PËR MIRATIMIN E VLERËS FINANCIARE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DJEGIA NË BANESËN E Z. FAHRI ISUFI NË DATËN 28.01.2019, DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR NGA ANA E BASHKISË VLORË

 

 

 

________________________________________________________________________________

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E EMERGJENCAVE CIVILE

Nr._______prot.                                                                           Vlorë,më_____._____2019

 

PROJEKT -VENDIM

Nr._____                                                        , datë____        .___    . 2019

   PËR

MIRATIMIN E VLERËS FINANCIARE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DJEGIA NË BANESËN E Z. FAHRI ISUFI  NË DATËN 28.01.2019, DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR NGA ANA E BASHKISË VLORË.

 

Këshilli i Bashkisë Vlorë në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8 pika 2, neni 9/1 pika b, neni 29/1, neni 54 pika dh ,të ligjit nr.8756 datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile”, të ndryshuar neni 8, në VKM Nr. 329 data 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” paragrafi III/ë dhe pika 3/a, pasi mori në shqyrtim materialin e përgatitur nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Drejtoria e Financës dhe Këshilli i Qarkut Vlorë,

VENDOSI:

  1. 1. Të miratojë vlerën financiare të dëmeve të shkaktuara nga djegia në banesën eFahri Isufi, e ndodhur në lagjen“Hajro Cakërri,, Rajoni Nr.1, Vlorë në datën 28 .01.2019,sipas preventivit të hartuar nga ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë përkatësisht në masën:

 

  • 664 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë për punime ndërtimi.(25.329 x50% )

 

  • 000 (njëzet mijë ) lekë për mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake.

 

  1. Shpërblimi financiar do të përballohet nga fondi rezervë i Bashkisë Vlorë.

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financë-Buxhetit dhe Drejtoria e

Emergjencave Civile pranë Bashkisë Vlorë.

  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015,neni 55 pika .

 

 

 

 

Konceptoi: L.Mëhilli

Pranoi:A.Vreshtazi

Miratoi:A.Vreshtazi

KRYETARI                                                                                                 

 

Dritan Leli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like...