SHPALLJE PËR NGRITJE NË DETYRË (Përgjegjës, në Njësinë e Prokurimit)

Lloji i diplomës: “Shkenca Juridike” niveli minimal i diplomës “Master shkencor”

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 njofton se për plotësimin e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e ngritjes ne detyrë.

 

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 17.01.2023

 

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 30.01.2023, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligji   nr. 162 /2020 “Për Prokurimin Publik”
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates 02.02.2023

You may also like...