PROJEKT- VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT “MBI FUNKSIONIMIN E LABORATORIT TË TURIZMIT (SET-TOUR LAB)” MIDIS BASHKISË VLORË DHE BIZNESALBANIA

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT “MBI FUNKSIONIMIN E LABORATORIT TË TURIZMIT (SET-TOUR LAB)” MIDIS BASHKISË VLORË DHE BIZNESALBANIA

 

 

Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 , datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore“, neni 8, neni 9/1 pika 1/1 a dhe b, pika 1/3 c, nenet 28  54/k; VKB nr.87 datë 30.11.2017 “Për ndjekjen e procedurave të kontratës së financimit dhe zbatimit të projektit “Set Tour Lab- Stimulimi i punësimit nëpërmjet inkubatorit inovativ të turizmit në Vlorë””, si dhe VKB nr.110 datë 27.11.2019 “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit “Mbi realizimin e Aktiviteteve Kulturore” ndërmjet Bashkisë Vlorë, AICS Tirana, dhe “Bashkimit të Biznesit të Shqipërisë – BIZNES ALBANIA”; pasi mori në shqyrtim  materialin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Vlorë;

 

V E N D O S I

 

  1. Të miratojë marrëveshjen e bashkëpunimit “Mbi funksionimin e laboratorit të turizmit (SET-TOUR LAB)” midis Bashkisë Vlorë dhe Bashkimit të Biznesit të Shqipërisë – Biznes Albania.

 

  1. Të miratojë fondin prej 9,697,779 lekë si pjesë e bashkëfinancimit nga ana e Bashkisë Vlorë, për realizimin e marrëveshjes sipas pikës 1.

 

  1. Fondi që do të nevojitet për realizimin sipas pikës 2, do të mbulohet nga fondet e miratuara me VKB nr.114 datë 27.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2020”.

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisë Vlorë.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 date 17.12.2015, neni 55, pika 6.

 

 

KRYETARI

 

Dritan  Leli

 

Konceptoi: F.Deliaj

D.Zeraj

 

______________________________________________________________________________   

 

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

Nr. ________ prot.                                                                                  Vlorë, më ____.____.2020

 

RELACION

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT “MBI FUNKSIONIMIN E LABORATORIT TË TURIZMIT (SET-TOUR LAB)” MIDIS BASHKISË VLORË DHE BIZNESALBANIA

 

Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 , datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore“, neni 8, neni 9/1 pika 1/1 a dhe b, pika 1/3 c, nenet 28  54/k; VKB nr.87 datë 30.11.2017 “Për ndjekjen e procedurave të kontratës së financimit dhe zbatimit të projektit “Set Tour Lab- Stimulimi i punësimit nëpërmjet inkubatorit inovativ të turizmit në Vlorë””, si dhe VKB nr.110 datë 27.11.2019 “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit “Mbi realizimin e Aktiviteteve Kulturore” ndërmjet Bashkisë Vlorë, AICS Tirana, dhe Bashkimit të Biznesit të Shqipërisë -BIZNES ALBANIA”;

 

Ky projekt vendim është hartuar në vijim të bashkëpunimit të nisur 3 vite më parë me BIZNES ALBANIA, ku fillimisht është miratuar VKB nr.87 datë 30.11.2017 “Për ndjekjen e procedurave të kontratës së financimit dhe zbatimit të projektit “Set Tour Lab- Stimulimi i punësimit nëpërmjet inkubatorit inovativ të turizmit në Vlorë””. Nëpërmjet këtij vendimi është mundësuar përthithja e fondeve nga donatorë të huaj të cilët mundësuan rikonstruksionin e ambienteve të zyrave të ish Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale Vlorë, duke e kthyer në ambiente të përshtatshme në formën e laboratori turizmi. Ky investim është pasqyruar në mediat lokale dhe në faqen e Bashkisë Vlorë apo në rrjetet sociale. Synimi i përshtatjes dhe rehabilitimit të këtyre ambiente ka qenë që Set Tour Lab ose i quajtur ndryshe Laboratori i Turizmit të kthehet në një inkubator rajonal të bizneseve turistike, duke përmirësuar situatën e punësimit të të rinjve dhe të papunëve në qytetin e Vlorës dhe më gjerë në gjithë rajonin e jugut të Shqipërisë.

 

Me VKB nr.110 datë 27.11.2019 “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit “Mbi realizimin e Aktiviteteve Kulturore” ndërmjet Bashkisë Vlorë, AICS Tirana, dhe BIZNES ALBANIA”, është miratuar një tjetër bashkëpunim, nëpërmjet të cilës është lejuar realizimi i aktiviteteve kulturore midis këtyre tre subjekteve në të njëjtën godinë ku është ndërtuar laboratori i turizmit.

 

Ky bashkëpunim do të vijojë duke u zgjeruar pas miratimit të këtij projekt vendimi, pasi tashmë synohet të kalohet në veprime konkrete për vënien në funksion të laboratorit të turizmit si një akademi e rëndësishme e trajnimeve në sektorin e turizmit për recepsionist, kamarier, menaxher, guidë turistike barist, etj për ti dhënë një shtysë zhvillimit të kualifikimeve në këtë sektor dhe për të zbatuar sa më mirë sistemin dual me një gërshetim të teorisë dhe praktikës në një qytet ku turizmi po zhvillohet me hapa të shpejta.

Laboratori do të zbatojë gjithashtu  modelin e kontratës për kualifikimin profesional ndërmjet ndihmësit dhe subjektit në hoteleri të miratuar nga Këshilli i Ministrave nëpërmjet marrëveshjeve që do të lidhen me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe sipërmarrjen në fushën e turizmit. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është një person Juridik i formuar me Ligjin Nr. 70/2016 miratuar nga Kuvendi i Shqipërisëdhe ka si qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe të nxise zhvillimin dhe kualifikimin profesional në këtë fushë.

Për realizimin e këtij programi kërkohet nga Bashkia Vlorë mbështetje në formë bashkëfinancimi për vitin e parë, në mënyrë që Laboratori të iniciojë punën dhe të krijojë një vazhdimësi. Në vitin e dytë e në vazhdim kontributi financiar do të sigurohet nga Biznes Albania dhe partnerët e saj.

 

Nga sa më lart, ju ftojmë të miratoni këtë projektvendim me qëllim vazhdimin e procedurave të mëtejshme.

 

KRYETARI

 

Dritan LELI

 

Konceptoi: F.Deliaj

D.Zeraj

 

You may also like...