PROJEKT – VENDIM PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR MUAJIN DHJETOR 2020

________________________________________________________________________________

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL

Nr._______prot.                                                                       Vlorë, më_____._____ 2021

 

 

PROJEKT – VENDIM

Nr. ____ datë ______2021

 

PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR MUAJIN DHJETOR 2020

 

Bazuar në Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, nenin 21 të Ligjit Nr.57,datë 18.07.2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë” në pikën 1 të Kreut IV të Vendimit Nr.957, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike dhe fondit të kushtëzuar”, si dhe VKB Nr.4, datë 30.01.2020, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondet e buxhetit Vendor”, për familjet që nuk i plotësojnë të gjitha kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike, si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social për Këshillin e Bashkisë

 

V E N D O S A:

 

  1. Të përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuara për muajin Dhjetor 2020 gjithësej 15 familje me një fond prej 36.196 (tridhjetë e gjashtë mij e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë)lekë
  1. Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuar sipas njësive janë:

 

Nr Njësitë     administrative    NDIHMË                     EKONOMIKE
nr lekë
1 Qëndra e Bashkisë       Vlorë 15 36.196

 

  Gjithësej 15 36.196

 

  1. Familjet përfituese  janë në listën emërore bashkëlidhur materialit .
  1. Masa e pagesës për familjet përfituese përllogaritet sipas V.K.M nr. 957, datë 04.09.2019 “Per përcaktimin e kritereve,të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 1,kreu IV .
  2. Ndihma ekonomike të fillojë në datën 01.12.2020 dhe pagesa të bëhet mbas datës 31.01. 2021.

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
  2. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .

                                                                                                  

 

 

                                                     K R Y E T A R I

                                                       Dritan Leli

                

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like...