Bursat 2021-2022
Në mbështetje të VKM-së nr 666 datë 10.10.2019” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxenësit e arsimit parauniversitar në instirucionet arsimore publike, indryshuar për vitin shkollor 2021-2022”, Bashkia Vlorë njofton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura nga qeveria.
Dokumentacioni i nevojshëm për përfitim burse për vitin shkollor 2021-2022:
Nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë në institucionet publike përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve si më poshtë vijon:
Kriteri ekonomik:
a) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësinë mbi 5km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike;
• Çertifikatë familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është rëgjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim për vlerën e ndihmës ekonomike kur familja e përfiton ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme dhe shuma (Sektori i Ndihmës Ekonomike të firmosur nga P/Nd/ekonomike dhe Kryetari i njësisë).
• Vërtetim për të ardhurat mujore të secilit anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç nga qëndra e punës kur janë në marrëdhënie pune (Qendra e Punës).
• Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç që janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë nga (Zyra e Punësimit).
• Vërtetim për vëllezërit dhe motrat që janë nxënës ose student ku të jetë e përcaktuar nëse trajtohen ose jo me bursë dhe nëse kanë aplikuar për bursë për vitin akademik 2020– 2021 (nga shkolla apo fakulteti përkatës).
• Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore ku të jetë e përcaktuar nëse prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç marrin ose jo pension dhe shtesa të tjera (Zyra e Sigurimeve Shoqërore).
• Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
• Vërtetim nga Qarku(kadastra) që disponon ose jo tokë bujqësore për të dy prindërit, në rastin që disponon të jetë e përcaktuar në m2 dhe të ardhura totale që përfitojnë prej saj.
• Vërtetim nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo pronë për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj).
• Vërtetim nga konvikti ku janë regjistruar.
b) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9- vjeçare brënda rrëzes prej 5 km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, dhe që akomodohen në konvikte publike.
• Dokumentacioni njësoj si në pikën (a) shtohet dhe vërtetimi i konviktit ku janë akomoduar.
c) nxënësit, fëmijë të familjeve në nevojë, me ndikim në uljen e nivelit të “braktisjes shkollore”, që janë regjistruar në arsimin bazë, por, në pamundësi financiare, nuk ndjekin arsimin bazë;
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhë në cilin vit shkollor është.
• Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
• Vërtetim nga Drejtori i shkollës dhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar.
Kriteri joekonomik:
a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhë në cilin vit shkollor është.
• Nxënësit me statusin e jetimit duhet të paraqesin statusin ose fotokopje e noterizuar të këtij statusi të përfituar nga Shërbimi Social Shtetëror pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
• Çertifikatë familjare
• Çertifikatën e vdekjes së të dy prindërve
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
• Çertifikatë familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor eshtë.
• Nxënësi që ka humbur kujdestarinë prindërore të dorëzoj vendimin e gjykatës së formës së prerë të humbjës së kujdestarisë nga të dy prindërit, nga (Gjykata e Rrethit).
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
• Çertifikatë familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për nxënësin me aftësi të kufizuar.
• Vërtetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar tëlëshuar nga zyra përkatëse.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
ç) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;
• Çertifikate familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar tëlëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) per nxënësin me aftësi tëkufizuar.
• Vërtetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar tëlëshuar nga zyra përkatëse.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit;
• Çertifikate familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për prindin me aftësi tëkufizuar.
• Vërtetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyra përkatëse.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
• Çertifikate familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vertetim nga shoqata e Romëve.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
• Çertifikate familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vendim gjykate I formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror.
• Vërtetim nga Ministria e Brendshme që jane trajtuar si viktima te trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
• Çertifikate familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Çertifikate vdekje te prindit qe ka rene ne krye te detyres.
• Vërtetim nga Ministria përkatëse që vërteton këtë status.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
g) nxënësit me një prind.
• Çertifikate familjare e nxënësit.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Çertifikate vdekje te prindit.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
Për nxënësit dhe mësuesit e institucioneve tëarsimit special
Nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special, me nevoja të vecanta psiko/sociale, pa konvikt, trajtohen me fonde të buxhetit të shtetit, me një kuotë ushqimore (drekë) me vlerë deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë në ditë, sipas kuotës financiare të percaktuar në pasqyrën nr.4, që ibashkëlidhet këtij vendimi.
Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj kur:
• janë ndarë nga trungu familjar;
• familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
• deklarohen mbetës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.
Dorëzimi i dokumentacionit të mësipërm, nga komisionet e shkollave ose personat e interesuar, sipas kriterit përfitues ku nxënësit studiojnë të kryhet deri në datën 20 Tetor 2021 pranë Sektorit te Arsimit, Cerdheve dhe Sportit, Bashkia Vlorë.