Nr. | OBJEKTI I KONTRATES | Fondi Limit
(pa tvsh) |
Vlera e kontrates
(me tvsh) |
dt e kontrates | OE pjesemarres | OE FITUES | NIPT | AFATI |
1 | Blerje karburant për vitin 2021
1. Blerje naftë për për vitin 2021
2. Blerje benzinë për vitin 2021 |
12,020,158
9,943,643
2,076,515 |
11,932,371 M.F 7.4%
2,491,818 M.F 7.4% |
22.04.2021 |
2 | GEGA OIL | K66801001T | 1 VIT |
2 | Blerje Materiale Elektrike për Ndriçimin Publik dhe Institucione | 11,645,300 | 8,880,000 | 27.05.2021 | 12 | P.F.Ervin Luzi | K71707007Q | 31.12.2021 |
3 | Blerje parketi per riparimin e palestrave te shkollave te qytetit | 2,666,666 | 2,764,320 | 17.03.2021 | 2 | SHAGA. | J96822229J | 1 MUAJ |
4 | Blerje shtylla elektrike ndricimi | 16,666,624 | 15,573,760 | 26.05.2021 | 2 | ELAL COM | K72418010P | 1 MUAJ |
5 | Blerje ushqime për vitin 2021
Loti 1: “Blerje bukë për për vitin 2021” Loti 2: “Blerje vezë, qumësht dhe nënprodukte të tij për vitin 2021” Loti 3: “Blerje fruta, perime për vitin 2021” Loti 4: “Blerje mish dhe nenprodukte të tij për vitin 2021” Loti 5: “Blerje ushqime koloniale për vitin 2021”
|
17,496,200
1,240,400
5,127,280
3,119,920
4,545,080
3,463,520
|
1,488,480
6,151,872
3,390,240
5,454,048
3,484,656 |
30.03.2021
30.03.2021
30.03.2021
30.03.2021
30.03.2021 |
2
1
2
1
3 |
ENKLEJ. ENKLEJ.
3 SH
ENKLEJ.
3 SH |
K56417201G K56417201G
K62721401R
K56417201G
K62721401R |
12 MUAJ |
6 | Blerje bojra për printera dhe makina fotokopjuese” | 2,373,600 | 1,689,750 | 10.01.2022 | 11 | IT Gjergji Kompjuter | K81503063B | 12 muaj |
7 | Blerje detergjentë dhe dezinfektantë për nevoja të Bashkisë Vlorë | 3,300,000 | 3,135,050 | 22.11.2021 | 5 | FLORFARMA | K21405001N
|
12 muaj |
8 | Mbikqyrja e kontratës ”Rikonstruksion i ujësjellësit në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë | 5,871,440 | 6,006,075.60 | 09.06.2021 | 1 | B.O.E “INSTITUTI DEKLIADA-ALB” & “ARENA MK” | K71606006A & L67619801Q | 18 muaj |
9 | Rehabilitimi dhe riasfaltimi i disa akseve rrugore në qytetin e Vlorës | 25,000,000 | 19,251,750 | 08.04.2021 | 5 | K.M.K | L78223801E | 2 muaj |
10 | Ndërtimi i murit Mbajtës dhe Pastrimi i Kanalit KUL në Lagjen Karabash, Bashkia Vlorë | 4,666,666 | 4,111,660 | 07.05.2021 | 3 | Labi | J67209289N | 2 muaj |
11 | Rikonstruksion i ujësjellësit në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë | 733,930,000 | 874,700,215.42 | 09.06.2021 | 1 | B.O.E “GENER 2” + “Rroku GUEST” | K58615301M & K87921701H | 18 muaj |
12 | Rikonstruksion i disa akseve rrugore të Bashkisë Vlorë faza II | 11,771,439 | 13,418,547.6 | 26.05.2021 | 3 | BIBA – X | K32618815N | 1 muaj |
13 | Riasfaltimi i disa rrugëve në fshatin Poro, Njësia Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë | 4,081,971 | 3,329,952 | 25.03.2021 | 4 | B.O.E “Caushi M” & “Sinder AB” | L88419801O & K01531003W | 7 dite |
14 | Rehabilitimi dhe riasfaltimi i rrugës Llakatund – Beshisht | 54,820,172 | 57,142,175 | 10.05.2021 | 10 | B.O.E “AVDULI” & ”A.L-ASFALT” | J66703306O & K81511508A | 1 muaj |
15 | Rikonstruksion i rrugës Panaja – Hoshtimë | 15,166,000 | 15,547,968 | 06.04.2021 | 4 | AVDULI | J66703306O | 15 dite |
16 | Ndërhyrje riparimi në shkollën “4 Heronjtë | 1,828,240 | 1,596,900 | 21.06.2021 | 7 | 2 N | L31615017L | 1 muaj |
17 | Rikualifikim urban në Njësinë Administrative Qendër (Nartë + Sherishtë) | 8,765,833 | 6,000,000 | 25.06.2021 | 7 | SHKËLQIMI 07 | K68121808Ë | 2 muaj |
18 | Ndërhyrje riparimi në cerdhe, kopshte dhe shkolla të Bashkisë Vlorë | 3,332,329 | 2,281,625 | 22.11.2021 | 5 | B.O.E “LABI” & ”J O G I” | J67209289N & J63229478K | 2 muaj |
19 | Rikonstruksion i rrugës së lagjes 1 Maj, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Orikum | 3,937,500 | 3,482,250 | 01.11.2021 | 5 | S P E K T R I | J62903555F | 1 muaj |
20 | Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara | 4,701,180 | 4,145,092.8 | 30.09.2021 | 5 | B.O.E “NGRACAN 1934” & “GLAVENICA” | J87602809S & K17710805A | 1 muaj |
21 | Blerje Kompjutera Desktop, Workstation, Printer AIO, Laptop Praktik | 1,660,000 | 1,944,000 | 05.07.2021 | 1 | PC STORE | L01606034A | 1 muaj |
22 | Mirëmbajtje e sistemit të taksave dhe tarifave Bashkia Vlorë | 4,162,667 | 4,860,000 | 30.07.2021 | 1 | Info Business Solutions shpk | L02214022G | 24 muaj |
23 | Shërbimi mirëmbajtjes të varrezave publike dhe të dëshmorëve të Bashkisë Vlorë | 8,000,000 | 9,523,575.3 | 15.09.2021 | 2 | K & N | J77207215P | 12 muaj |
24 | Shërbimi i dekorit në Bashkinë Vlorë, 12 muaj | 3,215,262 | 3,826,887.6 | 10.09.2021 | 1 | K & N | J77207215P | 12 muaj |
PROKURIMET PUBLIKE BASHKIA VLORE 01.01. – 31.12.2021
PROKURIMET PUBLIKE BASHKIA VLORE 01.01. – 31.08.2021
LIGJ
Nr. 162/2020
PËR PROKURIMIN PUBLIK
KREU XIV
ANKIMI ADMINISTRATIV
Neni 109
E drejta e ankimit
Pas shqyrtimit administrativ, operatoret ekonomikë kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën Administrative të Apelit në përputhje me nenin 121 të këtij ligji, si dhe në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.
Neni 110
Afatet për ankim
- Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen brenda 10 ditëve nga publikimi i njoftimit të kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e
tenderit.
Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është 7 ditë.
- Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen brenda 10 ditëve nga publikimi i njoftimit të fituesit ose publikimi i njoftimi të anulimit.

- Në procedurat e prokurimit me faza mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim.
Në procedurat e prokurimit me faza nën kufirin e lartë monetar ky afat është 7 ditë.
- Në rastin e procedurave për rihapjen konkurrimit për lidhjen e një kontrate, në bazë të një marrëveshjeje kuadër me disa operatorë ekonomikë, me procedurë prokurimi mbi kufirin e lartë monetar, afati për paraqitjen e ankesave është 10 ditë nga data e publikimit të njoftimit të fituesit të kontratës.
Në rastin e kontratave të lidhura në bazë të një marrëveshjeje kuadër, me vlerë nën kufirin e lartë monetar ky afat është 7 ditë.
- Në rastin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit të fituesit.
Nëse është publikuar njoftimi vullnetar për transparencë, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, sa i takon plotësimit të kushteve për përdorimin e kësaj procedure prokurimi, si dhe përmbajtjes së dokumenteve të tenderit.
- Në rastin e konstatimit të një kontrate publike të lidhur pa zhvilluar ndonjë nga procedurat e prokurimit të parashikuara në këtë ligj dhe/ose në rastin kur nuk është publikuar njoftimi i fituesit ose njoftimi i kontratës së nënshkruar, afati për paraqitjen e një ankese lidhur me këtë kontratë është 60 ditë nga dita e konstatimit të saj, por jo më vonë se 6 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
- Në rast se operatori ekonomik nuk paraqet ankesën brenda afateve të parashikuara në këtë nen, atëherë nuk ka mundësi të ushtrojë më të drejtën e ankimit pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
- Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk pengojnë fillimin dhe kohëzgjatjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj. Ankesa quhet e pranuar në ditën e depozitimit të saj pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
Neni 111
Paraqitja e ankesës
- Operatori ekonomik ankimues dërgon njëkohësisht ankesën në autoritetin ose entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik.
Rregulla të posaçme për mënyrën e paraqitjes së ankesës përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
- Ankesa bëhet sipas formularit përkatës, ku shënohen emri dhe adresa e ankuesit, referimi për procedurën konkrete dhe bazën ligjore, ku ankuesi pretendon për shkeljet, pagesa e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të cilat mendon se mbështesin ankimin e tij. Elementet e sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën.
- Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë autoriteti ose enti kontraktor duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi, ajo vlerësohet si e paparaqitur.
- Në çdo rast, paraqitja e ankesës shoqërohet me mandatpagesën e bërë pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Neni 112
Veprimet paraprake
- Me marrjen e ankesës, autoriteti ose enti kontraktor konfirmon në databazën e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik që ankesa është paraqitur pranë këtij institucioni.
Nëse autoriteti ose enti kontraktor konstaton se ankesa nuk është paraqitur në Komisionin e Prokurimit Publik, e refuzon atë si të pavlefshme.
- Pasi konfirmon se ankesa është paraqitur në Komisionin e Prokurimit Publik, autoriteti ose enti kontraktor pezullon vazhdimin e procedurës së prokurimit deri në shqyrtimin plotësisht të ankesës, përfshirë edhe nxjerrjen e një vendimi nga Komisioni i Prokurimit Publik.
- Komisioni i Prokurimit Publik, me marrjen e ankesës në përputhje me këtë ligj, e publikon në bazën e të dhënave të tij, e cila përmban të paktën të dhëna për:
- a) ankimuesin, adresën dhe NUIS-in;
- b) të dhëna të plota për procedurën e prokurimit ( objekt, numër reference, fond limit, datën e zhvillimit të procedurës).
- Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme jo vetëm nga autoriteti ose enti kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar, KPP-ja publikon:
- a) ankesën e plotë në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit;
- b) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar;
- c) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë duke referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.
Neni 113
Të drejtat e operatorëve ekonomikë të interesuar
- Në rastet e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për përzgjedhjen e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit njëkohësisht pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor për paraqitjen e këtyre argumenteve është 7 ditë nga publikimi i ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është 5 ditë.
- Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumente që kundërshtojnë ankesën, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni, nuk mund të ushtrojnë më pas të drejtën e ankimit për vendimin e dhënë në lidhje me ankesën për këtë procedurë prokurimi.
Neni 114
Trajtimi i ankesës nga autoriteti ose enti kontraktor
- Në rastet e ankesave për dokumentet e tenderit, autoriteti ose enti kontraktor duhet të shprehet në lidhje me ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga momenti i konfirmimit të regjistrimit të saj nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Në rastet e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të ofertave, autoriteti ose enti kontraktor duhet të shprehet për ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113 të këtij ligji, për paraqitjen e argumenteve të tyre.
- Në rastin kur për shqyrtimin e ankesës autoriteti ose enti kontraktor ka nevojë të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afati i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni ndërpritet dhe rifillon pasi të ketë siguruar informacionin e kërkuar. Në çdo rast, për pritjen e informacionit të kërkuar afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Në çdo rast, autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar për zgjatjen e afatit.
- Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve në këtë nen, autoriteti ose enti kontraktor mund të vendosë:
- a) pranimin e plotë të ankesës;
- b) pranimin e pjesshëm të ankesës;
- c) refuzimin e ankesës.
- Në çdo rast, autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe dokumentacionin përkatës.
- Kundër vendimit të autoritetit ose entit kontraktor, operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit nga autoriteti ose enti kontraktor, sipas pikës 4 të këtij neni.
- Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas pikës 5 të këtij neni, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për veprimet e autoritetit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Neni 115
Trajtimi i ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik
- Komisioni i Prokurimit Publik shqyrton ankesën e paraqitur, si dhe vendimin e autoritetit ose entit kontraktor, së bashku me dokumentet dhe shpjegimet shoqëruese, që mbështesin këtë vendim si më poshtë:
- a) në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur pranimin pjesërisht të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik vazhdon shqyrtimin:
- për pjesën e ankesës/ pretendimeve që nuk janë pranuar;
- e ankesës/ankesave për pjesën që është pranuar, nëse ka ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre për këtë pjesë në përputhje me nenin 113 të këtij ligji;
- b) në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur pranimin e plotë të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë shqyrtimin e ankesës, nëse ka ankesë nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën në përputhje me nenin 113 të këtij ligji;
- c) në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur mos pranimin e ankesës.
- Në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor pranon pjesërisht ankesën dhe nuk ka ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji, Komisioni i Prokurimit Publik, brenda 3 ditëve nga përfundimi i afatit kohor të përcaktuar në pikën 5 të nenit 114 të këtij ligji, nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes për pjesën e pranuar dhe vazhdon procedurën për pjesën tjetër.
- Në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor pranon plotësisht ankesën, Komisioni i Prokurimit Publik:
- a) nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve nga marrja e vendimit të dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor për këtë ankesë, nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumentet e tyre sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji;
- b) nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve nga përfundimi i afatit kohor të përcaktuar në pikën 5 të nenit 114 të këtij ligji, nëse operatorët ekonomikë të interesuar, që kanë paraqitur argumentet sipas pikës 1 të nenit 113 të këtij ligji, nuk kanë ankimuar vendimin e dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor.
- Në rast se autoriteti ose enti kontraktor nuk ka marrë vendim sipas përcaktimeve të nenit 114 të këtij ligji, Komisioni i Prokurimit Publik menjëherë, por, në çdo rast, jo më vonë se 3 ditë nga mbarimi i afatit të mësipërm, i kërkon dërgimin e informacionit apo dokumentacionit përkatës. Në këtë rast, autoriteti ose enti kontraktor, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni, ka detyrimin të paraqesë në Komisionin e Prokurimit Publik informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar.
Për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendim jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së informacionit apo dokumentacionit nga autoriteti ose enti kontraktor.
Për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është jo më vonë se 20 ditë.
- Në rastin kur për shqyrtimin e ankesës Komisioni i Prokurimit Publik ka nevojë të kërkojë ekspertizë nga palë të treta ose të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afati i përcaktuar në pikën 4 të këtij neni ndërpritet dhe rifillon pasi të ketë siguruar informacionin e kërkuar. Afati për marrjen e vendimit nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Në çdo rast Komisioni i Prokurimit Publik ka detyrimin të vërë në dijeni palët.
Neni 116
Ankesat për prokurimet me vlerë të vogël
- Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, operatorët ekonomikë kanë të drejtën të ankohen vetëm në autoritetin ose entin kontraktor brenda 2 ditëve nga shpallja e njoftimit të fituesit në sistemin e prokurimit elektronik.
- Me marrjen dijeni të ankesës së paraqitur, autoriteti ose enti kontraktor pezullon vijimin e procedurës së prokurimit deri në shqyrtimin e plotë të ankesës. Brenda 2 ditëve nga marrja e ankesës, autoriteti ose enti kontraktor duhet të shprehet me vendim për pranimin ose refuzimin e saj.
- Ndaj vendimit të dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen në gjykatën përkatëse që shqyrton mosmarrëveshjet administrative. Ankimi në gjykatë nuk pezullon procedurën, lidhjen e kontratës ose ekzekutimin e detyrimeve mes palëve.
- Rregulla të hollësishme për shqyrtimin e ankesës për procedurat e prokurimit me vlerë të vogël parashikohen në rregullat e prokurimit publik.
Neni 117
Tërheqja e ankimit
- Ankimuesi ka të drejtë që të tërheqë ankesën e depozituar në çdo kohë përpara përfundimit të afatit për shqyrtimin e saj nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik. Tërheqja e ankesës konsiderohet si mospranim ankese dhe ankimuesit nuk i kthehet tarifa e ankesës.
- Në rast të tërheqjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik ndërpret shqyrtimin e saj menjëherë dhe merr vendim për mbylljen e çështjes.
Neni 118
Vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik
- Komisioni i Prokurimit Publik, në çdo kohë pas marrjes së ankesës dhe para lidhjes së kontratës, kur nuk vendos pezullimin, mund ta lejojë autoritetin ose entin kontraktor, me anë të një vendimi të ndërmjetëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit nëse pezullimi dëmton tërthorazi interesin publik, autoritetin ose entin kontraktor ose ofertuesit.
- Përpara lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik ka të drejtë:
- a) të refuzojë ankesën, për shkak të mosplotësimit të elementeve të domosdoshme për shqyrtimin e saj, sipas parashikimeve të nenit 111 të këtij ligji;
- b) të pranojë ankesën dhe të urdhërojë autoritetin ose entin kontraktor të anulojë plotësisht ose pjesërisht një veprim ose vendim, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin;
- c) të refuzojë ankesën dhe të lejojë autoritetin ose entin kontraktor të vazhdojë procedurën e prokurimit, kur gjykon se nuk ka shkelje të dispozitave ligjore;
ç) të nxjerrë vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, sipas parashikimeve të pikave 2 dhe 3 të nenit 115 të këtij ligji;
- d) të refuzojë ankesën, e cila ka si objekt kundërshtimin e një vendimi të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik, në rast të një ankese tjetër që i përket të njëjtës procedurë, të paraqitur nga i njëjti operator ekonomik.
- Pas lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit ose entit kontraktor është në kundërshtim me ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:
- a) të deklarojë absolutisht të pavlefshme kontratën e nënshkruar, në përputhje me parashikimet e këtij ligji;
- b) të urdhërojë autoritetin kontraktor për shkurtimin e kohëzgjatjes së kontratës dhe të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të saj;
- c) të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme si rezultat i shkeljes së këtij ligji.
Neni 119
Pavlefshmëria e kontratave
- Një kontratë do të konsiderohet absolutisht e pavlefshme në rastet e mëposhtme:
- a) nëse një autoritet ose ent kontraktor ka nënshkruar një kontratë pa publikuar paraprakisht shpalljen e njoftimit të kontratës, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji;
- b) kur nuk janë zbatuar parashikimet e këtij ligji në lidhje me zbatimin e procedurave të ankimit, duke privuar personat e interesuar për të ushtruar të drejtën e tyre për ankim;
- c) kur nuk janë zbatuar rregullat për rihapjen e garës për kontratat e lidhura në bazë të një marrëveshjeje kuadër me disa operatorë ekonomikë, ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara dhe në sistemin dinamik të blerjeve të ndarë në kategori;
ç) kur kontrata është nënshkruar në kushtet e konfliktit të interesit;
- d) Nëse një autoritet ose ent kontraktor ka nënshkruar një kontratë duke mos respektuar vendimin e dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.
- Kontrata mund të mos shpallet absolutisht e pavlefshme edhe nëse ajo është lidhur jo sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni, nëse Komisioni i Prokurimit Publik, pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve përkatëse, çmon se shpallja e pavlefshme e kësaj kontrate mund të cenojë çështjet thelbësore të interesit të përgjithshëm.
Interesat ekonomike të lidhura drejtpërdrejt me kontratën në fjalë, si kostot për shkak të vonesave në zbatimin e kontratës, kostot për shkak të shpalljes së një procedure të re prokurimi, kostot për shkak të ndryshimit të operatorit ekonomik që do të zbatojë kontratën, si edhe kostot për shkak të detyrimeve ligjore si pasojë e pavlefshmërisë nuk konsiderohen çështje thelbësore të interesit të përgjithshëm.
- Në rastin e konstatimit të situatave sipas pikës 2 të këtij neni, Komisioni i Prokurimit Publik ka të drejtë të aplikojë zbatimin e masave të tjera administrative, si:
- a) dënimin me gjobë të autoritetit ose entit kontraktor për shkeljet e konstatuara;
- b) urdhërimin e autoritetit kontraktor për shkurtimin e afatit të zbatimit të kontratës për të minimizuar dëmin e shkaktuar.
- Gjoba duhet të vendoset në raport me vlerën e kontratës së nënshkruar, por, në çdo rast, jo më shumë se 10% e kësaj vlere.
Rregullat e posaçme për këtë proces përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 120
Pagesa për ankimin
- Me paraqitjen e ankesës, operatori ekonomik ankimues detyrohet të paguajë tarifën e kësaj ankese pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
- Me paraqitjen e ankesës, operatori/ët ekonomikë të interesuar, i cili/të cilët nuk është/janë dakord me vendimin e dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor, detyrohet/detyrohen të paguajë/paguajnë tarifën e ankesës pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
- Në çdo rast, pagesa e tarifës i kthehet operatorit ekonomik ankimues ose operatorit ekonomik të interesuar, i cili ka kundërshtuar vendimin e autoritetit ose entit kontraktor nëse ankesa e tyre është pranuar plotësisht ose pjesërisht brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik.
- Rregullat dhe tarifat e pagesës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 121
Ankimi në gjykatë
- Ndaj vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik palët e interesuara kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, që shqyrton mosmarrëveshjet administrative, sipas afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
- Ankimi në gjykatë nuk pezullon procedurat konkurruese, lidhjen e kontratës ose ekzekutimin e detyrimeve mes palëve.
VENDIM Nr. 285, datë 19.5.2021
“PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK”
KREU XII ANKIMI ADMINISTRATIV
Neni 94
Paraqitja e ankesave
- Çdo operator ekonomik, i cili ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi sipas LPP, dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të cilat pretendon se janё në kundërshtim me ligjin, ka të drejtë të ankohet pranë autoritetit/entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
- Operatori ekonomik ankimues duhet të dërgojë njëkohësisht ankesën në autoritetin/entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik.
- Ankimuesi përdor formularin standard të ankesës, që përmban të paktën: emrin, adresën, adresën elektronike të ankimuesit, referencën e procedurës konkrete, bazën ligjore, si dhe një përshkrim të shkeljes së pretenduar. Ankimuesi është i detyruar të bëjë pagesën e tarifës pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Ankimuesi duhet t’i bashkëlidhë ankimit, që do të paraqesë në autoritetin/entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik, dokumentin bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën pranё Komisionit tё Prokurimit Publik. Kur është e mundur, ankimit i bashkëlidhet një kopje e aktit, që kundërshtohet.
- Në rast se autoriteti/enti kontraktor konstaton se ankesa nuk është bërë sipas formularit standard ose i mungon ndonjë prej elementeve të sipërpërmendura ose nuk është shoqëruar me mandat pagesën, duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë dhe postën elektronike, dhe në çdo rast dokumentohet. Në çdo rast, autoriteti/enti kontraktor duhet të njoftojë Komisionin e Prokurimit Publik lidhur me veprimet e mësipërme, për korrigjimin e të metave të ankesës.
- Ankesa duhet të korigjohet dhe paraqitet në autoritetin/entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik brenda 2 (dy) ditёve nga njoftimi. Nëse ankesa nuk korrigjohet/plotësohet brenda këtij afati, ajo vlerësohet si e paparaqitur. Nёse afati i fundit bie gjatё ditёve tё pushimit zyrtar, atёherё afati i fundit pёr plotёsimin e ankesёs do të jetë ditën pasardhëse tё punёs.
- Formulari standard i ankesës hartohet nga APP-ja, nё bashkёpunim me Komisionin e Prokurimit Publik, dhe është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit.
Neni 95
Veprimet paraprake të Komisionit të Prokurimit Publik
- Komisioni i Prokurimit Publik, me marrjen e ankesës në përputhje me parashikimet e nenit 94, të këtyre rregullave, publikon në bazën e të dhënave të tij:
- a) ankimuesin, adresën dhe NUIS-in;
- b) të dhëna të plota për procedurën e prokurimit (objekt, numër reference, fond limit, datën e zhvillimit të procedurës);
- c) ankesën e plotë në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit;
ç) pretendimet për arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar;
- d) pretendimet për kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë, duke referuar vetëm arsyet, për të cilat ngrihen pretendime.
- Veprimet, sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, tё pikёs 1, tё kёtij neni, bёhen jo mё vonё se dita pasardhёse e punёs.
Neni 96
Veprimet paraprake të autoritetit/entit kontraktor
- Me marrjen e ankesës me shkrim nga ankimuesi, personi përgjegjës për prokurimin konfirmon në bazën e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është paraqitur edhe pranë KPP-së. Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i autoritetit/entit kontraktor urdhëron njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave të pezullojnë vazhdimin e procedurës, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve të LPP-së. Veprimet dhe vendimet e autoritetit/entit kontraktor, sipas kёsaj pike, bёhen jo mё vonё se dita pasardhёse e punёs. Autoriteti/enti kontraktor duhet të vijojë të verifikojë bazën e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik përgjatë afatit 10 (dhjetë) ditor. Procesi i pezullimit në sistemin e prokurimit elektronik, bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.
- Në rast se ankesa është paraqitur pranë autoritetit/entit kontraktor, por ende nuk është publikuar nga KPP-ja, autoriteti/enti kontraktor do të cilësojë si datë të fillimit të afateve procedurale, datën e publikimit të ankesës në bazën e të dhënave të KPP-së.
- Nëse autoriteti/enti kontraktor konstaton se, ankesa nuk është paraqitur në Komisionin e Prokurimit Publik, në përputhje me nenin 110, të LPP-së, e refuzon atë, si të pavlefshme.
Neni 97
Afatet pёr paraqitjen e ankesave
- Në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit, operatorët ekonomikë mund të ankohen pranë autoritetit/entit kontraktor:
- a) brenda 10 (dhjetё) ditëve nga publikimi i njoftimit të kontratës, ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar;
- b) brenda 7 (shtatë) ditëve nga publikimi i njoftimit të kontratës, ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit në procedurat e prokurimit nёn kufirin e lartë monetar.
- Në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar, operatorët ekonomikë mund të ankohen pranë autoritetit/entit kontraktor:
- a) brenda 10 (dhjetё) ditëve nga publikimi i njoftimit të fituesit, ose publikimi i njoftimi të anullimit, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar;
- b) brenda 7 (shtatë) ditëve nga publikimi i njoftimit të fituesit, ose publikimi i njoftimi të anulimit, në procedurat e prokurimit nёn kufirin e lartë monetar.
- Në rastin e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, në procedurat e prokurimit me faza, operatorët ekonomikë mund të ankohen pranë autoritetit/ entit kontraktor:
- a) brenda 10 (dhjetё) ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar;
- b) brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim, në procedurat e prokurimit nёn kufirin e lartë monetar.
- Në rastin e ankesave për lidhjen e një kontrate në bazë të një marrëveshjeje kuadër, me disa operatorë ekonomikë, pas procedurave për rihapjen e konkurrimit, operatorët ekonomikë mund të ankohen pranë autoritetit/entit kontraktor:
- a) brenda 10 (dhjetё) ditëve nga data e publikimit të njoftimit të fituesit të kontratës, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar;
- b) brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e publikimit të njoftimit të fituesit të kontratës, në procedurat e prokurimit nёn kufirin e lartë monetar.
Neni 98
Afate për ankime të veçanta
- Në rastin e procedurave me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e publikimit të njoftimit të fituesit. Nëse është publikuar njoftimi vullnetar për transparencë, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, sa i takon plotësimit të kushteve për përdorimin e kësaj procedure prokurimi, si dhe përmbajtjes së dokumenteve të tenderit.
- Në rastin e konstatimit të një kontrate publike të lidhur pa zhvilluar ndonjë nga procedurat e prokurimit të parashikuara në LPP dhe/ose në rastin kur nuk është publikuar njoftimi i fituesit ose njoftimi i kontratës së nënshkruar, afati për paraqitjen e një ankese lidhur me këtë kontratë është 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga dita e konstatimit të saj, por jo më vonë se 6 (gjashtë) muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
Neni 99
Paraqitja e argumenteve nga operatorët ekonomikë të interesuar
- Pёr ankesat për vendimet e autoritetit/entit kontraktor për përzgjedhjen e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me ankesёn, njëkohësisht pranë autoritetit/entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
- Paraqitja e argumenteve nga operatorёt ekonomikё tё interesuar bëhet sipas një formulari standard, i cili hartohet nga APP-ja, nё bashkёpunim me Komisionin e Prokurimit Publik, dhe është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit.
- Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor për paraqitjen e argumenteve, sipas pikës 1, të këtij neni, është 7 (shtatë) ditë nga publikimi i ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik. Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar, ky afat është 5 (pesë) ditë.
- Nëse operatorët ekonomikë të interesuar, nuk kanë paraqitur argumente që kundërshtojnë ankesën, sipas parashikimeve të kësaj pike, nuk mund të ushtrojnë më pas të drejtën e ankimit për vendimin e dhënë lidhur me ankesën për këtë procedurë prokurimi.
Neni 100
Afatet e shqyrtimit të ankesave nga autoriteti/enti kontraktor
- Me marrjen e ankesës me shkrim, autoriteti/enti kontraktor pezullon vazhdimin e procedurës së prokurimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar ose deklarativ nga Komisioni i Prokurimit Publik.
- Në rastet e ankesave për dokumentet e tenderit, autoriteti/enti kontraktor duhet të shprehet në lidhje me ankesën e paraqitur, brenda 5 (pesë) ditëve nga momenti i konfirmimit të regjistrimit të saj nga Komisioni i Prokurimit Publik. Në rastet e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të ofertave, autoriteti/enti kontraktor duhet të shprehet në lidhje me ankesën e paraqitur, brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113, të LPP-së, për paraqitjen e argumenteve të tyre.
- Në rastin kur, për shqyrtimin e ankesës, autoriteti/enti kontraktor ka nevojë të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afati i përcaktuar në pikën 2, të këtij 110 neni, ndërpritet, dhe rifillon pasi të ketë siguruar informacionin e kërkuar. Në çdo rast, për pritjen e informacionit të kërkuar, afati nuk duhet të tejkalojë 30 (tridhjetë) ditë. Autoriteti/enti kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar për zgjatjen e afatit.
- Autoriteti/enti kontraktor merr vendim, sipas parashikimit tё pikёs 3, tё nenit 114, tё LPP-së, dhe vë në dijeni, brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe dokumentacionin përkatës.
- Kundër vendimit të autoritetit/entit kontraktor, operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik, brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit nga autoriteti ose enti kontraktor, sipas pikës 4, të këtij neni.
Neni 101
Hapat pёr shqyrtimin e ankesave nё autoritetin/entin kontraktor
Për shqyrtimin e ankesave, autoriteti/enti kontraktor ndjek hapat e mëposhtëm:
- Titullari i autoritetit/entit kontraktor, me urdhёr tё veçantё, cakton një person ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3 (tre) persona pёr shqyrtimin e ankesёs. Të paktën njëri nga anёtarёt e komisionit pёr shqyrtimin e ankesёs duhet tё jetё ekspert i fushës për të shqyrtuar ankesën dhe për të dhënë një vendim. Anëtarët e komisionit/zyrtari i ngarkuar nuk duhet të kenë marrë pjesë në marrjen e vendimit për të cilin është paraqitur ankesa. Në rast se ankimi lidhet me dokumentet e tenderit, titullari i autoritetit/entit kontraktor mund t’ia ngarkojë shqyrtimin e ankesës komisionit të vlerësimit të ofertave ose ekspertit të fushës, anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave.
- Personi përgjegjës për prokurimin duhet tё kujdeset qё tё njoftojё ankimuesit dhe operatorët ekonomikë të interesuar, të përfshirë në proces pёr çdo vendim nё procesin e shqyrtimit tё ankesës edhe në adresën elektronike të përcaktuar 111 prej tyre në formularin e ankesës, jo më vonë se ditën e nesërme të punës pas marrjes së çdo vendimi.
- Në rastin kur ankesa është pranuar plotёsisht dhe nuk ka pasur argumente nga operatorёt ekonomikё tё interesuar, titullari i autoritetit/entit kontraktor njofton Komisionin e Prokurimit Publik lidhur me këtë vendimmarrje dhe adreson zbatimin pas marrjes së vendimit deklarativ nga Komisioni i Prokurimit Publik.
- Në rastet kur afatet kohore të procedurës së prokurimit, për të cilat janë njoftuar ofertuesit, ndryshojnë për shkak të marrjes parasysh të ankesës, autoriteti/enti kontraktor u shpërndan ofertuesve një njoftim të posaçëm, ku jepen arsyet për zgjatjen e këtyre afateve.
Neni 102
Vendimet e autoritetit/entit kontraktor në përfundim të shqyrtimit të ankesave
- Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, sipas parashikimeve në këto rregulla, autoriteti/enti kontraktor, mund të vendosë:
- a) pranimin e plotë të ankesës;
- b) pranimin e pjesshëm të ankesës;
- c) refuzimin e ankesës.
- Në çdo rast, autoriteti/enti kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe dokumentacionin përkatës.
- Vendimi i autoritetit/entit kontraktor u komunikohet të gjitha subjekteve të përfshira në proces.
Neni 103

- Komisioni i Prokurimit Publik, në çdo kohë pas marrjes së ankesës dhe para lidhjes së kontratës, kur nuk vendos pezullimin, mund ta lejojë autoritetin/entin kontraktor, me anë të një vendimi të ndërmjetëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit, nëse pezullimi dëmton tërthorazi interesin publik, autoritetin/entin kontraktor ose ofertuesit.

- a) të refuzojë ankesën, për shkak të mosplotësimit të elementeve të domosdoshme për shqyrtimin e saj, sipas parashikimeve të nenit 111, të LPP-së;
- b) të pranojë ankesën dhe të urdhërojë autoritetin/entin kontraktor të anulojë, plotësisht ose pjesërisht, një veprim ose vendim, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin;
- c) të refuzojë ankesën dhe të lejojë autoritetin/entin kontraktor të vazhdojë procedurën e prokurimit, kur gjykon se nuk ka shkelje të dispozitave ligjore;
ç) të nxjerrë vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, sipas parashikimeve të pikave 2 dhe 3, të nenit 115, të LPP-së;
- d) të refuzojë ankesën, e cila ka si objekt kundërshtimin e një vendimi të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik, në rast të një ankese tjetër që i përket të njëjtës procedurë, të paraqitur nga i njëjti operator ekonomik. Në çdo rast, vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik duhet të merren në përputhje me afatet e përcaktuara në pikën 5, të nenit 115, të LPP-së. Në kuadër të shqyrtimit të një ankese, Komisioni i Prokurimit Publik ka të drejtë të kërkojë ekspertizë nga palë të treta ose të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, por nuk mund të pezullojë vendimmarrjen dhe t’u kërkojë organeve të tjera kryerjen e procedimeve administrative për çështjen në fjalë.
- Pas lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit/entit kontraktor është në kundërshtim me ndonjë nga dispozitat e LPP-së, ka të drejtë:
- a) të deklarojë të pavlefshme kontratën e nënshkruar, në përputhje me parashikimet e LPP-së;
- b) të shkurtojë kohëzgjatjen e kontratës dhe të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të saj;
- c) të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme, si rezultat i shkeljes së ligjit.
Neni 104

- Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, operatorët ekonomikë të refuzuar ose të renditur deri në vend të dhjetë, sipas përcaktimeve në nenin 56, të këtyre rregullave, kanë të drejtën të ankohen vetëm në autoritetin/entin kontraktor. Ankesat mund të bëhen për kriteret e përcaktuara në ftesën për ofertë ose për procesin e vlerësimit të ofertave.
- Operatori/ operatorët ekonomikë, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni, të cilët kanë pretendime për procedurën e prokurimit, mund të paraqesin ankesë me shkrim brenda 2 (dy) ditëve nga konfirmimi i njoftimit të fituesit në sistemin e prokurimit elektronik.
- Titullari i autoritetit/entit kontraktor cakton me detyrёn e shqyrtimit tё ankesave njё person qё nuk ka qenё mё parё i pёrfshirё nё procedurёn respektive.
- Me marrjen e ankesës, autoriteti/enti kontraktor pezullon vijimin e procedurës së prokurimit, deri në shqyrtimin e plotë të ankesës.
- Personi i ngarkuar me shqyrtimin e ankesёs duhet të shprehet me vendim për pranimin ose refuzimin e ankesёs, brenda 2 (dy) ditëve nga marrja e ankesës.
- Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve në këto rregulla, autoriteti/enti kontraktor, mund të vendosë:
- a) pranimin e plotë të ankesës;
- b) pranimin e pjesshëm të ankesës;
- c) refuzimin e ankesës. Vendimi i dhënë nga autoriteti/enti kontraktor i komunikohet menjёherё edhe nё rrugё elektronike ankuesit/ankuesve. Kundër vendimit të autoritetit/entit kontraktor, operatori ekonomik ka të drejtë të ankohet në gjykatën përkatëse që shqyrton mosmarrëveshjet administrative.
- Ankimi në gjykatë nuk pezullon procedurën, lidhjen e kontratës apo ekzekutimin e detyrimeve mes palëve.
Neni 105
Tërheqja e ankimit
Operatori ekonomik ankimues ka të drejtë që të tërheqë ankesën e depozituar, në çdo kohë përpara përfundimit të afatit për shqyrtimin e saj nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik. Me paraqitjen e kërkesës për tërheqje, ndërpritet shqyrtimi i ankesёs menjëherë. Për efekt të tarifës, ankesa konsiderohet si e mospranuar, dhe tarifa e ankesёs nuk kthehet.