KAMPI VEROR 2021 BASHKIA VLORË

Drejtoria e Ndihmes dhe Sherbimit Social,bashkia Vlore po zhvillon gjate muajit korrik Kampin Veror 2021 per femijet e familjeve te skemes se ndihmes ekonomike.
Cdo dite e kampit eshte e mbushur me lojera dhe aktivitete argetuese.
Kampi Veror 2021 organizohet me mbeshtetjen dhe financimin nga fondet e bashkise Vlore dhe ne kujdesin e kryetarit z.Dritan Leli.

Në kuadër të aktiviteteve argetuese dhe sensibilizuese me mesazhe per te drejtat e fëmijëve në nevojë, DNSHS ka organizuar këtë vit pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve ,parku “Aulona” ,Kampin veror me pjesëmarrje të fëmijëve nga skema e ndihmës ekonomike. Gjatë këtyre ditëve janë organizuar kryesisht aktivitete të ndryshme  ku fëmijët kanë patur mundësi të zhvillojnë kreativitetin duke punuar në grupe dhe duke sjellë idetë e tyre në realitet. Çdo ditë e kampit është e mbushur me lojëra e aktivitete argëtuese. Lojërat janë shumë interesante e dinamike, me qëllimin për tu argëtuar,pët tu socializuar, për të mësuar, për të qeshur dhe për të kaluar momente të lumtura së bashku.

You may also like...