
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
10 Korrik, 2025
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
10 Korrik, 2025REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
Lloji i diplomës: niveli minimal i diplomës “Master Shkencor” në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”, VKB nr. 101 datë 03.12.2024, VKB nr. 102 datë 18.12.2024 dhe Vendimin nr. 3 datë 17.01.2025 i Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2025” i ndryshuar, Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendit e lirë të punës:
Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
20 Korrik 2025 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
a) Informon publikun dhe komunitetin e rrezikuar, bazuar në dokumentin e vlerësimit
të riskut nga fatkeqësitë;
b) Harton dhe rishikon strategjinë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë;
c) Harton planin vendor për emergjencat civile dhe ia dërgonAgjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe prefektit të qarkut, për qëllime analizimi dhe planifikimi;
d) Organizon veprimtari trajnuese në fushën e mbrojtjes civile për punonjësit dhe banorët në territorin e tyre;
dh) Siguron funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre dhe informojnë në kohë komunitetin e rrezikuar, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe prefektin e qarkut për fatkeqësitë në territorin e qarkut;
e) Siguron, administrondhe përditëson të dhënat e nevojshme për shtetasit dhe për subjektet private, të mundshme për t’u planifikuar dhe angazhuar në parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive;
ë) Krijon bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë për territorin e bashkisë, të cilën e mirëmban dhe e përditëson, si edhe shkëmben informacione me prefektin e qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
f) Kryen investime parandaluese, mbrojtëse dhe rehabilituese nga fatkeqësitë dhe informon për këto investime në mënyrë të vazhdueshme prefektin e qarkut, si dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
gj) Ngre grupe për kryerjen e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë në territorin e Bashkisë, vlerësimin e nevojave për përballimin e tyre, si dhe dëmshpërblen shtetasit për fatkeqësitë e ndodhura;
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.07.2025 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri