Parku Kombëtar i Llogarasë
A e dini ku ndodhet Pisha Flamur në Parkun Kombëtar të Llogarasë? Do të donit të mësonit më shumë për pasuritë natyrore të këtij parku? Apo të ecni në shtigjet nga ku mund shihni pamje të mrekullueshme të rivierës shqiptare? Përgjigjen për këto pyetje dhe shumë informacione të tjera do t’i merrni nga stafi i qendrës së re të vizitorëve të përuruar të premten nga Ambasadori i BE Luigi Soreca, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli. Përmes projektit Natur Al, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 280,000 Euro në infrastrukturën, ekspozitën dhe materialet e Parkut Kombëtar të Llogarasë – duke njohur rëndësinë e parkut për Shqipërinë dhe për biodiversitetin e Evropës.