Njoftim për vend të lirë pune

​​BASHKIA VLORË

_________________________________________________________________________

`

Njoftim për vend të lirë pune

Specialist Jurist dhe i Prokurimit

mbёshtetje Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjenvendore”, Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i punës iRepublikës Shqipërisë” (i ndryshuar); VKB Nr. 36, date 28.03.2019 “Për Ngritjen  e  Ndërmarrjes  Publike Bashkiake  për  Menaxhimin  e  Mbetjeve  Urbane  Bashkisë Vlorë”, Bashkia e Vlorës shpall konkursin përplotësimin e vendit  vakant për stafin e NdërrmarrjesPublike për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane Bashkisë Vlorës (MIM Vlorë) si mëposhtë:

Specialist Jurist dhe i Prokurimit

Detyrat Kryesore do kryej personi në këtëpozicion:

Përgjegjës për mirëadministrimin e sigurimin e asistencës ligjore dhe juridike për cdo cështje që kërkohet për t’u trajtuar, në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave të të gjitha strukturave të ndërmarrjes.
Verifikon zbatimin dhe respektimin e ligjit në çdo procedurë administrative që ndjek institucioni.
Kontribuon në zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve që parashtrohen në rrugë administrative, e gjyqësore për çështje me natyrë ligjore dhe juridike.
Siguron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për Drejtorin, në lidhje me përditësimin e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe për relacionet dhe projekt-vendimet që i propozohen për miratim Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.
Harton, përmirëson e standardizon kontratat, marrëveshjet, që ndërmarrja lidh me subjekte fizike dhe juridike, vendase e të huaja, në përputhje me legjislacionin vendas.
Asiston me konsulencë juridike për mosmarrëveshjet që mund të lindin nga zbatimi i kontratave apo marrëveshjeve në rastet e konflikteve civile, nga mosrespektimi korrekt i tyre, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, saktësimin e hapave proçedurialë që do të ndërmerren në raste të tilla.
Siguron dhe përgatit për Drejtorin, përgatitjen e shkresave, dokumentacioneve, kontratave  dhe raporteve që lidhen me Kontratat dhe Marrëveshjet e lidhura nga ndërmarrja.
Përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve të blerjeve dhe prokurimeve publike në ndërmarrje dhe sigurohet që artikujt e blerë të jenë me kosto efikase dhe me cilësi të lartë.
Mbikëqyr dhe komunikon me stafin teknik, mbajtjen e marrëdhënieve pozitive me furnizuesit, vlerësimin e opsioneve të furnizimit, miratimin e blerjeve dhe mbajtjen e procesverbaleve dhe dokumentacioneve të sakta.
Përgjegjës për të negociuar deri në fund një proces prokurimi dhe të sigurohen që të gjitha blerjet të jenë në përputhje me standardet e legjislacionit shqiptar dhe të ndërmarrjes.
Zbaton me përpikmëri proçedurën e ndërmarrjes për prokurimet e vogla, prokurimet e mallrave dhe shërbimeve dhe hartimin e regjistrit vjetor të parashikimeve;
Rishikon, krahason, analizon dhe miraton mallrat dhe shërbimet që do të blihen;
Menaxhon inventarët dhe mban shënime të sakta të blerjeve dhe çmimeve, përgatit buxhetet, analizat e kostos dhe raportet.
Realizon brenda afatit të përcaktuar nga ana ligjore të gjitha prokurimet për punët publike apo investimet, duke bërë të mundur realizimin e objektivave të institucionit.
Kujdeset për sigurimin e transparencës dhe jodiskriminimit gjatë zhvillimit të proçedurave të prokurimit për punët publike dhe investimet e lidhura me to;
Mban marrëdhënie me tretët sipas kërkesave të eprorëve dhe nxit pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit, konkurrencën ndërmjet tyre, si dhe siguron barazi në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve që u ngakohen ofertuesve.
Përgatit në kohë dhe me cilësi materiale informuese për eprorët, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e detyrave të njësisë organizative
Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të zotërojë diplomë të nivelit master, në degët: Juridik.
Të ketë përvoja të mëparshme pune preferohet 3-5 vjet në pozicione te ngjashme në institucione publike apo private;
Aftësi lidershipi dhe menaxhimi i ekipit duke përfshirë ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve;
Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit të avancuara dhe metodologjisë së kërkimit si dhe të ligjit të Prokurimeve nëvecanti;
Aftësi të demonstruara në shkrimin dhe prezantimin e raportit.
Të ketë aftësi të mira profesionale, analitike, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit (CV)
b- Fotokopje letërnjoftimit (ID);
c- Fotokopje noterizuar diplomës
d- Fotokopje norterizuar listës notave
e- Fotokopje librezës punës ( gjitha faqet vërtetojnë eksperiencën punë);
f- Vetëdeklarim gjendjes gjyqësore.
g- Çertifikata kualifikimi, trajnimi (në rast se ka)
h- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
i- Dëshmi të gjuhëve të huaja (në rast se ka)

Si aplikoni:

Nëse jeni interesuar për aplikuar për këtë pozicion, jeni lutur dorëzoni dokumentat e cituara sipër  me  postë  apo drejtpërsëdrejti Zyrën e Informacionit teBashkise se Vlorës adresën: Sheshi “4 Heronjte, Vlorë, ose adresën elektronikeburimenjerezore@vlora.gov.al brenda datës 28 Dhjetor2021.

Kandidatët do vlerësohen lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën lidhje me pozicionin punës nëpërmjet intervistës me gojë; 60 pikë

b- Eksperiencën e tyre mëparshme; (CV, kualifikimet, trajnimet etj.) 40 pike

përfundim vlerësimit kandidatëve, Bashkia e Vlorës do t’i njoftojë kandidatët individualisht mënyrëelektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës e-mail) dhe do shpallë fituesin faqen zyrtare dhe stendat e informimit publikut Bashkisë Vlorë.

Sigurojmë gjithë aplikantët se aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të larë dhe sipas ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr.42, datë 22.07.2014 të Republikës së Shqipërisë.

You may also like...