PROJEKT -VENDIM PËR MIRATIMIN E VLERËS FINANCIARE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DJEGJA E BANESËS TË ZNJ.DERVISHE RACAKU NË DATËN12.11.2020, DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR NGA ANA E BASHKISË VLORË.
________________________________________________________________________________
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E MBROJTJES CIVILE
Nr._______prot. Vlorë,më_____._____2021
PROJEKT -VENDIM
Nr._____ , datë____ .___ . 2021
PËR MIRATIMIN E VLERËS FINANCIARE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DJEGJA E BANESËS TË ZNJ.DERVISHE RACAKU NË DATËN12.11.2020, DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR NGA ANA E BASHKISË VLORË.
Këshilli i Bashkisë Vlorë në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8 pika 2, neni 9/1 pika b, neni 29/1, neni 54 pika dh ,të ligjit nr.45/2019 datë 18.07.2019 “Për mbrojtjen civile”,në VKM Nr. 329 data 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” paragrafi III/ë dhe pika 3/a, pasi mori në shqyrtim materialin e përgatitur nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Financës dhe Këshilli i Qarkut Vlorë,
VENDOSI:
- 1. Të miratojë vlerën financiare të dëmeve të shkaktuara nga dëmtimi në banesën eDervishe Racaku, e ndodhur në lagjen“Partizani,, Rajoni Nr.1, Vlorë në datën12.11.2020,sipas preventivit të hartuar nga ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë përkatësisht në masën:
- 402 (dyqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e dyë) lekë për punime ndërtimi.(594.805 x50% )
- 491 (treqind e tridhjetë e tetë mijë e katërqind e nëntëdhjet e një) lekë për mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake.
- Shpërblimi financiar do të përballohet nga fondi rezervë i Bashkisë Vlore.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financë-Buxhetit dhe Drejtoria e Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Vlorë.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015,neni 55 pika .
KRYETARI
Dritan LELI