RELACION Mbi Projekt-Vendimin “PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË VLORË DREJTUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHPRONËSIMIN E PASURISË NË PRONËSI TË SUBJEKTIT SULO SHEHI NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT SI DHE TË AKTMARRËVESHJES SË DAKORTËSISË NDËRMJET BASHKISË VLORË DHE SUBJEKTIT PËR MËNYRËN E SHLYERJES SË VLERËS SË SHPRONËSIMIT PËR PASURINË
____________________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA JURIDIKE
Nr._____prot. Vlorë, më___.___ 2020
RELACION
Mbi Projekt-Vendimin “PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË VLORË DREJTUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHPRONËSIMIN E PASURISË NË PRONËSI TË SUBJEKTIT SULO SHEHI NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT SI DHE TË AKTMARRËVESHJES SË DAKORTËSISË NDËRMJET BASHKISË VLORË DHE SUBJEKTIT PËR MËNYRËN E SHLYERJES SË VLERËS SË SHPRONËSIMIT PËR PASURINË
PARA KËSHILLIT TË BASHKISË
Të nderuar Këshilltarë!
Me vendim të KKT është miratuar projekti “Rigjenerimi urban i shëtitores Bregdetare qëndrore Vlorë Sheshi i Flamurit dhe portit”,” Sheshi i Flamurit”.
Nga Studjo Projektuese në datë 10.12.2020 i është propozuar Bashkisë Vlorë që në funksion të një projekti bashkëkohorë e funksional është e domosdoshme që në projektin e miratuar të përfshihet edhe sipërfaqja e truallit ku është ndërtuar objekti 15 katesh dhe sipërfaqja funksionale e tij të cilat janë pasuri pronë private në pronësi të pronarit Sulo Shehi.
Theksojmë se me synim për ta bërë pjesë të projektit nëse do të mundësohej procedura e shpronësimit të pasurisë pronë private nga Bashkia Vlorë është iniciuar llogaritja paraprakisht e vlerës së objektit si dhe të truallit pasuri pronë private. Me qëllim që vlerësimi të jetë korekt është kërkuar Institutit të Ndërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si institucion i specializuar të bëjë vlerësimin përkatës. Ky institucion me shkresën nr.1437/2 datë 30.06.2020 drejtuar Bashkisë Vlorë, ka dërguar vlerën e pronës në shumë 8933444301.5 lekë .
Bashkia Vlorë ka komunikuar me institucionet Shtetërore për mundësinë e shpronësimit të pasurisë pronë private të sipërcituar.
Duke qënë se vlera e shpronësimit është relativisht e madhe Bashkisë Vlorë i është sygjeruar që të vlerësohet mundësia e shlyerjes së vlerës në disa vite Buxhetore nga Fondet e Buxhetit të Sheshit.
Në kushte të tilla dhe duke vlerësuar rëndësinë e realizimit të një projekti bashkohorë sikurse është propozuar nga projektuesi është diskutuar me pronarin e pasurisë për të nënshkruar një marrëveshje dakortësie nëpërmjet së cilës të mundësohet realizimi i projektit publik. Njëkohësisht nëpërmjet kësaj marrëveshje dakortësie pronari i pasurisë që shpronësohet ka rënë dakort me vlerën e shpronësimit si dhe procedurën e shlyerjes së saj nga fondet e buxhetit të shtetit në disa vite buxhetore.
Këtë Marrëveshje dakortësie në kushtet kur nuk mund të shlyhet menjëherë shuma përkatëse e shpronësimit e vlerësojmë të favorshme në funksion të realizimit të projektit të sipërcituar ndërkohë që vlera e vlera e shpronësimit të pasurisë pronë private nuk do të paguhet nga buxheti i Bashkisë Vlorë,kjo Pasi kjo vlerë shpronësimi do të paguhet nga buxheti i shtetit
Theksojmë gjithashtu se do të jetë Këshilli i Ministrave i cili do të vendos për procedurat e mëtejshme ligjore si për vlerësimin përfundimtarë ashtu edhe për mënyrën e shlyerjes së vlerës përkatëse.
Për rrjedhojë procedurat përfundimtare të subjektit privat nuk do të jenë me Bashkinë Vlorë nga momenti i miratimit të vendimit nga KM.
Me qëllim që të shpejtohen procedurat vendimarrëse nga Këshilli i Ministrave kërkojmë nga Këshilli i Bashkisë të miratoje këtë projekt vendim i cili do të hap rrugën për realizimin e një projekti të rëndësishëm për infrastrukturën publike për qytetin e Vlorës.
Konceptoi: D.Zeraj
KRYETARI
Dritan Leli