
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
10 Korrik, 2025
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
10 Korrik, 2025REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(Drejtor në Policinë Bashkiake)
Lloji i diplomës: niveli minimal i diplomës “Master Shkencor” në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjin nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”, VKB nr. 101 datë 03.12.2024, VKB nr. 102 datë 18.12.2024 dhe Vendimin nr. 3 datë 17.01.2025 i Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2025” i ndryshuar, Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendit e lirë të punës:
Drejtor në Policinë Bashkiake
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
20 Korrik 2025 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
a) Organizon, drejton, kontrollon dhe përgjigjet për sigurimin e zbatimit të detyrimeve dhe
kompetencave që ka Policia Bashkiake;
b) Koordinon veprimtarinë e punës me Policinë e Shtetit për zbatimin e detyrimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e rendit e të sigurisë publike në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme për aktivitetet që zhvillohen në territorin e bashkisë;
c) Planifikon aktivitetin në mbështetje të detyrave të caktuara për të siguruar realizimin në kohë të
objektivave të përcaktuar;
ç) Kryen analiza, raporte, përshkrime që lidhen me veprimtarinë e Policisë Bashkiake;
d) I propozon kryetarit të bashkisë kalendarin e trajnimeve për të siguruar kualifikimin periodik
profesional të punonjësve të Policisë Bashkiake;
dh) Këshillon kryetarin e bashkisë dhe jep mendime për zgjidhjen e çështjeve në fushën e
përgjegjësisë së tij
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë ose të ketë diplomë të barazvlershme me të ose të ketë përfunduar studimet e arsimit të lartë jashtë vendit dhe të ketë njohur dhe njësuar diplomën sipas përcaktimeve për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë.
b – të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në administratën publike, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, në profesionet e lira ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to në sektorin privat;
c – të mos jetë subjekt i ndalimeve sipas legjislacionit në fuqi për garantimin e integritetit të
personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.07.2025 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
Për të marrë informacion mbi vijimin e procedurës, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data 21.07.2025.