BASHKIA VLORË_________________________________________________________________________
Njoftim për vend të lirë pune
Specialist i Protokollit dhe Asistent I Drejtorit të Përgjithshëm
Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjenvendore”, Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i punës iRepublikës të Shqipërisë” (i ndryshuar); VKB Nr. 36, date 28.03.2019 “Për Ngritjen e Ndërmarrjes Publike Bashkiake për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane tëBashkisë Vlorë”, Bashkia e Vlorës shpall konkursin përplotësimin e vendit vakant për stafin e NdërrmarrjesPublike për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane të Bashkisësë Vlorës (MIM Vlorë) si mëposhtë:
• Specialist i Protokollit dhe Asistent i Drejtorit
Detyrat Kryesore që do të kryej personi në këtëpozicion:
• Përgjegjës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve dhe ndekjen e programeve të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm. • Përgjegjës për administrimin e çështjeve të personelit dhe të burimeve njerëzore.
• Përgatit raporte periodike sipas kërkesës së Drejtorit dhe informon eprorët për ecurinë e punës në ndërmarrje.
• Përgatit në kohë dhe me cilësi materiale informuese për eprorët, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e detyrave të njësisë organizative.
• Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në zhvillimin dhe implementimin e procedurave të institucionit.
• Mban shënime dhe statistika për praninë e stafit, pushimet dhe mungesat.
• Monitoron ndjekjen me përpikëmëri të rregulloreve dhe standardeve të punës.
• Sigurohet për respektimin e afateve, përmbushjeve të kontratave dhe standardeve të cilësisë.
• Mban axhendën dhe kujdesohet për arranxhimin e të gjitha takimeve dhe telefonatave të Drejtorit.
• Mban minutat e takimit dhe proces verbalet përkatëse sa herëqë i kërkohen nga Drejtori.
• Përgjigjet tek Drejtori, për përpunimin të gjithë dokumentacionit arkivor që hyn dhe krijohet në institucion.
• Siguron respektimin e dispozitave në fuqi, për sigurinë e ruajtjes së dokumentacionit dhe cilësinë e përpunimit te tij në përputhje me standartet bashkëkohore;
• Përzgjedh, përpunon dhe përgatit dokumentat për dorëzim në arkivin shtetëror vendor sipas ligjit 9154, si dhe përgatit dokumentacionin ligjor dhe fizik për asgjësim;
• Mban përgjegjësi për administrimin teknik të menaxhimit të informacionit sipas strukturës dhe problematikës.
• Realizon proçesin e krijimit të infrastrukturës bazë për zotërimin e informacionit dhe kanalizimin e tij sipas problematikave të paraqitura;
• Krijon database-in elektronik me të dhenat që disponon në lidhje me dokumentacionin hyrës dhe dalës.
• Siguron zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të informacionit të protokoll-arkivës nëpërmjet vlerësimit të rëndësisë së tij (dokumentacionit/shkresës zyrtare), vendosjes së prioriteteve, në mënyrë që çështjet të mund të identifikohen në kohë dhe të kenë përgjigjen/zgjidhjen brenda afatit të caktuar;
• Realizon detyrat në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe proçedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat më të mira profesionale.
• Personi pergjegjes per perdorimin dhe ruajtjen e vules se institucionit;
• Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor, në degët: shkenca shoqërore, sociale, filologjike apo diplomë të shkollës sëmesme;
• Të ketë përvoja të mëparshme pune preferohet 3 vjet në pozicione te ngjashme në institucione publike apo private;
• Një kuptim solid të menaxhimit dhe të zbatimit të ligjit tëarkivës dhe protokollit;
• Qëndrimi mbështetës ndaj proceseve të forcimit të kapaciteteve të stafit;
• Aftësi të forta organizative, të punës në grup dhe tëmënaxhimit të stresit;
• Aftësi të demonstruara në shkrimin dhe prezantimin e raportit.
• Të ketë aftësi të mira profesionale, analitike, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit (CV)
b- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
c- Fotokopje të noterizuar diplomës
d- Fotokopje të norterizuar të listës së notave
e- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet qëvërtetojnë eksperiencën në punë);
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Çertifikata kualifikimi, trajnimi (në rast se ka)
h- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
i- Dëshmi të gjuhëve të huaja (në rast se ka)
Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dorëzoni dokumentat e cituara më sipër me postë apo drejtpërsëdrejti në Zyrën e Informacionit te Bashkise se Vlorës në adresën: Sheshi “4 Heronjte”, Vlorë, ose në adresën elektronike burimenjerezore@vlora.gov.al brenda datës 28 Dhjetor2021.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin të punës nëpërmjet intervistës me gojë; 60 pikë
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme; (CV, kualifikimet, trajnimet etj.) 40 pike
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia e Vlorës do t’i njoftojë kandidatët individualisht në mënyrëelektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë së Vlorë.
Sigurojmë të gjithë aplikantët se aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të larë dhe sipas ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr.42, datë 22.07.2014 të Republikës së Shqipërisë.