“PËR DEKLARIMIN E MBARIMIT TË MANDATIT TË ANËTARIT TË KËSHILLIT TË BASHKISË VLORË Z.SHKËLQIM LESKAJ”.
Në zbatim të Ligjit Nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 8, pika 2, neni 9.1 pika 1.1/b, Neni 47/1 pika c, Neni 49 pika 1, 2, 4/c dhe 5, neni 50 pika 2, në kërkesën e Z.Shkëlqim Leskaj me datë 07.08.2020 sipas të cilës duke qënë se është emëruar Administrator i Sh.A Ujësjellës Vlorë jep dorëheqjen nga mandati i këshilltarit me propozim të Komisionit të Mandateve, Këshilli i Bashkisë në mbledhjen e datës
VENDOSI:
- Të deklarojë mbarimin e mandatit të anëtarit së Këshillit të Bashkisë Vlorë Z. Shkëlqim Leskaj sipas kërkesës së tij, për papajtueshmëri me funksionin e këshilltarit bazuar në Ligjin nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 47, pika 1/c.
- Ky Vendim hyn në fuqi bazuar në Ligjin nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Neni 55 pika 6.
Konceptoi: D.Zeraj
KRYETARE
Migena Balla