SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL (Specialist “Inxhinier Ndertimi” dhe Specialist “Arkitekt” në Drejtorinë e Urbanistikës)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
(Specialist “Inxhinier Ndertimi” dhe Specialist “Arkitekt”

në Drejtorinë e Urbanistikës)

Lloji i diplomës "Inxhinieri Ndertimi" dhe “Arkitekturë”, niveli minimal i diplomës

"Master Shkencor"

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe
të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë
Vlorë shpall procedurat e pranimit në shërbimin civil për pozicionet:
Specialist Inxhinier Ndertimi dhe Specialist “Arkitekt”

në Drejtorinë e Urbanistikës
kategoria IV-a

Pozicionet më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për
procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicionet janë
ende vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në
shërbimin civil.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të

njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE: 13 Prill 2022

Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL: 18 Prill 2022

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Specialist Inxhinier Ndertimi është:
a. Studion dhe jep zgjidhje problemeve lidhur me rrjetin rrugor duke bashkerenditur
punen me Sektorin e Planifikimit te Territorit.
b. Koordinon me Drejtorine e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike per projektet e
Bashkise Vlore.
c. Perpilon analizen e cmimeve te preventivave te objekteve te projektuara.
d. Trajton në kohë dhe me profesionalizëm kërkesat e qytetarëve/subjekteve ndërtuese,
si dhe korrespondencën me institucionet në përputhje me aktet ligjore ne fuqi;
e. Ndjek detyrat e ngarkuara nga eprori dhe raporton për çdo problem që del gjatë
punës.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Specialist Arkitekt është:
a. Vlerëson dokumentacionin që shoqëron aplikimet e kryera elektronikisht në fazën e
shqyrtimit në formë dhe në përmbajtje të këtij dokumentacioni;
b. Harton procedurat për Planin e Detajuar Vendor
c. Trajton në kohë dhe me profesionalizëm kërkesat e qytetarëve/subjekteve ndërtuese,
si dhe korrespondencën me institucionet në përputhje me aktet ligjore ne fuqi;
d. Ndjek detyrat e ngarkuara nga eprori dhe raporton për çdo problem që del gjatë
punës.
1 LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të
gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në “Inxhinieri Ndertimi” dhe “Arkitekturë”.
Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë,
dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë
Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 13.04.2022.

Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 15.04.2022, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në portalin
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që
plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, datën e intervistës, vendin dhe orën.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta
do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë, nëpërmjet
adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET
INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
 Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
 Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
 Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
 Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit”
 Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
 Kodin e Proçedurave Administrative,
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me
fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
 Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 Eksperiencën e tyre të mëparshme;
 Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet
apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të
Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të
shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për
shpalljen e fituesit.
2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të
procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende janë vakante, këto pozicione janë të
vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE
SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët
plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e
një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas
ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në “Inxhinieri Ndertimi” dhe “Arkitekturë”.
Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës.
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda
datës 18.04.2022 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 28.04.2022, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen
zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që
plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën,
vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret
e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e
moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
 Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
 Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
 Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
 Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit”
 Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

 Kodin e Proçedurave Administrative,
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për
pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të
Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare
dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë
procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës
së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion
në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
– mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme
faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data 15.04.2022.

You may also like...