Sherbimet Administrative sipas fushave te percaktuara ligji 139/2015

LISTA E SHERBIMEVE ADMINISTRATIVE QE OFROHEN NGA BASHKIA  VLORE

 

SHERBIMET  ADMINISTRATIVE NE FUSHEN E  INFRASTRUKTURES  DHE SHERBIMEVE PUBLIKE 

Per sherbimet e transportit

KERKESAT PER TRANSPORT  ME TAKSI

  • Reputacion te mire
  • Gjendje te pershtatshme financiare
  • Gjendja teknike
  • Kerkese autodeklarimi
  • Nipti + Ekstrakt QKR
  • Vertetim nga Tatim Taksat e Bashkise Vlore
  • Vertetim nga Sigurimet Shoqerore
  • Deshmi penaliteti (tre muajt e fundit)
  • Deshmi taksisti
  • Gjendja financiare ka ne dispozicion kapital mbi   60 000  leke, vertetim Bankar.
  • Kantrate sigurimi per pasagjeret, sipas Ligji 10076 date 12.02.2009, neni 17. Dhe kontrate sigurimi per pronarin.

10-leja e qarkullimit

  • Patente
  • Siguracion
  • Kontroll teknik
  • Taksimetri se bashku me librezen, se bashku me kontrollin.
  • Vleresimi teknik I mjetit taksi, qe te plotesoje kushtet per te punuar taksi
  • Licenca e meparshme
  • Vertetim nga Drejtoria e Policise per shkelje te bera nga ana juaj.
  • Certifikate e aftesise profesionale.
  • Dy foto te makines.

Te gjitha dokumentat fotokopje e noterizuar.

Shenim: Mjetet taksi 4+1 duhet te kene ngjyre te bardhe.

Viti I prodhimit te mjeteve : tip Benz 2002 e lart, per te gjitha tipet e tjera 10  vjecare ne momentin e licensimit.Per subjektet  juridike qe kane 2 mjete e lart te gjitha mjete duhet te rregjistrohen ne QKB ne ekstrakt dhe duhet te kene drejtues teknik, i cili te jete i pajisur me ÇKP.Licenca  eshte me afat 5-vjecar, pagesa lic 20 000 lek + 1 750 lek t.parkimi cdo vit.

I-  Dokumentat ligjore te  subjektit PER SUBJEKT JURIDIK

Nje ekstrakt i tre muajve te fundit me te gjithe historikun.

-Rregjistrimi ne Regjistrin Tregtar prane Qendres Kombetare te Biznesit(QKB), ku objekti i

veprimtarise te jete”Per transport udhetaresh brenda vendit”

 

II-Dokumentat e subjektit  per pranimin ne veprimtari te transportit te udhetareve jane:

Per reputacion:

Vetedeklarimi  per reputacion te mire te ortakut/ ortakeve/ pronari/administrator si

perfaqesues ligjor te subjektetit transportues  dhe drejtuesit te veprimtarise.(lidhjet 7/1 dhe 7/2)

Per qendrueshmeri financiare

Dokumenti nga nje institucion bankar ose financiar, qe verteton gjendje te qendrueshme

financiare i cili mund te jete:

&-nje dokument/ garanci bankare, marreveshje financiare, nje deklarate nga nje ekspert

kontabel ose nje siguracion, perfshire nje siguracin te pergjegjesise profesionale nga nje

ose shume banka ose institucion financiar, perfshire shoqerite e sigurimit te cilat behen

garant per subjektin lidhur me shumat.

 

Do te pranohen dokumenta te leshuara nga cdo banke , institucion financiar ose

institucione te ngarkuara per kete qellim ne shtetin anetar te BE-se, ku subjekti eshte

vendosur.

Keto dokumenta parashikojne qe subjekti transportus ka ne dispozicion  te tij kapital dhe

rezerve te nje shume te barabarte ose e tejkalon shumen e pergjithshme,  per mjetin e pare

000 leke dhe per cdo mjet tjeter ne perdorim 70 000 leke.

Subjekti transportues duhet te vertetoje se banka/ shoqeria e sigurimit jane garant per

subjektin qe kerkon te licensohet.

c)-Per kompetence profesionale

Certifikaten e Kompetences Profesionale(ÇKP) per drejtuesin e veprimtarise, i cili mund

te jete ortaku i vetem, nje prej ortakeve, administrator ose nje person me kontrate per

nje periudhe te pakten 1 vjecare, atje ku ka seline subjekti dhe ky person do te kete

kontrate me subjekte qe nuk i kalon 36 mjete transporti.

 

Per strehimin :

  1. Çertifikata e lindjes se aplikantit dhe çertifikata e gjendjes familjare
  2. Vertetim vendbanimi
  3. Vertetimin e te ardhurave neto te familjes
  4. Kontrata e qirase lidhur para noterit me personin qiradhenes
  5. Numer llogarie ne BKT ne emer te personit qiradhenes
  6. Fotokopje e kartes se identitetit e aplikantit
  7. Dokumentacionin perkates nga punedhenesi per detyren dhe te ardhurat e aplikantit dhe te personave te tjere te familjes qe jane ne marredhenie pune
  8. Dokumentin nga organet tatimore dhe ao te sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve, per gjithe anetaret e vetepunesuar te familjes
  9. Vertetim nga zyra e ndihmes ekonomike per gjithe anetaret e perfshire ne programin e ndihmes ekonomike dhe pageses per personat me aftesi te kufizuar
  10. Vertetim nga zyra e punesimit per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise
  11. Vertetim nga organet e sig.shoqerore per personat ne pension
  12. Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme se anetaret e familjes nuk disponojne ne pronesi banese a ndonje mjedis qe perdoret si I tille
  13. Vendimin e gjykates qe le ne ngarkim femijen per çiftet e divorcuara
  14. Vendimin perkates nga institucioni ku ka qene I strehuar dhe librezen e jetimit  dhene nga institucioni I autorizuar shteteror, per individet me statusin e jetimit
  15. Vertetimin e komisionit mjekesor te percaktimit te aftesise se kufizuar,  per individet me aftesi te kufizuara
  16. Dokumentin e leshuar nga institucionet perkateses shteterore per personat qe kane statusin e “emigrant” dhe “punetor emigrant”
  17. Dokumentin e leshuar nga institucionet perkatese    shteterore per familjet e punonjesve te rene ne detyre, qe u perkasin Policise se Shtetit, Gardes se Republikes, Policise se Mbrojtjes nga Zjarri, Forcave te Armatosura, Sherbimit Informativ Shteteror dhe Policise se Burgjeve
  18. Dokumentin e leshuar nga institucionet perkatese per viktimat e dhunes ne familje.

 

“Mirëmbajtja e varrezave publike dhe të dëshmorëve” dhe shërbimi i dekorit.

Në rastet për zhvarrime ,apo rivarrime dokumetacioni   i mëposhtëm

-kërkesë nga qytetari i interesuar për shërbimin që kërkon  (ku janë të detajuara  të dhënat e të ndjerit ,koha që ka ndërruar jetë )

Zhvarrimet brenda  vendit  bëhen kur i ndjeri ka  kaluar kohën e prehjes në varreza 15 vite, në rastet kur vijnë për rivarrim  procedura behet  në afate më të shpejta  sipas ligjeve të vendeve respektive .

-fotokopje të kartës së indentitetit (të personit që interesohet)

Ligji Nr 109/2018 “ Për statusin e dëshmorit ”

Rregulloren  për miratimin dhe funksionim e strukturës  në  Bashkisë Vlorë .

SHERBIMET ADMINISTRATIVE NE  FUSHEN E SHERBIMEVE SOCIALE

INFORMACION MBI KRITERET, PROCEDURAT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE SIPAS VENDIMIT Nr. 955, datë 7.12.2016 Ndihmë ekonomike përfitojnë:

1-familjet në nevojë; familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë, për një periudhë jo më shumë se 5 vjet.

*Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike nuk aplikohet, për: familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune;

2-familjet me kryefamiljare gra, me të paktën një fëmijë që ndjekin arsimin bazë) 3-Jetimët të cilët nuk janë në institucione;

4-Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

5- Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;

6-Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

PËR TE PËRFITUAR NDIHMË EKONOMIKE

Kryetari i familjes së bashku anëtarët madhorë të familjes në nevojë që kërkojnë të aplikojnë pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative, ku kanë vendbanimin të paraqitur nga data 1 deri në dateën 10 të muajit përkatës, me dokumentacionin si më poshtë:

1 – Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve;

2 – Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme/ vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.

PROCEDURA E APLIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE

  1. Administratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/anëtarëve madhorë, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, kur aplikon për ndihmë ekonomike, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar, brenda 10 ditëve të para të muajit, të dhënat e mëposhtme:

Formularin për aplikim për ndihmë ekonomike, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi që është pjesë përbërëse e tij dhe përmbledh informacionin për: -demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; -llojin e banesës; -pasuritë/asetet familjare; -të ardhurat nga programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera.

  1. Administratori shoqëror, pasi verifikon situatën socialekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit për të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar të dhënat sipas formularit në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Administratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/anëtarit madhorAdministratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/anëtarit madhor, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar deklaratën, sipas shtojcës 3, që është pjesë përbërëse e vendimit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe që plotësohet çdo 3 (tre) muaj.
  3. Administratorët shoqërorë janë të detyruar që dokumentet e përcaktuara në pikën 4, të kreut I, dhe pikat 1, 2 dhe 3, të kreut II, të këtij vendimi, t’i ruajnë sipas legjislacionit në fuqi për ruajtjen e dokumentacionit.
  4. Ndryshimi i vendbanimit të përfituesve të ndihmës ekonomike shoqërohet me transferimin e dokumentacionit pranë bashkisë/njësisë administrative të vendbanimit të ri.
  5. Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki përgatit projektvendimin për familjet/individët që kërkojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike, në bazë të të dhënave të gjeneruara nga administratori shoqëror dhe e paraqet për miratim pranë këshillit bashkiak, i cili brenda datës 20 të çdo muaji merr vendimin për propozim për familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe ia përcjell Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.
  6. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, pas ardhjes së vendimit për propozim nga këshilli bashkiak, verifikon të dhënat e hedhura në Regjistrin Elektronik Kombëtar, konfirmon saktësinë e tyre pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe në bazë të aplikimit të formulës së pikëzuar për familjet në nevojë, gjeneron vendimin për përfitimin e ndihmës ekonomike, përkatësisht:
  7. a) Për familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe masën e përfitimit të tyre;
  8. a) Për familjet/individët jopërfitues me arsyen përkatëse të refuzimit.
  9. Strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, mjeku i familjes dhe administratori shoqëror, koordinojnë procesin e dhënies së ndihmës ekonomike, duke bërë të mundur dhënien e informacionit për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë,
  10. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtë mujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
  11. a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë nënë;
  12. b) Nuk tërheq ndihmën ekonomike, Brenda një afati 10-ditor nga dita e depozitimit në llogarinë bankare/kryerjes së pagesave nga Posta Shqiptare, për përfituesit e ndihmës ekonomike me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme si shëndetësore dhe fatkeqësi;
  13. c) Refuzon verifikimin e situatës social- ekonomike në familje. Refuzimi dokumentohet me procesverbal, sipas shtojcës 4;

ç) Fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë mbi të dhënat e kërkuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi;

  1. d) Nuk deklaron ndryshimet e situatës social- ekonomike në deklaratën e paraqitjes çdo tre muaj të familjes;
  2. dh) Refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional ose refuzojnë ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit;
  3. e) Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, nuk rezultojnë punëkërkues të papunë, apo të vetëpunësuar pranë zyrave të punës.
  4. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, i dërgon Kryetarit të Bashkisë vendimin:
  5. a) për të njoftuar kërkuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike;
  6. b) për të kryer veprimet financiare, për kryerjen e pagesës, për përfituesit e ndihmës ekonomike.
  7. Pagesat e ndihmës ekonomike, në masën e përcaktuar në kreun III të këtij vendimi, paguhen nga shërbimet bankare ose Posta Shqiptare, pranë bashkive/njësive administrative ku ka vendbanimin përfituesi. Bashkia merr masa që këto pagesa të merren të plota nga përfituesit dhe të mos tarifohen/komisionohen.
  8. Njësia administrative, me kërkesë të qytetarit, e pajis atë me dokument që vërteton se trajtohet me ndihmë ekonomike, duke përcaktuar masën e përfitimit dhe periudhën e trajtimit.
  9. Këshilli bashkiak ka të drejtë të trajtojë me ndihmë ekonomike familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin socialekonomik të kryer nga administratori shoqëror. Këto familje do të trajtohen nga fondi i kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% dhe/ose me fonde të buxhetit vendor. Mënyra e dhënies së ndihmës ekonomike, për familjet që nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

MASA E NDIHMËS EKONOMIKE

  1. Përllogaritja e masës së plotë të ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas strukturës së familjes, por nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.
  2. Kur në përbërjen e strukturës së familjes, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar.
  3. Për bashkëshortët në proces zgjidhjeje martese, kur ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike përsecilin bashkëshort, do të jetë e përllogaritur në bazë të strukturës së familjes, sipas pikës 2, të kreut III, të këtij vendimi.
  4. Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur është, si më poshtë: a) trinjakë 3 000 (tre mijë) lekë, për çdo fëmijë; b) katërnjakë 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo fëmijë; c) pesënjakë 5 000 (pesë mijë) lekë, për çdo fëmijë. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në mbarimin e arsimit bazë, por jo më shumë se 18 vjeç. çastin e punësimit të tyre.
  5. Personat e grup-moshës 35–70 vjeç. Administratori shoqëror ka detyrimin të njoftojë 3 muaj rresht, para muajit të lindjes, personat e grup-moshës 35–70 vjeç që përfitojnë ndihmë ekonomike për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë, në një nga ditët e muajit të lindjes. Personi i njoftuar është i detyruar të paraqitet në muajin pasardhës të muajit të lindjes me një vërtetim nga qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin mjekësor bazë. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, brenda 7 ditëve kalendarike, nëpërmjet strukturave rajonale të tij, dërgon informacionin e nevojshëm pranë administratorit shoqëror
  6. Masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare, të përcaktuar në urdhrin e mbrojtjes apo urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, është 3 000 (tre mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.
  7. Masa e ndihmës ekonomike, për çdo jetim, është 3 000 (tre mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në institucione deri në çastin e punësimit të tyre.
  8. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën 300 (treqind) lekë në muaj gjatë vitit shkollor.
  9. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet se janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, marrin një shtesë në masën 100 (njëqind) lekë, për çdo vaksinë të kryer.
  10. Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen.
  11. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshortja. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes.

 

SHERBIMET ADMINISTRATIVE NE FUSHEN E KULTURES , SPORTIT  DHE SHERBIMEVE ARGETUESE

Kerkese per leje aktiviteti

Kerkese / formular aplikimi per projekte

 

SHERBIMET ADMINISTRATIVE NE FUSHEN E MBROJTJES SE MJEDISIT

Dhenie mendimi per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis  nga AZHT ose AKM (institucione publike)

 

SHERBIMET ADMINISTRATIVE NE FUSHEN E BUJQESISE , ZHVILLIMIT RURAL, PYJEVE DHE KULLOTAVE

Drejtoria Pronave Publike dhe Menaxhimit te Aseteve ,

Sherbimet  e zyres se bujqesise

  1. Percjellje dokumentacioni per AMTP-te, ne pronesi  per fermeret e Njesive  Administrative  te Bashkise Vlore dhe te vete Bashkise Vlore  ,   sipas   LIGJIT    111/2018, Për Kadastrën  dhe  V.K.M-së nr.1174, datë 24.12.2020, “Për procedurën e regjistrimit të AMTP-ve, saktësimin e kufijve e sipërfaqeve, si dhe normat për sipërfaqet shtetërore shtesë e pronat shërbyese”, pika 4.
  2. Percjellje e dokumentacionit sipas Ligjit nr.20/2020‘‘Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë’’ të dosjeve të ish. Bashkisë Vlorë dhe Njësive Administrative të Bashkisë Vlorë.
  3. Shërbime për taksën e tokës bujqësore për fermeret e Bashkisë Vlorë.
  4. Shërbime për qytetaret ne lidhje me vendodhjen e prones së tyre , jane apo jo ne inventarin e pronave te Bashkise Vlorë .
  5. Shërbime për qytetaret me kufitaret si prona të Bashkise Vlorë  ne lidhje vendndodhjen e pronës së tyre .
  6. Konfirmime dhe informacione te ndryshme ne lidhje me pronat e qytetareve qe cenojne hapesirat e ndryshme publike te Bashkise Vlore, per institucione si Aluizni dhe ASH. K Vlore.
  7. Konfirmime dhe informacione te ndryshme ne lidhje me vendodhjen e prones sipas inventarit per pronat e Njesive Administrative per Ash.k. dhe Aluiznin.

8.. Konfirmime, shpallje per pozicionimin e prones sipas AMTP-ve ne pronesi per Njesite Administrative te Bashkise Vlore  dhe Bashkine Vlore .

  1. Evidenca te ndryshme per token bujqesore per Kadastren ne Keshillin e Qarkut Vlore, dhe AREB-in ,Lushnje.

10.Informacione te ndryshme per AMTP -te , ne pronesi dhe perdorim per Bashkine Vlore dhe Njesite Administrative si , Qender, Orikum, Novosele, Shushice..

11-Inflementimin te fermerët të teknologjive të reja bujqësore , në raport me politikat e përdorimit të tokës  bujqësore.

12-Ndjekjen e përdoruesve të tokave bujqësore të marra me qera nga ish -komunat dhe Bashkitë përkatëse si dhe ndjekjen e praktikave për lidhjen e kontratave të qerasë pasuritë të cilat jan mbjellë me drufrurtorë jashtë teritorit të tokave bujqësore referuar kjo ligjit 20/2020 ‘‘Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë’’

13- Ndjekjen e politikave për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni dhe përmbytjet sipas ligjeve në fuqi për mbrojtjen e tokës.

14-Ndjekjen e procedurave  për vlerësimin e kulturave bujqësore që preken nga shpronësimet për interes publik , referuar kjo projekteve respektive që mund të inflementohen në teritorin e Bashkisë Vlorë.

15-Bashkerendimin e pünes me ASHK ne raport me rregjistrimin e  AMTP dhe plotesimin e praktikave respektive .

Sektori i Pyjeve dhe Kullotave :

1.Miratimi i lejeve per prerje ne pylle lende punimi dhe dru zjarri.

2.Miratimi i kullotave(tipi i kullotes) dhe i pyjeve qe kulloten.

3.Miratimi i staneve, ngrehinave e qendra bulmeti ne kullota.

4.Miratimi i kullotave per kositje dhe i krasitjeve te pyllit.

5.Miratimi i kerkesave te siperfaqes per dhenie ne perdorim m

kontrate qiraje te fondit pyjor dhe kullosor per veprimtari te

ndryshme si :

1- ngritje fidanesh pyjore;

2-mbareshtimin e flores se eger dhe kultivimine bimeve te ndryshme;

3-mbareshtimin e faunes eger dhe gjahut;

4-agro pylltari;

5-kende lojrash, mjedise sportive e shlodhese kampingje, ski etj;

6-per nxjerrje prodhim dhe depozitim materialesh inerte nga siperfaqja;

7-per vendosje antenash te telefonise fikse, te levizshme, televizive e

radio komunikimi;

8-per ndertim teleferikesh, linja te tensionit larte aerogjeneratore;

9-per kerkim zbulim hidrokarbure, gjelogjike e minerale, uji e

vendosje objektesh ndihmese ne to;

10-per ndertim objekte bar restorante karburante;

11-per shtrirje tubacionesh dhe linja ne siperfaqe si dhe ndertim

kanalesh uji, nafte e gazi, tensione elektrik;

12- per ndertim e perdorim rrugesh per lidhjen e siperfaqes dhene ne

perdorim me rrjetin ekzistues;

13-per ndertim rezervuaresh per zhvillimin e akuakultures;

14-vendosje kaminash, per prodhim qymyri druri eshke, furre gelqere

e sheshe depozitimi, pika tranziti;

15-ndertim linja te tensionit larte;

16-per nxjerrjen e prodhimeve te dyta nga fondi pyjor e kullosor

 

 

SHERBIMET ADMINISTRATIVE NE FUSHEN E ZHVILLIMIT EKONOMIK VENDOR

Drejtoria e Finances , Buxhetit dhe Kontabilitetit

Qendra ekonomike

Drejtoria e te Ardhurave Vendore

Kerkesa per buxhetin informacione te ndryshme , kalendarin etj

Vertetim per shlyerje te detyrimeve (taksave dhe tarifave  ) vendore

Kerkese per saktesim te siperfaqes se nderteses , truallt zenies se hapesires publike

Leje per shfrytezimin e hapesires publike

Kerkese per saktesim te taksave dhe perllogaritje gabim

Kerkese per perllogaritje te gjobave te ndryshme

Vertetim per shlyerje te detyrimeve ( taksave dhe tarifave ) vendore

Kerkese per regjistrim ne cerdhe dhe kopesht

 

SHERBIMET ADMINISTRATIVE NE FUSHEN E SIGURISE PUBLIKE

Drejtoria e Mbrojtjes Civile

Në rastet e fatkeqësive natyrore, dëmtimeve nga zjarri ose shembjet e banesave qytetarët duhet të paraqesin  kërkesat e tyre në zyrat e Bashkisë ose Njësive Administrative ku ata banojnë. Me marrjen e kërkesës nga ana e Drejtorisë së Mbrojtjes Civile ngrihet grupi i punës për konstatimin dhe verifikimin e dëmeve të shkaktuara.

Kerkese per vleresim te demit te shkaktuar nga zjarri , termeti , permbytjet dhe fatkeqesi natyrore .

Kerkese per perfitim ndihme financiare ne rast djegie shtepie, objekte te ndryshme permbytje  termete,  rreshqitje etj.

Policia Bashkiake

Kerkese per lirim te hapesires publike per zaptime pronash publike dhe lirim rrugesh

Inspektoriati Mbrojtjes se Territorit

Kerkese /ankesa per ndertime te paligjshme nga qytetaret

 

 

SHERBIMET ADMINISTRATIVE NE FUSHEN E FUNKSIONEVE DHE KOMPETENCAVE TE DELEGUARA

Drejtoria e Ndihmes dhe Sherbimit Social  jane te pasqyruara te fusha e sherbimit social per sherbimet qe ofrojne

Qendra Kombetare e Biznesit :

Regjistrim i subjektit prane QKB

Kerkese per mbyllje aktiviteti etj

Zyra e Gjendjes civile

Kerkese per ndarje dhe vecim familjar

Kerkese per bashkim familjar

Kerkese per certifikate martese

Kerkese per ndryshim vendbanimi brenda njesive lagjeve dhe jashte bashkise

Kerkese per shpallje martese  per qytetaret

Kerkese per lidhje martese

Certifikate akt martese , akt lindje per jashte shtetit

Kerkese per regjistrim i lindjes prane zyres se gjendjes civile

Kerkese cregjistrim i vdekjeve nga zyra e gjendjes civile

Certifikata te ndryshme nga arkiva e gjendjes civile etj.

Adresa  per te aplikuar eshte :Prane Drejtorise se Informacionit dhe Marredhenieve me Publikun  , bashkia Vlore ose ne drejtorite perkatese te sipercituara .

Adresa postare:

Bashkia Vlore Sheshi “ 4 Heronjte”

Njësia Administrative Orikum

Bulevardi Princesha Rugjine, Orikum

039122325

Adresa email: www.orikum.gov.al

 

Njesia Administrative Shushice

Rruga .”LLakatund” , Vlore

Adresa email:gertarapushi1@gmail.com

Njesia Administrative Qender

Adresa : Lagj .”Pusi i Mezinit ” Vlore

Adresa email:qendervlore@gmail.com

Njesia Administrative Novosele, Bashkia Vlore

Adresa email:komunanovosele@gmail.com

Adresa elektronike eshte info@bashkiavlore.gov.al

Orari i  punes se strukturave /sporteleve / njesive administrative Shushice,  Novosele,  Orikum dhe Qender qe ofrojne sherbime eshte :

E Hënë – E Premte
08:00 – 16:00

Tarifa për dhënien e informacionit

Shërbimet administrative që ofrohen nga Bashkia Vlorë , janë pa pagesë. Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.
Dhënia e informacionit është pa pagesë.

Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.

Kur, qytetari kërkon dokumentacion nga arkivi njësuar me origjinalin, tarifa është 1000 lekë (VKB nr.109, datë 27.11.2019, “ PËR MIRATIMIN E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE NË TERRITORIN E BASHKISË VLORË “

Mënyra e kryerjes së pagesës

Pagesa deri në vlerën 1000 lekë të reja kryhet pranë arkës ( Qendrës Ekonomike)  pranë Bashkisë  Vlorë . Për pagesat mbi vlerën e përcaktuar mund të drejtoheni pranë bankave të nivelit të dytë.

 

Subjektet qe perjashtohen nga tarifa e sherbimit te ndricimit , pastrimit dhe gjelberimit sipas VKB-se Nr.109 viti 2019:

Perjashtohen nga kjo tarife :

  1. Pensionistet
  2. Veteranet
  3. Invalidet e punes dhe te luftes
  4. Perfituesit e ndihmes ekonomike
  5. Te verbrit
  6. Te semure paraplegjike dhe tetraplegjike
  7. Te perndjekurit politike