipër përmendura, duhet rikonfirmojnë
dokumentacionin në përshtatje me ndryshimet sipas ligjit 48/2023, datë 22.06.2023
”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, për të
përfituar strehim në apartamentet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave në
lagjen “Kushtrimi”dhe tek Ish-Frigoriferi Vlorë.
Me qëllim përmbylljen e proçedurave dhe finalizimit të proçesit të ndarjes së
këtyre apartamenteve për familjet e pastreha që plotësojnë kushtet dhe kriteret e
programit të banesave me kosto të ulët BKU, afati i rinovimit të dokumentacionit
do të jetë nga data 06.11.2023 deri në 13.11.2023
Dokumentacioni që duhet të rinovohet brenda këtij afati është:
1. Çertifikatë familjare
2. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara
3. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për
individë me aftësi të kufizuara
4. Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje
5. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me
ligjin
6. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për
pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që
janë në marrëdhënie pune
7. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për
derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
sëbashku me pasqyrat financiare si person fizik.
8. Deklaratë noteriale e kryefamiljarit për të ardhurat që dërgohen nga anëtarët
e familjes që ndodhen në të njëjtën çertifikatë familjare, por punojnë
jashtë Shqipërisë.
9. Vërtetim për pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore
*Dokumentacioni i sipërpërmendur mund të sigurohet lehtësisht pa pagesë nëpërmjet
portalit qeveritar e-Albania
Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, me qëllim minimizimin e kostove
financiare dhe kursimin e kohës, Bashkia Vlorë merr përsipër të sigurojë
dokumentacionin e përgjithshëm, nëse aplikantët depozitojnë deklaratën
e pëlqimit për mbledhjen e tyre.
Dokumentacioni i cili me dhënien e pelqimit nga ana juaj mund të
sigurohet nga BASHKIA, është si më poshtë :
1. Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore
2. Vërtetim nëse janë të regjistruar si tatimpagues në Drejtorinë Rajonale të
Tatimeve Vlorë
3. Vërtetim nga ASHK për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të
familjes dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë
në 5 vitet e fundit
4. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes për anëtarët e familjes të
përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat
me aftësi ndryshe.
5. Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore për personat e përfshirë
në programin e pagesës së papunësisë.
6. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension