SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL ( “Specialist” në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes)
13 Gusht, 2025REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
NJOFTIM PËR VERIFIKIMIN PARAPRAK – “DREJTOR” NË POLICINË BASHKIAKE
Në zbatim të Ligjit Nr.89/2022 “Për Policinë Bashkiake” Kreu III neni 12 dhe neni 23 dhe të VKM-në nr. 452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, Komisioni Përzgjedhës në përfundim të shqyrtimit paraprak të kandidatëve për pranim në Policinë Bashkiake në pozicionin “Drejtor” në Policinë Bashkiake, Bashkia Vlorë, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar janë:
1. Albert Gjondedaj
2. Dorina Merdani
3. Pëllump Balaj
4. Rudina Mehmeti
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar do të zhvillohet në ambjentet e Bashkisë Vlorë në datën 26.08.2025 ora 11:00.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të testohen kandidatët
Kanditatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi:
· Ligjin nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” i ndryshuar
· Ligjin nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”
· VKM-në nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”
· Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”
· Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a) Testimi me shkrim 80 pikë
b) Intervista e strukturuar 20 pikë. Në këtë fazë konkurrimi totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
1. jetëshkrimi (CV), arsimi, përvoja dhe trajnimet vlerësohen me 10 pikë.
2. intervista vlerësohet deri në 10 pikë.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Bashkia Vlorë