Bashkia Vlore dhe Shoqata ” AMEDA” realizoi gjate muajit korrik kampin veror per te gjithe femijet e komunitetit ne mjediset e rikonstruktuara te Shkolles Speciale. Aktivitetet ishin te larmishme dhe me nje program te perditshem ku perfshihej piktura, sporti, aerobia, muzika, ditelindjet, mjedisi, riciklimi, pishinat dhe ekskursionet. Kjo nisme u vjen ne ndihme femijeve dhe familjeve te qytetit tone per tu argetuar ne menyre interaktive dhe sociale larg internetit, mbylljes ne shtepi dhe diskriminimit social. Quhet Kampi “Ylber Miqesish ” dhe behet ne Vlore, kampi me i bukur qe permes lojes i ben femijet miq dhe qytetare me te mire.