NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT
I nderuar taksapagues!
Administrata Tatimore e Bashkise Vlorë, në zbatim të legjislacionit tatimor në Republikën e Shqipërisë dhe V.K.B-së nr. 79, datë 02.12.2021’’Për disa ndryshime në V.K.B-në nr.88,datë 24.12.2020 Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në teritorin e bashkisë Vlorë’’ ka kryer vlerësimin me detyrimet tatimore për cdo person të tatueshëm.
Me anë të këtij njoftimi, ju kujtojmë se afati i pagesës së detyrimeve tatimore, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Bashkisë është data 20 Prill 2023.
Nisur nga kjo, Drejtoria e të Ardhurave Vendore mbasi ju ka përcjellë zyrtarisht Njoftim Vlerësimin për detyrimet tatimore, ju rikujton afatin e pagesës datën 20 Prill 2023.
Mospagimi në afat i detyrimit tatimor, detyron secilin të paguajë kamatvonesë në 0.06% të vlerës së detyrimit të papaguar, për cdo ditë vonesë.
Për cdo sqarim që do t’u duhet, jeni të lutur të komunikoni me specialistët e vlerësimit tatimor rajoni/njësi administrative të Drejtorisë së të Ardhurave Vendore, pranë Gjendjes Civile.
Ju faleminderit për kontributin tuaj!