PROJEKT – VENDIM MBI MIRATIMIN E KRITEREVE TË DHËNIES SË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN SI DHE NGA FONDET E BUXHETIT VENDOR

________________________________________________________________________________

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë  

KËSHILLI I BASHKISË VLORË

Nr._______prot.                                                                       Vlorë, më_____._____ 2021

 

PROJEKT – VENDIM

Nr.________datë._______2021

 MBI MIRATIMIN E KRITEREVE TË DHËNIES SË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN SI DHE NGA FONDET E BUXHETIT VENDOR

Bazuar në nenin 21 të ligjit nr. 57/2019, “Për asistencen sociale ne Republiken e Shqiperise” , në pikën 13 të kreut II të VKM nr. 955, datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”; Udhëzimin nr. 5 datë 17.02.2017,pika 2 dhe 4, “Mbi përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%” i ministrisë përkatëse, neni 24 te Ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore “si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social, Këshilli i Bashkisë

 

VENDOSI:

 

  1. Të miratojë kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar dhe nga fondet e buxhetit vendor për bllok-ndihmën si më poshtë:
  2. Familje të varfëra të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit për mos paraqitje tek zyra e punës për muajin përkatës,për mos gjenerim të deklaratës tremujore, për mos tërheqje të ndihmës mujore ,për arësye shendetsore, fatkeqesi familjare e të tjera, të vërtetuara këto me dokumenta justifikuese.
  3. Familje me kryefamiljarë femra në vështirësi ekonomike dhe sociale,
  4. Familje që kanë në përbërje anëtarë mbi moshë pune në kushte varfërie ekstreme,
  5. Familje me probleme të thella sociale që nuk mundin të realizojnë proçeset gjyqësore për zgjidhje martese dhe vendimet për UMM.
  6. Familje ekstremisht të varfëra që kanë në përbërje fëmijë që ndjekin universitetin;
  7. Familje që kanë në përbërje një ose më shumë anëtare me paaftësi/sëmundje të rënda të cilat nuk përfitojnë nga KMCAP-ja dhe janë në kushte të vështira socio-ekonomike;
  8. Familjet që do përfitojnë nga kriteret e mësipërme duhet të jenë familje që nuk klasifikohen nga sistemi i pikëzimit si familje në nevojë si edhe refuzohen/përjashtohen për një periudhë 6 mujore rastet e parashikuara në Kreun II pika 9 të Vendimit nr. 955, datë 137 07.12.2016, të Këshillit të Ministrave , por që këto raste vertetohen   si veprime jo të qëllimshme.
  • Dokumentat e aplikuesve të jenë sipas VKM nr. 955 datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” ,të gjitha familjet do të trajtohen me ndihmë ekonomike pasi të jetë kryer paraprakisht vlerësimi socio-ekonomik në familje;
  1. Masa e ndihmës ekonomike të llogaritet sipas VKM nr. 955 date 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” dhe Udhëzimit nr. 4, datë 17.02.2017 “Për përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike” për fondin e kushtëzuar dhe me të ardhurat e bashkisë masa e ndihmës ekonomike të llogaritet deri në kufirin maksimal .
  1. Për zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financë – Buxhetit dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
  2. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .

 

                                                                  

 

                                                                  K R Y E T A R I

                                                                     Dritan Leli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like...