Konsultim me publikun me temë: Konsultim publik për buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
KOORDINATORI I NJOFTIMIT DHE KONSULTIMIT PUBLIK
NJOFTIM
Konsultim me publikun me temë: Konsultim publik për buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024.
Në zbatim të ligjit nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” neni 18; ligjit nr.119/2014 “Per të drejtën e informimit” , ligjit nr.146/2012 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3,4 neni 52; Rregullores e Organizimit dhe Funksionimit të Bashkisë; si dhe Urdhrit nr.11769 datë 4.10.2023.
Ju njoftojmë se:
Në datat e caktuara sipas kalendarit më poshtë do të realizohet Konsultimi publik për buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024 me përfaqësues: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative, përfaqësues nga komuniteti, grupet e interesit, media dhe OJF.
Ky konsultim ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me buxhetin afatmesëm 2024-2026 dhe planifikimi për projektbuxhetin e vitit 2024 të Bashkisë Vlorë.
Komentet dhe rekomandimet e grupeve të interesit janë të mirëpritura, brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik në adresat e emaileve: daut_zeraj@hotmail.com dhe albana.naci@gmail.com
DataOraVendi
Rajoni 1 11.10.202316.30Bar Hallowen
Rajoni 217.10.202316.30Pallati i Kulturës
Rajoni 316.10.202316.30Pallati i Kulturës
Rajoni 412.10.202316.30Bar Relax Bar
Rajoni 513.10.202316.30Bar 8 Nëntori
Njësia Administrative Orikum10.10.202317.00Në ambjentet e NjA
Njësia Administrative Shushicë 05.10.202317.00Në ambjentet e NjA
Njësia Administrative Novoselë 06.10.202317.00Në ambjentet e NjA
Njësia Administrative Qendër09.10.202317.00Në ambjentet e NjA
Pjesëmarrja juaj në këtë takim është shumë e rëndësishme për garantimin e një procesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës!
Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”,Tel. 033421 201, Fax.: 033421201, www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al