95 vjetori i shkolles “Tregtare”
Shkolla “Tregtare” në Vlorë, festoi sot 95 vjetorin e themelimit të saj. Kanë marrë pjesë në këtë përvjetor jubilar, drejtues dhe ish-drejtues, mesues dhe ish-mësues, nxënës dhe ish-nxënës të kësaj shkolle. Në lapidarian që përkujton dëshmorët dhe heronjtë e “Tregtares”, janë vendosur kurora me lule. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, e cilësoi si një shkollë që ka bërë historinë e qytetit. Leli e ka paralelizuar këtë shkollë me një universitet të famshëm për shkak se nga bankat e saj, kanë dalë personalitete të rralla që kanë bërë historinë e këtij vendi. Sipas kryebashkiakut Leli, shkolla “Tregtare” sot, është një institucion që ecën me hapin e zhvillimit turistik dhe ekonomik të qytetit.