NJOFTIM PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË BANESAVE ME KOSTO TË ULËT, NËPËRMJET SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDIVE NGA BUXHETI I SHTETIT
Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, neni 44, 47, 48, të VKM Nr.453 datë 03.07.2019 ” Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe proçedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti”, të VKM Nr.384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, të shkresës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Nr.1237prot., datë 24.01.2022 “Mbi fondet për programet e strehimit për vitin 2022”, Bashkia Vlorë njofton zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredisë me kushte lehtësuese nga buxheti i shtetit për vitin 2022.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë përzgjedhjen e bankave, që do të menaxhojnë projektin për kreditimin e familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti i shtetit dhe, konkretisht:
-Banka Raiffeisen
-Banka Kombëtare Tregtare
-Banka Intesa Sanpaolo
Çdo individ/familje mund ti drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe më pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.
MATERIAL INFORMUES
Kushtet e kreditimit:
I.Banka Kombëtare Tregtare
-Monedha e kreditimit: lek
-Afati maksimal i kredisë: 420 muaj
-Norma e interesit: Bono Thesari 12 mujore+1,45%
-Komisioni i disbursimit: 1%
-Shuma e kredisë në raport
me vlerën e banesës : 80%
-Lloji i kolateralit të pranuar: pasuria e patundshme që do të blihet
- Intesa Sanpaolo Bank
-Monedha e kreditimit: lek
-Afati maksimal i kredisë: 360 muaj
-Norma e interesit: Bono Thesari 12 mujore+0,5%, por jo më pak se 2%
-Komisioni i disbursimit: 0%
-Shuma e kredisë në raport
me vlerën e banesës : 85%
-Lloji i kolateralit të pranuar: pasuria e patundshme që do të blihet
III. Raiffeisen Bank
-Monedha e kreditimit: lek
-Afati maksimal i kredisë: 360 muaj
-Norma e interesit: Tribor 12 –mujor, por jo më pak se 3%
-Komisioni i disbursimit: 0%
-Shuma e kredisë në raport
me vlerën e banesës : 80%
-Lloji i kolateralit të pranuar: pasuria e patundshme që do të blihet
Interesi i kredisë
Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3%, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit.
Kohëzgjatja e kredisë
Kohëzgjatja e kredisë është në varësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka.
Të ardhurat e familjeve: Niveli maksimal dhe minimal i të ardhurave të familjeve sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë dhe kufiri maksimal i kredisë është si vijon në tabelë:
Nr. | Numri i
përfituesëve |
Struktura e familjes | Struktura e apartamentit | Kufiri maksimal i kredisë | Niveli minimal i të ardhurave | Niveli maksimal i të ardhurave |
1 |
62 |
1 | garsonierë | 3,090,000 | Paga minimale | 41710 |
2 | 2 | garsonierë | 3,090,000 | “ | 73368 | |
3 | 3 | 1+1 | 3,708,000 | “ | 88144 | |
4 | 4 | 2+1 | 4,326,000 | “ | 100517 | |
5 | 5-6 | 3+1 | 5,253,000 | “ | 103098 |
Kufiri maksimal përbën kriter skualifikues, kurse kufiri minimal një nivel orientues.
Kategorizimi i familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët, nëpërmjet kredisë me kushte lehtësuese
Përfitojnë banesë me kosto të ulët, nëpërmjet subvencionit të interesave të kredive;
- Familjet apo individët që në kohën e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pasur në pronësi një banesë të paktën 5 vitet e fundit
- Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit
- Familjet e dëbuara apo të nxjerra forcërisht nga banesat e palegalizuara për efekt të zbatimit të planeve rregulluese
- Bëjnë pjesë në një nga pikat 1,2,3 dhe kanë të ardhura brenda kufijëve të përcaktuar sipas akteve ligjore (shih tabelën përkatëse)
-Përparësi do të kenë;
- Individët e rinj dhe familjet që kanë në përbërje një çift të ri,
2.Familjet e mesme, duke patur parasysh që në fund të kredisë mosha e aplikantëve të mos jetë më shumë se 65 vjeç,
për shkak se;
-Programi ka ndikim të gjatë në kohë,
-Mund ta përballojnë masën e kredisë për shkak të moshës dhe nivelit të të ardhurave që mund të disponojnë.
Shënim: Ky program për vetë specifikën që ka nuk është për familje në nevojë, të papunë, me probleme sociale, por për familje me prindër të aftë për punë.
Proçedurat dhe afati i aplikimit:
Qytetarët e interesuar do të tërheqin pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Vlorë formularin e kërkesës dhe listën e dokumentave që duhet të plotësojnë, sipas VKM Nr.384 datë 12/06/2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, ose do t’i shkarkojnë drejtpërdrejt nga ky njoftim në faqen zyrtare të Bashkisë në internet.
Paraqitja e dokumentacionit të plotësuar do të bëhet pranë drejtorisë së mësipërme dhe do të regjistrohen me numër protokolli.
Aplikimet do të fillojnë në datën e shpalljes së këtij njoftimi dhe do të vazhdojnë për dy muaj.
Struktura përgjegjëse për strehimin pranë Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Investimeve Publike do të ofrojë ndihmë active për plotësimin e formularëve të aplikimit dhe dokumentacionit për cilindo aplikues që ka nevojë, duke u kujdesur veçanërisht për individët me aftësi të kufizuar.
Përzgjedhja e aplikimeve
Lista e përfituesëve dhe dokumentacioni përkatës do të vlerësohen nga komisioni i strehimit të Bashkisë Vlorë mbi bazën e sistemit të pikëzimit. Sektori i strehimit do të njoftojë të gjithë aplikantët jofitues për këtë vendimmarrje.
Aplikantët jofitues mund të paraqesin ankesat e tyre pranë kryetarit të bashkisë lidhur me skualifikimin.
Miratimi i listës së përfituesëve do të bëhet me Vendim të Këshillit të Bashkisë Vlorë.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët është si vijon:
- Për të dhënat personale të aplikantit:
- Çertifikatë e lindjes së aplikantit
- Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore
- Për vërtëtimin e kushteve familjare :
- Çertifikatë familjare
- Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara
- Për vërtetimin e kushteve sociale:
- Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara
- Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar.
- Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant, punëtor emigrant, azilkërkues
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, etj
- Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje
- Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin
- Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI
- Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë
- Për vërtetimin e kushteve ekonomike
- Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune
- Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes
- Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar
- Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
- Për vërtetimin e kushteve të strehimit
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi të ka humbur për shkak të një fatkeqësie, ose force madhore.
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.
- Akt-verifikimi nga njësia vendore për
-banesat rrezik shembje
-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore
-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit
-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës
Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë.
FORMATI I SISTEMIT TË PIKËZIMIT
KRITERET E PIKËZIMIT | Pikët | |
1.1 | KUSHTET E STREHIMIT | Totali 30 |
A | Nuk disponon apartament në pronësi | 7 |
B | Banojnë në banesa rrezik shembje | 4 |
C | Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi | 4 |
Ç | Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore ose zbatimit të një vendimi gjyqësor | 5 |
D | Familjet e dëbuara apo të nxjerra forcërisht nga banesat e palegalizuara, për shkak të investimeve publike | 10 |
1.2 | KUSHTET FAMILJARE | Totali 28 |
A | Familje njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë | 5 |
B | Persona në pension, që nuk janë strehuar në institucionet e përkujdesjes shoqërore. | 3 |
C | Familje me më shumë se katër fëmijë | 5 |
Ç | Çiftet me moshë totale jo më të madhe se 60 vjeç | 15 |
1.3 | KUSHTET SOCIALE | 22 |
A | Personat me aftësi të kufizuar | 3 |
B | Personat me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror deri në 30 vjeç | 3 |
C | Emigrant i rikthyer, punëtor emigrant | 5 |
Ç | Familje të policëve të rënë në detyrë | 5 |
D | Viktima të dhunës në familje | 3 |
E | Anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian | 3 |
1.4 | KUSHTET EKONOMIKE | 30 |
A | Familje me të ardhura brenda kufijëve të miratuar | 30 |
B | Familje me të ardhura jashtë kufijëve | 0 |
Shënim: Pikët maksimale që mund të përfitojë një familje janë 100.