SHPALLJE PËR POZICIONIN: “KUJDESTARE SHTËPIE” PËR FAMILJET E FËMIJËVE NË INSITUCIONET E PËRKUJDESIT SHOQËROR PËR SHËRBIMET MBËSHTETËSE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET (SHMFF)

SHPALLJE PËR POZICIONIN:

KUJDESTARE SHTËPIE PËR FAMILJET E FËMIJËVE NË INSITUCIONET E PËRKUJDESIT SHOQËROR PËR SHËRBIMET MBËSHTETËSE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET (SHMFF)

(Pozicion me Kod Pune)

Pozicioni i punës

Kujdestare Shtëpie për Familjet e Fëmijëve në IPSH

Kohëzgjatja e punës

Qershor 2021-31 Dhjetor 2021 (3 muaj periudhë prove)

Data përmbyllëse e dorëzimit të aplikimit

29 Qershor 2021

Data e shpalljes së kandidatëve

5 Korrik 2021

Roli dhe Pozicioni

Në kuadër të funksionimit dhe ngritjes të SHMFF kërkohet të punësohet një Kujdestare Shtëpie për Familjet e Fëmijëve në IPSH.

Kriteret e pozicionit

1. Të ketë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm;
2. Njohuri shumë të mira rreth zhvillimit të fëmijës dhe dinamikave familjare;
3. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe nderveprimi në punën në grup;
4. Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe;
5. Aftësi të mira në përdorimim e kompjuterit (nivel bazik)
6. Aftësi shumë të mira në komunikim, dhe zgjidhje konfliktesh, për të punuar në presion kohe dhe në mënyrë të pavarur.

Përgjegjësitë specifike:

1. Të ndihmojë familjen në organizmin e një rutine ditore të shëndetshme që përfshin kohën cilësore të kaluar së bashku;
2. Të aftësojë anëtarët e rritur të familjes në lidhje me përmbushjen e nevojave të kujdesit shëndetësor për veten dhe fëmijët;
3. Të aftësojë anëtarët e rritur të familjes në menaxhimin e të ardhurave;
4. Asistim i nënave të reja në kujdesin ndaj foshnjeve;
5. Ofron mbështetje dhe orientim drejt marrjes së shërbimeve mbështetëse private ose publike sipas nevojës së familjes;
6. Organizimi dhe ndjekja e aktiviteve ndërgjegjësuese në bashkëpunim me komunitetin;
7. Të hartojë një kalendar aktivitetesh ku të përcaktohet qartësisht aktiviteti, kohëzgjatja e aktivitetit dhe rezultatet e pritshme;
8. Të kryejë aktivitete që ndihmojnë anëtarët e rritur të familjes të plotësojnë nevojat e tyre themelore, që kanë për qëllim mirëmbajtjen dhe zhvillimin e nivelit të mirëqenies, duke nxitur pavarësinë e tyre;
9. Në varësi të nevojës kujdestari mund të qëndrojë në shtëpinë e familjes ose të bëjë vizita periodike, për të monitoruar nëse planifikimi i shërbimeve mbështetëse është përshtatur plotësisht me nevojat e familjes.

Menaxhimi

Kujdestare Shtëpie për Familjet e Fëmijëve në IPSH raporton në mënyrë të rregullt dhe periodike tek Përgjegjësi.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a)Jetëshkrim

b)fotokopje të diplomës;

c)fotokopje të librezës;

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);

dh) vërtetim të gjendjes shëndetësore; e) Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Procedura e Aplikimit:

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë dokumentat me postë apo drejtpërdrejtë në institucion, brenda datës 29.06.2021.

Në vemendjen tuaj që në subjektin e aplikimit të vendoset: Aplikim për Kujdestar për Familjet e Fëmijëve në IPSH

Procedura e Vlerësimit:

Kriteret e vlerësimit

Vlerat në %

Dokumentacioni

40 pikë

Intervista

60 pikë

Vetëm kandidatët të cilët grumbullojnë të paktën 70 pikë renditen fitues.

You may also like...