Prezantim Projekti SMENSWICT
Bashkia Vlorë, me suportin e AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Vlorë, organizoi ditën e premte, datë 25 qershor 2021, “prezantim publik – të projektit SMENSWICT”. Prezantimi u zhvillua online në platformën “Zoom” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komuniteti, duke përfshirë biznese, institucione publike, studentë, etj.
Pas fjalës përshëndetëse të Zëvendëskryetares Znj. Aulona Veizi, u bë një prezantim i projektit, për të vijuar më pas me prezantimet e politikave dhe strategjive për komunitetin, gjithashtu paraqitjen e dy praktikave të mira në fushën e projekteve të lidhura me konservimin e energjisë.
SMENSWICT zhvillon dhe implementon zgjidhje për rritjen e efikasitetit të energjisë dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme në infrastrukturën publike dhe në të njëjtën kohë është mbështetëse për zhvendosjen drejt një ekonomie me sa më pak ndotje në mjedis.
Ky projekt propozon një qasje holistike duke kombinuar ndërhyrjen në ndërtesat publike, sigurimin e pajisjeve të nevojshme për azhornimin e energjisë dhe zvogëlimin e energjisë së konsumuar, aplikimet për menaxhimin e ndërtimit “smart”, fushata informuese për të zvogëluar konsumin e energjisë dhe trajtimin e mungesës së energjisë.
Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe fonde të vendeve pjesëmarrëse, në kuadër të programit IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020”.
Ftesa e Takimit – shkarko
Axhenda e Takimit – sharko
Partner në projekt:
• Bashkia e Vlorës/ Shqipëri
• Dhoma e Tregetise se Artës/ Greqi
• Bashkia e Nikolaos Skoufa/ Greqi
• Bashkia e Georgios Karaiskakis/ Greqi
[soliloquy id="11058"]