NJOFTIM PËR VIJIMIN E APLIKIMEVE PËR NDARJEN E APARTAMENTEVE TË NDËRTUAR NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE DERI NË DATËN 15 JANAR 2023
Në zbatim të ligjit nr.22/2018, datë 03.05.2018 ”Për strehimin social”, të Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Mbi zbatimin e programit për banesat me kosto të ulët në Bashkinë Vlorë” të nënshkruar midis Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Vlorë, si edhe tëshkresës Nr.1573prot., datë 08.04.2021 të Entit Kombëtar të Banesave drejtuar Bashkisë Vlorë“Kërkesë për vënien në dispozicion të listës sëfamiljeve që përfitojnë strehim në dy banesat e ndërtuara në qytetin e Vlorës” ;
Njoftohen familjet dhe individët, që janë regjistruar si të pastrehë pranë Bashkisë Vlorë, për vijimin e proçedurave të ndarjes së dy objekteve me 75 apartamente në lagjen “Kushtrimi”, tek ish-frigoriferi.
Qëllimi i këtij programi është: Zbutja e problematikave të strehimit për familjet që kanëaplikuar pranë Bashkisë Vlorë për të përfituar banesëmë kosto të ulët BKU, si një nga prioritetet qeverisë shqiptare për strehimin social në vend.
MATERIAL INFORMUES MBI PROGRAMIN:
Enti Kombëtar i Banesave gjatë viteve 2019-2021 ka financuar dhe ndërtuar në lagjen “Kushtrimi”, Rajoni Nr.5, Vlorë, nëterritorin e ish-frigoriferit, dy objekte banimi me 8 kate dhe 1 kat nëntokë (garazhe), me 75 apartamente gjithsej me struktura dhe sipërfaqe sipas tabelës së mëposhtme:
Nr. |
Struktura e apartamentit |
Sipërfaqja/m2 |
Numri i apartamenteve |
1 |
1+1 |
64 |
26 |
2 |
2+1 |
77,4 |
11 |
3 |
2+1 |
81 |
15 |
4 |
2+1 |
81,4 |
15 |
5 |
3+1 |
94,4 |
4 |
6 |
Garsoniera |
47 |
4 |
|
GJITHSEJ |
|
75 |
Enti Kombëtar i Banesave i sugjeron Bashkisë Vlorë që tëmiratojë një listë me 75 emra, të ndjekur me një listë rezervë me të paktën 40 emra.
Këto apartamente mund të shiten me këste mujore për 15 vjet me interes 3% në vit, ose me pagesë të menjëhershme, me kosto reale ndërtimi. Për këtë Enti Kombëtar i Banesave ka tëmiratuara edhe dy marrëveshje bashkëpunimi me dy banka tënivelit të dytë, BKT dhe ALPHA, me qëllim që dhe qytetarët përfitues mund t’u drejtohen këtyre bankave për të marrë kredi me kushte lehtësuese.
Bazuar në ligjin 22/2018, datë 03.05.2018 “Për strehimin social” neni 2, pika 45 dhe neni 48 familjet dhe individët që përfitojnë banesë me kosto të ulët, duhet të plotësojnë kushtin e tëardhurave minimalë dhe maksimalë. Strukturat e apartamenteve që përfitojnë këto familje përcaktohen sipas normave tëstrehimit bazuar në aktet nënligjore në fuqi.
Tabela me kufijtë e të ardhurave minimalë dhe maksimalë të përcaktuara sipas numrit të personave në familje dhe strukturat përkatëse të apartamenteve që përfitojnë:
Struktura e apartamentit |
Struktura e familjes (Numri i personave) |
Të ardhurat minimale mujore(lekë) |
Të ardhurat maksimale mujore(lekë) |
Garsoniera |
1 |
32922 |
53786 |
Garsoniera |
2 |
47797 |
71636 |
1+1 |
3 |
50165 |
79518 |
2+1 |
4 |
57789 |
93945 |
3+1 |
5-6 |
66126 |
103051 |
Kufiri maksimal përbën kriter skualifikues, kurse kufiri minimal një nivel orientues.
Proçedurat dhe afati i aplikimit:
Qytetarët e interesuar do të tërheqin pranë Drejtorisë sëMarrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Vlorë formularin e kërkesës dhe listën e dokumentave që duhet të plotësojnë, sipas VKM Nr.384 datë 12/06/2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, ose do t’i shkarkojnëdrejtpërdrejt nga ky njoftim në faqen zyrtare të Bashkisë në internet.
Paraqitja e dokumentacionit të plotësuar do të bëhet pranëdrejtorisë së mësipërme dhe do të regjistrohen me numërprotokolli.
Aplikimet do të fillojnë në datën 22/12/2022 dhe do të vijojnë deri në datën 15/01/2023.
Struktura përgjegjëse për strehimin pranë Drejtorisë sëInfrastrukturës dhe Investimeve Publike do të ofrojë ndihmë active për plotësimin e formularëve të aplikimit dhe dokumentacionit për cilindo aplikues që ka nevojë, duke u kujdesur veçanërisht për individët me aftësi të kufizuar.
Përzgjedhja e aplikimeve
Lista e përfituesëve dhe dokumentacioni përkatës do tëvlerësohen nga komisioni i strehimit të Bashkisë Vlorë, së bashku me komisionin e përbërë nga anëtarë të Këshillit tëBashkisë, të Entit Kombëtar të Banesave etj. Sektori i strehimit do të njoftojë të gjithë aplikantët jofitues për këtë vendimmarrje.
Aplikantët jofitues mund të paraqesin ankesat e tyre pranë kryetarit të bashkisë lidhur me skualifikimin.
Miratimi i listës së përfituesëve do të bëhet me Vendim të Këshillit të Bashkisë Vlorë.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët është si vijon:
-banesat rrezik shembje
-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore
-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit
-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës
Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë.