PROJKET – VENDIM PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM PERFUNDIMTARË 2021-2023

______________________________________________________________________________              

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

 

Nr._______prot.                                                                                  Vlorë, më_____._____ 2020

PROJKET – VENDIM

Nr.     , datë     .12.2020

PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM PERFUNDIMTARË 2021-2023

Bazuar në Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 8 pika 2, neni 9,  pika 1.1.b të Kreut III, neni 34 pika 6, neni 41 pika 1, neni 54 pika dh, neni 64 pika c të Kreut X, i ndryshuar; Ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore“ neni  33, 34, 35, 36, 37. Ligji nr. 9936 date 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë; i ndryshuar, Udhëzim i Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë nr. 7, date 28.02.2018 “Për procedurat standarde te përgatitjes se Programit Buxhetor Afatmesëm”, udhëzimin Nr. 23, datë 30.7.2018 “Për Procedurat Standarde te përgatitjes se programit buxhetor afatmesëm te njësive te vetëqeverisjes vendore, vendosi:

 

V E N D O S I:

 

  1. Te miratoje formularët bashkëlidhur si me poshtë:
    1. Formati F1, “Parashikimi i burimeve të të ardhurave të njësisë së vetëqeverisjes vendore”.
    2. Formati F4, “Parashikimi i shpërndarjes së shpenzimeve sipas programeve për njësinë e vetëqeverisjes vendore ”.
    3. Formatet ( KB1 – KB29) “Planifikimi i tavaneve afatmesme të shpenzimeve për njësitë e vetëqeverisjes vendore”.
    4. Formati F15, “Investimet afatmesme në nivel programi”.
    5. Formati F4, “Kërkesat shtesë të programit buxhetor afatmesëm”.
    6. Formati B1 dhe B2 “Numri i punonjësve”.
  2. Për Zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisë Vlorë.
  3. Ky vendim hyn ne fuqi sipas ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 78 pika 3.

 

Konceptoi:

 

Taulla Zanaj – Drejtoria e Finances, Buxhetit dhe Kontabilitetit

 

Daut Zeraj – Drejtoria Juridike

 

K R Y E T A R

Dritan LELI

You may also like...