SHPALLJE PËR POZICIONIN: “Psikolog” për Shërbimet Mbështetëse për Fëmijët dhe Familjet (SHMFF) (Pozicion me Kod Pune)

SHPALLJE PËR POZICIONIN:

Psikolog për Shërbimet Mbështetëse për Fëmijët dhe Familjet (SHMFF)

(Pozicion me Kod Pune)

Pozicioni i punës që kërkohet

Psikolog për fëmijë

Kohëzgjatja e punës

Qershor 2021-31 Dhjetor 2021 (3 muaj periudhë prove)

Data përmbyllëse e dorëzimit të aplikimit

30 Qershor 2021

Data e shpalljes së kandidatëve

6 Korrik 2021

Roli dhe pozicioni:

Në kuadër të funksionimit dhe ngritjes të SHMFF kërkohet të punësohet një Psikolog për fëmijë.

Kriteret e pozicionit:

1. Diplomë e nivelit të parë në Psikologji (preferohet master);
2. Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë pune në ushtrimin e profesionit të tij/saj;
3. Të ketë ndjekur trajnime kualifikuese të specializuara në vlerësimin psikologjik të fëmijëve dhe këshillim;
4. Njohuri shumë të mira rreth procesit të vlerësimit, zhvillimit të fëmijës dhe dinamikave familjare;
5. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi në punën në grup;
6. Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit të paketës MS Office etj;
7. Të jetë njohës shumë i mirë i paketës ligjore për politikat e mbrojtjes së fëmijëve;
8. Aftësi shumë të mira në komunikim, dhe zgjidhje konfliktesh, për të punuar në presion kohe dhe në mënyrë të pavarur.

Përgjegjësitë Specifike:

1. Të kryejë vlerësimin e fëmijëve dhe nevojave të tyre psikologjike;
2. Të identifikojë problematikat/vështirësitë, nevojat si dhe të mundësojë trajtim të mëtejshëm psikologjik (në rastet kur është e nevojshme);
3. Të njohë, identifikojë dhe adresojë vështirësitë në fushat e zhvillimit;
4. Të njohë dhe zbatojë teknikat profesionale/metodat psikologjike në krijimin e marrëdhënieve dhe trajtimin në vazhdimësi të rastit, bazuar në besim dhe respekt në përputhje me etikën profesionale;
5. Të realizojë një plan individual ndërhyrjesh dhe vlerësojë objektivat terapeutikë në aspektin funksional, emocional dhe psikologjik të fëmijës;
6. Të dokumentojë periodikisht informacionin individual të vlerësimit të fëmijës, në dosje  elektronike dhe hard copy;
7. Të dokumentojë të gjitha procedurat e ndjekura në trajtimin e fëmijës;
8. Të përgatisë raportet dhe vlerësimet individuale për cdo rast dhe ecurinë për gjithë kohën e qëndrimit në shërbim, mënyrën e zgjidhjes së problematikave të rasteve të paraqitur/mbështetur edhe në bashkëpunimin me profesionistët e tjerë në shërbim.

Menaxhimi

Raporton tek Përgjegjësi.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a)Jetëshkrim

b)fotokopje të diplomës;

c)fotokopje të librezës;

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);

dh) vërtetim të gjendjes shëndetësore; e) Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Procedura e Aplikimit: Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë dokumentat me postë apo drejtpërdrejtë në institucion, brenda datave që do të vendosen në shpallje.

Në vemendjen tuaj që në subjekt të emailit ku dërgohet aplkimi të vendoset: Aplikim për Psikolog për fëmijë.

Procedura e Vlerësimit:

Kriteret e vlerësimit

Vlerat në %

Dokumentacioni

60 pikë

Intervista

40 pikë

Vetëm kandidatët të cilët grumbullojnë të paktën 70 pikë renditen fitues.

You may also like...