Ne Pallatin e Kulturës se Bashkise Vlore u mbajt Seminari Start-up permes te cilit u be publik celja e projektit CO-CLEAN project – CO-designed and implementation of loCal sustainable energy action.
Me 03 Shtator 2021, ne Pallatin e Kulturës se Bashkise Vlore u mbajt Seminari Start-up permes te cilit u be publik celja e projektit CO-CLEAN project – CO-designed and implementation of loCal sustainable energy action.
Kjo dite ju kushtua rendesise se rritjes se eficences se energjise dhe perdorimit te energjive te rinovueshme ne territoret e perfshira ne kete projekt ne pranine e autoriteteve, teknicieneve dhe qytetareve.
I bashkefinancuar nga Thirrja e II-te per projekte e PROGRAMI INTERREG IPA CBC ITALY–ALBANIA–MONTENEGRO CO-CLEAN bazohet ne Objektivin Specifik 3.2 te Prioritetit te Programit – Promovimi i praktikave dhe mjeteve inovative për të zvogëluar emetimin e karbonit dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në sektorin publik
Partneret e Projektit CO-CLEAN
Bashkia Brindisi – Itali (leader)
Bashkia Vlore – Shqiperi
Bashkia Racale – Itali
Konsorciumi për Zhvillimin Industrial të Luginës Biferno – Itali
Bashkia Berane – Mali i Zi
ne pergjigje te ndryshimit te klimës si një nga sfidat më të mëdha globale të kohës sonë, mobilizohen përmes veprimeve të menjëhershme dhe bashkëpunimit midis autoriteteve vendore, rajonale dhe kombëtare në zonen e projektit.
Udhehequr nga marrëveshja e pare globale nenshkruar në konferencën e klimës në Paris (COP21) në Dhjetor 2015 prej 195 vendeve partneret hartuan qëllimin e përgjithshëm te projektit CO-CLEAN i cili është: Rritja e efikasitetit të energjisë dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme në zonën e programit përmes zbatimit të veprimeve inovative dhe të konsoliduara, trajnimit dhe aktivitete sensibilizuese.
Rezultatet e pritura të projektit janë:
Zbatimi i veprimeve pilot inovative të frymëzuara nga parimet e demokracisë energjetike, në përputhje me DIREKTIVEN E BE 2018/2001 dhe synojnë krijimin e një komuniteti energjetik të përbërë nga qytetarë aktivë të energjisë ose “prozumues”;
Rritja e niveleve të njohurive të punonjësve publikë dhe profesionistëve lokalë për energjinë teknologjitë dhe politikat e efiçencës;
Rritja e niveleve të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe palëve të interesuara për sjelljen korrekte për t’u adoptuar për të zvogëluar përdorimin e energjisë;
Rritja e kapacitetit të partnerëve të projektit, për të realizuar në një mënyrë më të vetëdijshme dhe më efektive, planet e veprimit për energji të qëndrueshme dhe veprime konkrete të kursimit të energjisë në përputhje me DIREKTIVEN E BE 2018/2001.
Projekti CO-CLEAN do te pajis qytetin e Vlores me panele solare te cilet do te instalohen ne nje prej kopshteve te Bashkise Vlore. Kjo nderhyrje do te permiresoje nivelin e mireqenies ne ambjentet e brendeshme nderkohe qe do te reduktoje ndjeshem kostot e energjise.
Qendroni me ne per me teper!
#EUproject #ItalyAlbaniaMontenegro #COCLEAN #Interreg
Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro Opština Berane – Општина Беране Comune di Brindisi Bashkia Vlorë #Racale #COSIB